VIDEO/ Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

16 Dhjetor 2024, 13:47Politika TEMA
VIDEO/ Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që europianët mund të bëjnë, thotë Costa në videomesazhin e tij të publikuar në platformën 'X'.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë.

Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 Dhjetor në Bruksel”, shprehet Costa.

Kujtojmë se të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit me 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.

 

1 Komente

  1. C
    Comments

    Portugalia e shikon BE-në si OKB, sejcili shtet në punën e tyre.,dhe jo Berlini të vendos se si duhet të sillen me superfuqit e tjera.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje