Elisa Spiropali përplaset me Berishën: E nise si Skënderbeu i dytë, e përfundove si Saliu i fundit

14 Korrik 2022, 20:00Politika TEMA

Elisa Spiropali përplaset me Berishën: E nise si Skënderbeu i

Në seancën plenare të Kuvendit sot u zhvillua debat me replika dhe deklarata të forta mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe Elisa Spiropalit.

Berisha: E dini ju hemorragjinë e tmerrshme të trurit që keni krijuar këto vite me mijëra mjekë, pedagogë, psikologë, juristë të shkëlqyer të të gjitha fushave ikin sepse ju bëni një luftë amorale shtresës së mesme. 

E dini ju që për 9 vite në universitete publike të vendit në mënyrën më skandaloze ju ndaluat mbrojtjen e doktoratave. E dini ju që doktoratat janë një nga rrugët më dinjitoze të kërkimit shkencor. 

Ku e dini ju çfarë është shkenca. Ju jeni shndërruar në qenie shtetërore. Kur ua heq votën ai si nuk ndjeheni të turpëruar kur dilni para nesh dhe para shqiptarëve? Ua them këtu, ose do riktheni votën ose do të dilni jashtë ligjit. 

Ju garantoj se do të bëj gjithçka që partia e cila nuk voton, të mos ekzistojë në harkun Kushtetues të Shqipërisë. Ju pret dalja jashtë ligjit. Të ndalohet me ligj, të nxirret jashtë ligjit. Prandaj filloni betejën për rikthimin e votës.

Spiropali: Je i turpëruar si burrë, si gjysh, si politikan, e nise të Skënderbeu i dytë dhe përfundove si Saliu i fundit. Je beterr i komunikimit, shpërdorues i fjalës. I ktheve përfundimisht përgjigje pyetjes që te mundon. 

Populli të flaku siç të meriton. Sot i dhe popullit përgjigjen se ti e ke merituar flaken e tij të SHBA-ve dhe të çdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti gati sa nuk mbyll sytë kur flet ti. do punojmë për ti treguar brezat e ardhshëm se si nuk duhet të flasë një politikan.

4 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    E dini ju se sali berisha e ka tashme te qarte se eshte kriminel,e dini ju se sali berisha e ka te qarte tashme se eshte gjakpirs,e dini ju se sali berisha eshte krijesa nga mbarsimi millosheviqi dhe putini, por ta dini ju o shqiptar se as vet nuk e din cilin e ka nane e cilin babe, ndoshta per kete mund tna ndihmon kshilltari spécial per siguri kombetare serbi fazlliq kriminel lufte poashtu.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salkari

      Fatosi Kosove , mire e ke ti o vella , po ju andej nga Kosova miqt per kok te Berishes votuat per Kryeminister dhe President ....apo jam gabim ???

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pokeristi

      Kjo gjuhë denigruse ,fyese jo qytetare e Sahliut njihet prej dekadash.Qysh kur hodhi hapat e para në asfaltin e Tiranës dhe e ndjeu vehten të denjë në rrugëtimin drejt labirinthit enverist,ai u shqua si një i ri i devotshëm.Aderoji dhe militantoji si komunist e deri sekretar organizate bazë për 22vjet. Ajo që të bën përshtypje në gjithë ecurinë e këtij frymori,është energjija negative e pashtershme. Boll mo mor rob i zotit!Boll e mbajte peng këtë vënd! Tërhiqu, leri më të rinjtë të marrin në dorë frenat dhe timonin drejt përparimit dhe prosperitetit demokratik. Koha jote ka marrë fund.Bëj një një gjest burrëror malsijet. Mbyllu në kullën tënde në viçidol dhe shkruaj kujtimet e tua të jetës.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thimio

        Saliu eshte 10 vjet me i madh se Putin , si qenka pjelle e tij???!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje