Deputeti i PS, Petro Koçi ka analizuar situatën politike në vend, ku kryefjala mbeten çifti Meta-Berisha me sulmet ndaj SPAK. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai thotë se dyshja Meta-Berisha përdorin gjuhën e ashpër dhe presionin për t’i shpëtuar gjykimit objektiv.
Koçi merr edhe një shembull duke përmendur skemën që ndoqi Berisha kur mori informacion se ndaj tij po kryheshin hetime për çështjen e Klubit Partizani.
Sipas deputetit të PS, Berisha ndërmori aksionin për ri kapjen e kreut te PD, në mënyrë që ta përdorte kryetarllëkun si mbrojtje morale ndaj akuzave zyrtare të SPAK dhe për t’u vetë viktimizuar si i akuzuar politik.
Teksa flet për dosjen “Gërdeci”, Koçi hedh dyshime të forta për aksidentin e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç që dispononte prova që fundosin familjen “Berisha”.
Sipas tij Kosta Trebicka është viktima e 27 e Gërdecit. Koçi jep një mesazh për organet e drejtësisë që të shohin me më shumë vëmendje dëshmitë e ish-ministrit Fatmir Mediu, që të mos bëhet ‘kokë turku’ për të shpëtuar dirigjentët e aferës së fishekëve.
-Si i shikoni sulmet e Metës dhe Berishës ndaj SPAK? A janë të trembur se tani po ju vjen fundi dhe do të dënohen për të gjitha aferat?
Berisha dhe Meta në çdo manovër politike që kryejnë bëjnë vetëm një llogari të godasin SPAK-un. Drejtësia e re është kthyer në tmerrin e tyre.
Dikur me statusin e të paprekshmeve tani kanë përfunduar në përjetesë makthesh për shkak të një sërë çështjesh me pasoja penale ku janë përfshirë me role krye përgjegjësish. Edhe kur godasin qeverinë objektiv real kanë drejtësinë. Qëllimi i tyre nuk është pushteti, por vetëm rrëzimi i reformës ne drejtësi. Dhe gjithçka lidhet me problemet e tyre personale.
Sapo Berisha mori informacion se ndaj tij po kryheshin hetime për çështjen e Klubit Partizani ai ndërmori aksionin për ri kapjen e kreut te PD, në mënyrë që ta përdorte kryetarllëkun si mbrojtje morale ndaj akuzave zyrtare të SPAK dhe për t’u vetë viktimizuar si i akuzuar politik. Çifti Berisha-Meta është shumë agresiv ndaj Dumanit dhe ushtrojnë presion politik mbi drejtësinë për t’i shpëtuar gjykimit objektiv.
-Si e shihni deklaratën e Shkëlzen Berishës ku mohon përfshirjen dhe takimet me ortakun e Efraim Diverolit, David Packouz, për kontratën 300 milion dollarshe për shitblerje dhe trafikim të armëve në lidhje me Gërdecin? A ishte kjo njëlloj trembje e paniku ku pati një deklaratë të menjëhershme nga ana e tij për t’u shfajësuar?
Të njëjtat akuza ka bërë edhe Kosta Trebicka përpara se të humbte jetën në një aksident nga më të çuditshmit. Në opinionin publik sundon perceptimi që Gërdeci është më shumë përgjegjësi i familjes Berisha.
Mendoj se drejtësia duhet të gërmoje më shumë dhe për këtë mund të shfrytëzojë pak me shumë dëshmitë e ish-ministrit Mediu, i cili nuk ka pse bën kokën e turkut për të shpëtuar dirigjentet e aferës së fishekëve.
-David Packouz rrëfeu nga SHBA takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën ku nxori hapur lidhjet e tij me Gërdecin. Ai tha se dëshmitari Kosta Trebicka iku nga jeta në mënyrë të dyshimtë vetëm pasi nxori emrin e Shkëlzenit. Si i shihni këto deklarata?
Kosta Trebicka në analizën time është viktima e 27 e aferës Gërdeci.
O figurë Mediu nuk është vetëm "kokë turku"por është pjesë e problemit ,kur ky pretendon se nuk ka faj pse nuk dha alarmin për katastrofën që do ndodhte apo bridhte lartë e poshtë duke treguar se ushtria jonë kishte plotesuar kushtet përNato , nderkohë ushtaret tanë ishin me një këpucë e një atlete.....
Petro ! Ti thuaj cfare te duash, por edhe ti vete je i ndergjegjshem, qe edhe pse faktet per keta vrases jan mal, as'nje prej tyre nuk ka per tu gjykuar, e per me teper denuar.
Duhet te ishin pushkatuar jo denuar o petrovski, Sala, likja ,mediu vetem per gardecin se per te tjèrat duhen vàrur. Po kush ta beje, ato taller me spakun. Ky ben sikur bashke me ju.
Pikpyetje e madhe a gjoja jane mender ish president e smbajn gjoja pergjegjesi vetem per tradhti.po kjo a loja more.
SPAK pwerpara se te merret me legjendaret Sali Berisha e Ilir Meta, duhet t'u hedhe prangat Edi Rames dhe Petro Kocit.
O Petrooo! Po Dillon te na cash bythen edhe ti?!… Keni pushtetin mor hale dhe lejoni akoma keta skuther te vazhdojne te vjedhin e masakrojne atdheun? U dhjefsha mu ne aRame e mu ne drejtesi qe do vini ju muter!
petro komunisti kam njohur komunista e spiuna se kam jetuar ate kohe po me bythelepires se kete petro nuk kam njohur po ik o legen kush te pjerdh ty ti lepihesh sa andej e ketej ke edhe parti PS91 hasaaaaaa ik qiu ne bythe per te jetuar ske punuar kurre dhe jeton me bythelepirje haaaaaa