Propozimi i Ramës për statusin e vëzhguesit, në udhërrëfyesin gjerman të integrimit

2 Nëntor 2023, 17:54Politika TEMA
Propozimi i Ramës për statusin e vëzhguesit, në

Nga Brixhilda Xhuraj

"A do të ishte më e drejtë që të trajtohej inercia e kësaj ndasie duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në tranzit nga çelja e negociatave deri tek anëtarësimi i plotë. Ky status i ndërmjetëm do të jepte disa privilegje, natyrisht pa të drejtë vote".

Ishte ky propozimi i ngritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 16 tetor teksa mbante fjalën përshëndetëse në nisje të punimeve të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Propozimi i Ramës duket se është dëgjuar me kujdes nga kancelari gjerman, Olaf Sholz, Qeveria e të cilit sot doli me një udhërrëfyes të detajuar dhe inovativ për të zgjeruar Bashkimin Evropian.

Ideja gjermane e njëjtë me atë kryeministrit shqiptar: T’u jepet vendeve kandidate përfitime të hershme, duke përfshirë statusin e vëzhguesit në samitet e liderëve në Bruksel përpara anëtarësimit të plotë.

Propozimet e Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përbëjnë një ofertë për integrimin e vendeve kandidate në seksione të BE-së shumë përpara se të përfundojnë negociatat teknike për anëtarësim, të cilat mund të zvarriten me vite.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë të gjitha anëtarë aspirantë për në BE.

Pranimi për cilindo prej tyre dukej një perspektivë e largët derisa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia pranverën e kaluar bëri që Brukseli të fliste seriozisht për zgjerimin e unionit – përsëri.

Rama ashtu si Baerbock theksojnë se ideja e një unioni më të zgjedhuar me 33, 35, apo 40 anëtarë është diçka mjaft sfiduese për tu parashikuar në të ardhmen e afërt – por se mund të ketë një rrugë paralele.

“Të parët” e unionit duken se janë vendosur në garë: që shpresat e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim të mos shuhen plotësisht (jo krejt pa faj).

Ballkanit Perëndimor i është premtuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian si një shpërblim për reformat që nga viti 2003.

Prestigjiozja “The Economist” shkruante në një artikull të publikuar muaj më parë se “Makina e Integrimit është ndezur”.

Kështu disa liderë evropianë kanë propozuar data të afërta e disa prej tyre fonde e investime.

Vetë Gjermania, në një gjest të madh politik njoftoi se, do të ishte e gatshme të hiqte dorë nga posti i saj i garantuar i komisionerit evropian për të lënë vend për të ardhurit e rinj.

Optimistët e zgjerimit – tani në rritje në të gjithë BE-në – mendojnë se gjithçka që nevojitet është një dinamikë e re.

E, pyetja e numrit një të Qeverisë shqiptare gati një muaj më parë – “Mos ka ardhur koha që të riformësonim rrugëtimin nga bisedimet e anëtarësimit deri në anëtarësim dhe të mos nxitojmë duke vendosur afate anëtarësimi” – duket se po merr përgjigjen evropiane.

14 Komente

  1. K
    Koha

    Shihe ti, propozimi i liderit global Rames. Lume Bota qe ka Ramen.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Bota jo, por te pakten ne shqpfolesit jemi me fat qe e kemi!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Mos shikoni se jane lidere te vendeve te medhaja, por nuk do te thote qe te kene tru me shume se Kryeministri Shqiperise. Eshte njesoj si kompeticioni ne Sport, ka vende fare te vogla qe nxjerrin Kampion Bote, kur me llogjiken e vendeve te medhaja, i bie qe 80% e kampioneve duhet te jene nga Kina dhe India, se kane popullsi te madhe..

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lagja 6

        Po mor trap ,bej ironi prej ceceni ,sa per ta degjuar Ramen BE e degjoi per drafin per Kosoven e Serbine ,po sot Gjermania mbeshteti po propozimin e Rames ,tani te dalin dhe koqevaret e te thone qe Rama po hy ne punet e brendeshme te BE ,mos vononi ju te vet fundosjes bashke me Kurtin ,Gerdallen ,Osmanin ,

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populki

          Ju, Koha, jeni e shkuara ndryshoni emrin . Po shumë e vërtet Edi Rama është i integruar e koplimentar mes lederëve Europian e Botëror ! Shqipëria sot dëgjohet e respektohet në të gjithë Organizmat botëror , ky është fakt . Koha… ka perënduar .

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Shume e vertete, problemi me disa "kundershtare" te Rames, eshte se ata duke qene qenie te mbaruara, deshtimet e tyre ne jete nuk duan ti pranojne si probleme personale, por kerkojne ti mbushin mendjen vetes se te tere jane deshtake, duke filluar nga Rama. Fakti eshte se Edi Rama eshte pranuar tashme nga te gjithe lideret boterore si nje person me inteligjence te larte, qe ka idera te cilat duhen marra parasysh dhe te mencurit qe drejtojne boten, kete gje po bejne. Perse duhet te jemi xheloze per sukseset e nje shqiptari, qofte ky politikani Rama, apo shkencetare, shkrimtar, artiste apo edhe biznesmene e profesioniste te tjere. Per mua, sukseset e cdo shqiptari ne bote apo brenda Shqiperise jane lajme te mira qe duhen marre si shembull dhe te jemi krenare per keta individe qe na perfaqesojne denjesisht para botes si nje komb i mencur e punetor.

            Përgjigjjuni
          2. p
            pilo Lala

            Shikoja me vemendje foton. Zakonisht shikojme qe ka udheheqes te vendeve te vogla qe i shpjegojne situata lidereve te medhenj, dhe ata pohojne ose mohojne. Ne kete rast ne foto, duket qarte se Kancelari po i shpjegon Rames, dhe ai e degjon me vemendje. Kesaj i thone, tjetri te konsideron partner, dhe diskuton me ty. Ky eshte Edi Rama.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prizreni

              Te na rroj lideri i Botes qe ngreh permendoret e greqirve. Po Fameria ku i bie, o lider i Botes Serbe.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lëvizja panshqiptare

                Të hash e të dhitesh me lugën boshe të integrimit. Më e bukura është kur ca ide të ndyra, mashtruese, margjinalizuese dhe rraciste, të lyera me demagogjinë dhe shkëlqimin e fjalëve pompoze , ja vënë t'i lexojnë sharlatanëve provincjalistë dhe të shitur shqiptarë të etur për pushtet dhe lavdi, sikur janë ide që dalin nga shqiptarët dhe bota ja i plotëson dëshirat. E njejta gjë që nga dhurimi i aseteve strategjike si nafta e deri dhurimi i bazave ushtarake shqiptare që kushtojnë miljarda dollarë, sikur na bëjnë qejfin duke na plotësuar dëshirat.

                Përgjigjjuni
                1. ¿?

                  Hajt, hajt se Koha per te shkuaren punon jo per te ardhmen. Edhe LIDERI LEXHENDAR Sali Ramut Brrisha per Kohen e perenduar po punon fort e me fort.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeta

                    Ore ti zoti Koha, saliist alpinist; jo po do presi EU-USA te pyesi ty mor debil, po edhe salih supergraten e alpinin e dashur per si do beje sjelljen e vet me Rsmen. Yyy fare e keqe..

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per Vrimbythen bashkepenmbajtese

                      Nje menyre e shemtuar qe perdor qeverine e Shqiperise per ti dhene kohe Serbise te bej ate qe do. Deshmon se Shqiperia para Serbise nuk futet ne BE, nese ndonjehere do te ndodhe.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jeta

                        Ore ti zoti Koha, saliist alpinist; jo po do presi EU-USA te pyesi ty mor debil, po edhe salih supergraten e alpinin e dashur per si do beje sjelljen e vet me Rsmen. Yyy fare e keqe..

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eduarti , Regensburg Bayern

                          Kete privilegj tua benin dhe heleneve , moracake e te Unionit , qe mbanen ne kembe nga Unioni dhe te ardhurat e tyre ….shteteve qe jane problematike …si helenet , bullgaret dhe disa shtete vari qillon tu presin te drejten e vetos ……atehere do te shikonit se si do tu binin pendet keture lamasheve te jugut …..qe kercenojne nje shtet si Shqiperia dhe jo vetem per pengese te dhenies se votes per nje kriminel si Beleri ……ketyre shteteve priuni te drejten e votes …..eshte nje rjedhe llogjike ….kur sje ne nivel te diktosh gjera dhe situata , ske te drejte te votosh kundra ose pro ……p.sh. Kur nuk mer pjese ne veprimtarine e NATOs dhe do te qendrosh asnjanes , eshte e drejta jote ama nuk ke te drejte te dalesh kundra saj ….eshte shum e thjeshte ….te njeten gje duhet te bejne edhe ne aspektin ekonomik …….

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje