
Ish-deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka, refuzon të bëhet pjesë e garës për President të Republikës, pas propozimit nga deputetë demokratë.
Emri i tij u propozua në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së nga Xhelal Mziu, por Uka tregon se ai nuk ishte pyetur më parë nga deputeti i PD-së. Uka refuzon t'i ritkhehet politikës aktive, pasi duke i zhgënjyer dhe nuk mbështet formulën aktuale të zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me votë nga populli.
"Unë e telefonova Xhelal Mziun dhe e falënderova për vlerësimin. Është mendimi i tij, por propozimi s’ka lidhje me mua. Nuk kam pasur asnjë njoftim, asgjë dhe as nuk jam pyetur. Nuk e pranoj. E shikoj një përgjegjësi shumë të madhe. Për këtë çështje kam një pikëpamje dhe bëj analiza shumë të thella për gjëra të tilla. Tashti nuk jam më i ri. E njoh mirë situatën. E bluaj, njoh edhe politikën. Ky është fakti që më frenon.
Nuk bëhem më si “kau balash”. Jam në fazën kur opinioni publik, njerëzit që më kanë mbështetur, njerëzit që më njohin, atë punë e kam provuar, kam tentuar dhe i kam thënë të gjitha mendimet e mia në të gjitha epokat. Në një farë mënyre kam shprehur atë që ndiej, por edhe kam kuptuar se ku gjendem. Dhe hiç nuk ka lidhje me mua kjo. Por gjithsesi e vlerësoj shumë faktin që deputeti më propozoi.
Pakënaqësitë e mia gjithmonë do nxjerrin një President nga sirtarët. E kemi parë se si shkon kjo punë. Unë e kam deklaruar, kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. E kam thënë që në këtë katrahurë, populli le ta ketë një përfaqësues të vetin. Presidentët, kandidatët dalin, kemi modele në botë, përplasen me njëri-tjetrin, marrin notat e vërteta, por jo duke bërë vizatime nëpër sirtarë e nëpër kështu gjëra. Nuk është ky Presidenti që i duhet Shqipërisë.
Unë kam qenë partizan i kahershëm që Presidenti të zgjidhet nga populli. Të dalin atje në shesh. Vetëm përpara popullit merret vesh nëse është kallaj apo është bakër apo çfarë është" - ka thënë Rexhep Uka për gazetën Panorama.
Po c’far kau ti mor regjep,ti kari po por ka s’ke qene kurre as nuk behesh,ti je nje cope legeni hajdut kaq
O shoku jam dakort me ty por shkruani shqip mor aman se na hengret. Rexhep e ka ky karalloi dhe jo Regjep. Te pakten e ka kuptuar qe as i shkon askujt ne mendje te beje President Rexhep Uken por kur ka dhe idioter si Xhelal Mziu s'ke ca ben. Nuk eshte qendrim"dinjitoz" i nje njeriu qe edhe ne endrrat me te shthurura te mendonte te behej President por e ndjen vehten qe eshte loqe prandaj ka bere kete zgjedhje per mos dale super idiot.
Per idiotin më siper thjesht: Neveri!
Qendrim dinjitoz i z. Uka, kerkon zgjedhje Presidenti nga Populli (ashtu si shumica derrmuese e shqiptareve) dhe i largohet kulisave te zgjedhjes Kukulles rradhes per ta derguar ne Presidence.
Vetëm se je republikë parlamentare,nuk je republikë presidenciale.Mos bini në grackën e politikanëve që e thonë këtë për të treguar që janë të ndershëm e nuk i tremben votimit nga populli,kur ata vetë e kanë pranuar zgjedhjen nga parlamenti.Vërtet e besoni që likja apo cilido like si puna e ukës,saliut,jozefinës etj do të donte votim nga populli ku nuk do të merrte as 20 përqind?Atëhere përse nuk pranojnë listat e hapura si të majtë ashtu edhe të djathtë në zgjedhjet parlamentare?
Kush e ka propozuar per president z. Uka, e shoqja apo gjyshja? Qendrim dinjitoz nese nuk ka degjuar gruan dhe gjyshe,
O Shaban, ti e di qe nuk le shanc te behesh president, prandaj thua keshtu! Se po ta dije qe behesh, do ti puthje ate bythen e palare Mziut??? Ik tutje or hajmut i dutit???
Oj nevrikja Qine e Sollakut, nuk eshte Shaban Uka moj shoqe ndaj shko e nderro numrin e syzeve..(o zot, sa budallenj paska ky hauri rilindjot)!
Xhepo me sa kuptoj une qejfi ta ke por bytha s'ta ma!Une po te isha ne vendit tend dhe po te me kishte propozuar Mul Noka do ndihesha i ofenduar e jo me ta perfillja kete propozim!Kjo tregon se je plakur shume !
Po c'na gjeti belaja !? Po pse presidenti i vendit me patjeter duhet te jete horr, vrases, hajdut, birbo keto jane kriteret qe duhet te plotesoje nje kandidature e mundeshme per president ? Nese eshte keshtu, ti Rexhep Uka, sebashku me Genc Rylin, i plotesoni mesemiri keto kritere. Skandali i drurit te arres ende nuk eshte harruar ne kete vend dhe ju te dy keni meriten qe dolet pa lagur dhe kjo nuk eshte pak ! Suksese Xhepe, jo Mejdani, po Ujku. Nuk ju ndane ujqerit dhe cakejte keti vendi !
E kush tjeter ka ngelur ketu more klluf ?
Përshëndetje Profesor ! Jam krenar që kam qënë is studenti juaj ! Keni qënë një njeri i përgatitur dhe model për të gjithë ! Ju kujtoj gjithmonë me respekt dhe mirënjohje ! Lexova reagimet e mësipërme ... Dikush ndoshta nuk u njehë , dikush tjetër mjaftonë të jeshë politikanë dhe ta kanë dhënë vlerësimin ... ! Sot të gjithë shprehen si të duan dhe si të munden : fyerje , sharje , fjalë banale ... Secili nga ne tregonë nivelin e vetvetes ! Të tjerët flasin sipas oreksit , por Ju i keni treguar vlerat tuaja edhe jashtë politikës ... ! Ju urojë : gjithë të mirat Juve familjarisht ! Përse kaq zhurmë për një President kur dihen kompetencat e tij ... ?
Të gjithë në vëndin tonë kanë anë pozitive dhe negative, por duhet ditur se askush s'ësht i përsosur dhe koha nuk pret.