
Partia Socialiste mbylli fushatën në Tiranë. Në një tubim në Parkun Olimpik i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama që mbajti një fjalim.
Ai u shpreh se vota më 14 Majin nuk është thjesht për kryetarin e bashkisë, por është e rëndësishme sepse vendos si do të jetë e nesërmja.
Megjithatë, Rama tha se zgjedhjet të dielën janë më shumë një test karakteri për zgjedhësit e djathtë. Ndërsa u shpreh i sigurt për fitoren në Tiranë, ku tha se Erion Veliaj do të fitojë me rezultatin më të thellë të mandateve të tij në krye të bashkisë më të madhe në vend.
“Vota e 14 Majit është më shumë një test karakteri për zgjedhësit e djathtë, se sa një test fitoreje për zgjedhësit e majtë. Ne, PS-ja, testin e fitores jemi të bindur që e kapërcejmë pa ndihmën e të tjerëve, vetë dhe më 14 Maj, Lali Eri do të bëhet kryetari ynë i bashkisë përsëri me diferencën më të thellë të tre mandateve të tij.
Por kjo nuk mjafton. Kjo mjafton për Lali Erin, kjo mjafton për PS-në, por kjo nuk mjafton për Tiranën dhe Shqipërinë. Për Tiranën dhe Shqipërinë ka rëndësi edhe testi i karakterit të mbështetësve që janë rreshtuar djathtas. Për ata që thonë ne kurrë nuk e japim votën për socialistët”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, Veliaj e ka treguar veten në dy mandate që nuk e drejton kryeqytetin duke anuar majtas.
Ik ore cipe plasur. Na tregon ti karakterin. Ne cilin vend te botes ndodh qe kryeministri u tregon karakterin votuesve te opozites.