Kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, KQZ shqyrton më 21 gusht ankimimin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'

18 Gusht 2024, 12:10Politika TEMA
Kërkojnë shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në

Ndonëse opozitës iu deshën shumë pak ditë për të harruar akuzat politike se zgjedhjet në Himarë u vodhën, ankimimi i saj për votimet e 4 gushtit do të shqyrtohet në datën 21 gusht në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.


Trupa e 5 anëtarëve do të mblidhet për të parë nëse pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhje qëndrojnë dhe të pranojnë kërkesën e saj për pavlefshmëri në zgjedhje, apo nëse do të lënë në fuqi vendimin që shpalli fitues me 1477 vota diferencë Vangjel Tavon e Partisë Socialiste.

Problematika më kryesore mbi të cilën kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve koalicioni “bashkë fitojmë” ishte pamundësia për të votuar e qytetarëve që u kishte skaduar karta e identitetit.

Në ankimim, opozita akuzoi mazhorancën edhe për përdorim të administratës në zgjedhje me “zbarkimin” siç e kanë quajtur ata, të ministrave në ditët e fundit të fushatës apo dhe intimidim ndaj votueseve, bizneseve dhe pronarëve të hotelerisë.

Tavo sipas opozitës u favorizua në garë nga institucionet shtetërore edhe për “Kryefjalën” e fushatë së tij, dhënien e titujve të pronësisë. 

Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve e më tej, nëse do të dërgohet vendimi i KAS, edhe i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë betimit të Vangjel Tavos e uljes së tij në karrigen e kryebashkiakut të Himarës.

3 Komente

  1. D
    Dule mavrija

    Koalicioni Bashkë Tradhëtojmë interesat kombetare të Shqipërisë! Në hale do përfundoni!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dull Daull

      Kete Gjikurin e paskan keshilluar drejt Sali qeni Meta hajduti dhe Dule evgjiti ...keta edhe sikur te kishin fituar zgjedhjet prap do kishin pretendime se ua kishin vjedhur zgjedhjet...ky bolja akoma sishin mbyllur kutite dhe doli e deklaroj se i kishin vjedhur zgjedhjet ... Ik ne Amerik o bole , shiko biznesin dhe mos u mer me keta qelbesirat , se do te hane dhe ato para qe ke mbledhur dhe do shkosh te punosh pjatalares prap nga fillimi.... Mos u mer me gangrenat kanceroze te Shqiperise ...te gjithe shkojn ne USA tjetri erdhi per te drejtuar Himaren ...sot njerezit ndahen ne dy kategori ....te ata qe kane para dhe skane mend dhe ata qe skane para por kane tru ne kok ....ky do jet nga te paret ...ka dollars jete ne Shtetin me potent , biznesin e tij dhe erdhi ne Himar ....e cdo degjosh akoma nga te ..jo te rjedhurit , por te pjerdhurit ...

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janulla

        Ky Gjikuria do jete komplet bole , po cvota te vodhen o mjeran , fituan me nje diference 17 % …apo forca e justifikimit nga dyshja Berisha Meta ben fuqine …ik o bole ne USA mos u mer me hienat se do te perpijne me gjith kepuc o bole …..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje