Mallkimi i humbjes së zgjedhjeve të pjesshme vijon të përndjekë demokratët, por për analistët politikë kjo nuk është arsyeja e disfatës së thellë që opozita mori në Himarë më 4 gusht.
Problemin Ergys Mërtiri e sheh tek kandidati Petro Gjikuria që Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkë me Vangjel Dule i ofruan himarjotëve.
“Në momentin qe ti vendos të kandidosh njerëz që janë me element të qartë antishqiptarë, kanë marrë pjesë në organizata antishqiptare, të cilët pozojnë me flamuj të Vorio-Epirit, çfarë është e dënueshme me Kushtetutë sepse ti po ushtron një veprimtari që kërkon cenimin e territoreve të vendit, është marrëzi dhe çmenduri e papranueshme”, shprehet Mërtiri.
Zgjedhjet e pjesshme e rikthyen Bashkinë e Himarës te Partia Socialiste. 15 muaj nga vendoret e fundit, mazhoranca arriti të rikuperonte terren përballë opozitës, madje duke korrur një fitore të thellë. Po, kush ia dha fitoren Vangjel Tavos?
Mërtiri shton: “Opozita ka rënë deri në këtë derexhe sa nuk e meriton të fitojë, pastaj pse humbi është se mesazhet që u ka përcjellë shoqërisë janë mesazhet e një organizate, e cila nuk ka për qëllim të fitoje por ka për qëllim të mbijetojë lideri i cili është i dënuar në izolim, dhe i izoluar ndërkombëtarisht, më një këmbë në burg le te themi”.
Megjithëse është i dënuar të mos zbresë në tokë, Sali Berisha do të udhëheqë nga banesa e tij, Partinë Demokratike drejt zgjedhjeve të pranverës duke mos e fshehur as ambicien për të qenë ai kandidati për kryeministër i opozitës.
“Sali Berisha nuk ka shanse të vijë në pushtet as në kushte normale sepse 13 vite më parë humbi në mënyrë spektakolare me 1 milion vota kundër pra humbi duke qenë në pushtet, pavarësisht që unë mendoj qe Rama është lehtësisht i rrëzueshëm. Se një qeveri me kaq skandale dhe kaq probleme sa është kjo çdo opozitë do e kishte ëndërr ta kishte përballë”, përfundon Mërtiri.
Partia Demokratike ka vendosur të mos njohë humbjen në Himarë edhe pse Partia Socialiste e mundi me 1477 vota diferencë. Shpresat e demokrateve për të ripërsëritur procesin është KAS, i cili ka caktuar 21 Gushtin për shqyrtimin e ankimimit për pavlefshmëri zgjedhore në Himarë.
Klyshet voriolesh, spiromilotë sikur Dhule, Gjekmarkaj, Nokaj, Buçi…e zagaret e tjete voriolesh duhet te ndalen pergjithnje e te largohen nga skena politike shqiptare. Me mire ti ndal shteti, se po i vonua do ti ndal populli shqiptar.
Nuk e kuptoj se c'fare pret zMertiri e te tjere nga nje armik i betuar i Shqiperise e shqiptarve qe ka 33 vite qe i eshte bere ferre neper kembe ketij populli . E vetmja e mire e ketij maskarai eshte qe del hapur por qe jo te gjithe e njohin dhe e kuptojne , ndota do ta njohin vetem kur ti vrase ata ose njerez te families se tyre se qe Amerika e Anglia e kane damkosur si asnje tneter ne bote nuk e shohin dhe kuptojne .
Te dashur kolege, nuk do te beheni kurre gazetare nese nuk respektoni punen e tjetrit. Ky lajm eshte i Top Channel dhe duhet ta citoni.
Petro gjikuria po te konkuronte si i pavarur do fitonte ,,,,u mpleks me turkoshqipot e PD se saliut dhe humbi ,,,mendimi im ,,,,
Legen greqirje e qelbur, Si di te fitonte nje voriolesh ne nje Bashki shqiptare? Po ndjellni probleme dhe probleme do te ju rrasim. Populli shqiptar po nfjek me vemendje ato lojra te pista tlme voriolesh me me greqirje. Nuk eshte e larget koha kur do ti bini kokes tuaj, nese keshtu vazhdoni.