
Znj. VanHorn e uroi Kryetaren Spiropali me rastin e zgjedhjes Kryetare e Kuvendit dhe shprehu gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit dhe Ambasadës së ShBA, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.
Kryetarja Spiropali uroi të Ngarkuarën me Punë, znj. VanHorn, për misionin e saj në Shqipëri dhe e njohu me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar. Kryetarja Spiropali nënvizoi se në detyrën e Kryetares së Kuvendit do të udhëhiqet nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, racionalitet, konstruktivitet dhe transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, dhe e Ngarkuara me Punë, znj. Nancy VanHorn diskutuan edhe mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët.
" e Ngarkuara me Punë" - kush mund te sqaroje çfare lloj posti eshte ky ? Ne nje fare menyre,... dhe roja i parkingut mund te quhet "i ngarkuar me pune" !
U be estrade politika jone,llogarit Spiropalin kryeparlamrntare,nuk ka deputete me medioker,nje servile e papare dhe debilja e Amerikes e takon......
Si puna jote ben cdo mengjes kryetarja e kuvendit.
Elisa gruaja e salarJon hajdutit
Labe trime Elisa
O @qytetar..që vetëm qytetar nuk je.. E ngarkuara me Punë,është një detyrë që zëvendëson ambasadorin dhe zakonisht vendosen nga DASH,në vende të dorês së dytë,atje ku Amerika i ka mardhëniet ‘e ngrira’ ,jo fort të mira.Ato gjithmonë justifikonen me ‘vështirsinë’ e gjetjes së një ambasadori të përshtatshëm për në atë vend.
Uaaaa. Shyqyr qe me sqarove se do vdisja injorant. Po pse nuk thone “zevendes Ambasadorr” ? , apo lodhen… Po kur dergojne ndonje qe zevendeson guzhinerin e ambsades, deri sa te gjejne nje “te pershtatshem”, si e quajne? I ngarkuari me pune jo dhe kaq te rendesishme” ?