Çelja e grup-kapitullit të 6, Rama: Moment domethënës për avancimin e negociatave me BE

16 Dhjetor 2024, 18:40Politika TEMA

Çelja e grup-kapitullit të 6, Rama: Moment domethënës

Kryeministri Edi Rama, solli sot në vëmendje edhe takimin e nesërm në Bruksel, ku Shqipëria pritet të hapi negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6.

Rama gjatë fjalës së tij, gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit tha se është momenti i duhur për të marrë sa më shumë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropianë.

“Nesër kemi një moment shumë domethënës, hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kemi besim, që do ta kthejmë këtë moment, në një moment për të marrë sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe mundësisht të mbyllim negociatat përpara se BE, pasi nuk i dihet asnjëherë, të kthehet në atë humorin e mëparshëm”, theksoi Rama.
Rama pritet të mbërri mbrëmjen e sotme në Bruksel, për të vijuar nesër me takimet.

Shqipëria hap nesër negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme, teksa në Bruksel do të mbahet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë konferencë. Grup-kapitulli përmban dy kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themelorëve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare pritet të shënojë një tjetër moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet e jashtme, teksa në Bruksel do të mbahet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

7 Komente

  1. C
    Comments

    Ky grup-kapitull duhet të ishte çelur në 1991, por hapet tani në prag të falimentimit të BE-së dhe ku ka një konflikt të përgjakshëm me Bashkimin Sovjetik.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Po hapet nje kapitull leshi...sepse vetem lesh ka prodhuar ky regjim diktatorial qe me propogande ushqen me bar akoma kete popullate te pagdhendur fshatareske.... ==== akoma drejtesia vazhdon ne duart e Partise, akoma krimi i lidhur ngushte me politiken..dhe ky mashtrus e dilerant manipulon masat me vizitat e tij neper bote se dicka po ndryshon, kur dihet aty nga 20230, nese dicka do leviz, por me shprese te mos jene aty horrat e regjimit aktual te EdrAMOVICIT.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prasi

        Qeke pak mrapa ne kohe se bashkimi sovjetik u shperbe ne 89 me flamurin qe u ul ne Kremlin per her te fundit ne 91 shin Ish vendet e bashkimit sovjetik po bojn luft me veten

        Përgjigjjuni
      2. L
        Like pordha

        BRAVO EDI RAMA KRYEMINISTRI QE I ESHTE DASHUR SHQIPERISE PREJ KOHESH POR POPULLI I GJORE BESOJ NJE KRIMINEL SI SALI HALE BISHA QE JO VETEM NA VODHI PO EDHE NA VRAU E TANI PO NA TALL E TANI ME NJE ORGANIZATE KRIMINALE ESHTE DUKE U DHENE BAR E ME GJASE ME VONE EDHE MUT DO U JAPI EDHE NUK E KA NDER MEND TE TERHIQET . EDHE NJE HERE BRAVO RAMA QENTE LE TE LEHIN PO KARVANI ECEN PERPARA E ME VENDOSMERI PER NE DESTINACION ATE KU PRESIN SHQIPTARET .

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Karvani ecen perpara , qente lehin

          Përgjigjjuni
          1. S
            Soni

            Po levizjen e lire kur e keni? Mire qe I hapni po kur mbyllen. Shqiptareve u intereson vetem nje kapitull.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mb

              Kur thua qe ky grup-kaitull duhet te ishin celur ne 1991 eshte qeharake, ne nje kohe kur ne Shqiperi qeni te zotin nuk e njifte. Shtetet tjera te lindjes u pranuan ne baze te interesit strategjik evropian, si ishte pranuar Greqia ma para. Per te njejten interes do ti hapin dyert edhe Shqiperise.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje