"E turpshme, disa ‘deputetucë’ duan t’i bien në sy ish-kryeministrit'', Kadilli: Reagimi opozitar për të mbrojtur familjen Berisha

1 Nëntor 2023, 13:33Politika TEMA

"E turpshme, disa ‘deputetucë’ duan t’i bien në

Ish-kandidati për kryetar partie i PD, Fatbardh Kadilli foli për situatën e tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës.

Kadilli shtoi se reagimi opozitar është qartë për të mbrojtur interesat e familjes Berisha, duke shtuar se kjo është kauza e PD dhe jo qytetarët.

“Ajo që ndodh sot në parlament nuk i bën nder opozitës. Gjithë kjo që ndodh sot në parlament nuk rezonon në shoqërinë shqiptare, është përplasje e rënduar nga zoti Berisha. Kjo nuk do të duhet të ndodhte.

Opozita nuk është për të prishur ekuilibrin dhe pozicionin e institucioneve por për të përcjellë zërin e qytetarit. Nuk besoj se do të ketë sukses, i vetmi rezultat është ekspozimi në sytë e publikut. Sot po shohim përse po zihen dhe çfarë i shtyjnë këta njerëz që të bëjnë këtë veprim.

Fakti që zoti Berisha edhe kapitujve të dosjeve hetimore i jepte përgjigje nga selia e PD, edhe sikur të ketë pasur elementë që nuk lidhen me Berishës është e vështirë të bindësh qytetarët që e gjithë kjo nuk bëhet për të mbrojtur Berishën”, tha ai në një intervistë në “Tirana Live” në ABC ..

I ndalur tek sherri mes deputetëve në Kuvend, ai ironizoi duke thënë se deputeti i PS Bledjon Nallbati do të kujtohet vetëm për grushtin dhe jo si deputetët apo për ndonjë rol të tij.

“Detyrat politike duhet t’i kryejnë njerëz që kanë pasion dhe njerëz që shohin interesat e tyre. Unë shoh vetëm kalkulime të disa deputetucëve që duan t’i bien në sy Berishës, banale dhe e turpshme. Nëse politika është katandisur kështu, nuk kemi përse të ankohemi që na qeveris regjimi i Edi Ramës.”, tha ai.

Ndër të tjera Kadilli u shpreh: “E gjithë çfarë shohim sot për Rithemelin dhe ata që u bashkëngjitën i shohim vetëm si badigardë dhe asnjë funksion tjetër. Politika nuk është arena e gladiatorëve, ata që marrin përsipër të nxjerrin fytyrën në publik duhet të kenë në agjendën e tyre vetëm qytetarët.

Ne jemi shumë larg popullit. I bëjmë thirrje çdo njeriu që është rreshtuar në opozitë, kundërshtar mund të jetë kushdo, opozitë është ai që është i ndryshëm nga pushteti”, shtoi Kadilli. 

2 Komente

  1. V
    Vojo Kapidani

    Nuk jane deputetuce por bythqire qe i ka korruptuar Saliu e skane nga e levizin bythen e shkerdhyer deri sa te jape shpirt kerrma

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati orëve të para

      Z. Kadilli jeni i vetmi politikan i së djathtës që ju admiroj për kthjelltësinë e mendimit që keni shpalosur për një periudhë të gjatë kohe. Problemi është që PD nuk është një parti politike, por një detashment i kuq e terrorist me në krye kryeterroristin Sali Berisha. Fatkeqësisht dhe anëtarësia e këtij detashmenti është është problematike pasi në shumicë përfaqësohet nga njerëz të korruptuar në nivele partiake si dhe nga njerëz problematikë në masën e tyre. Më vjen keq që ju si një njeri i qartë politikisht nuk keni mbështetjen e duhur në radhët e këtij detashmenti. Kot i bien rrotull: PD duhet të shkrihet dhe të mos ekzistojë më dhe ju bashkë me njerëzit e duhur të krijoni një forcë të re politike për të përfaqësuar siç duhet shtresa të ndryshme të popullsisë që do tju mbështesin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje