
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, e sheh të domosdoshëm ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Kume tha se sistemi ka nevojë të përmirësohet, në mënyrë që vota e të gjithë qytetarëve të vlejë njësoj. Kume solli rastin e LSI-së, e cila me numrin e votave që mori në zgjedhjet e fundit duhej të kishte 9 mandate në Parlament.
I gjithë vendi mund të ndahet në dy ZZ dhe një e tretë për ata që votojnë jashtë vendit. Për mua duhet të ndryshohet sistemi. Është e nevojshme. Dhe për më tepër do të jetë edhe një mbajtje fjale nga klasa politike. Në qershor 2020, kur u përfundua marrëveshja, partitë politike deklaruan se këtu nuk përfundoi puna jonë. Mund të gjejmë një sistem më të mirë që nuk krijon hapësira për t’u keqpërdorur dhe për të marrë mandate në tavolinë. Ky sistem bëri që vota e 105 mijë qytetarëve që votuan për LSI të mos përdorej si vota e qytetarëve të tjerë. Këto 105 mijë vota do të konvertoheshin në 9 mandate, pra janë 5 mandate të humbura. Ka sisteme dhe ne kemi të provuara të tilla si sistemi maxhoritar me një komponentë proporcionale. Kemi edhe të tjera sisteme të provuara siç ishte ai proporcional i korrektuar me maxhoritar./mcn
Duhet nderruar sistemi zgjedhor qe te mos lejohet qelbesirat nga te gjitha krahet te rikthehen ne parlament. Kufizim mandati do jete opsioni me i mire per te larguar maskarenjte nga politika dhe per ti dhene shansin te gjitheve te kontribuojne.
Ik o Kristaq shiko shendetin, mos u bej sherbyes i vulgareve, se nuk e ke per fis
O Kum -Kum i Like Hajdutit te Leshelia te rri mendja Po PS qe merr 800 mij vota nuk i takojn 75 mandate Po PD qe mer 700 nuk i takojn 67 mandate O Plere me sa depumuter e do Parlamentin ti? Ketu shume jan dhe 30 deputete o koqe kandari U bene gjith parazitet deputet Do Zoti qerohen keto partickat me gjith Lesheline tende o Kum -Kum iLikes
Mirë ishte mos kishte fare , po ajde me që duhen ca baballarë e mamallarë kombi , për të qare hallet e popullit , le të jenë nja 70 copë , dhe këta me kohë të pjesēsëshme !