Mbarimi i mandatit dhe misionit nga KPK dhe Komisioneri Publik, sjell edhe një lëvizje administrative nga qeveria.
Qeveria vendosi me VKM në mbledhjen e 13 Dhjetorit, që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.
Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino, pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.
Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë, të cilat shkrihen të dyja më 31 Dhjetor, bën me dije Report TV.
Mandati i vazhdimit të Vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë Vettingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.
Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.
Nuk eshte ndonje kopetence kjo..vetem do perfaqsoje ne KPA ankimet e komisionerve te cileve u mbaroi mandati..sepse ne kpk, dmth shkalle te pare, vetingu ka mbaruar..
U miratua kjo nga Parlamenti?!
U miratua nga kerma sali gerdeci o kalec, pyete po s’besove gruan tende!
Problemi eshte se Berishen e mbron Edramavoci, apo jo!
Sakte Mgjse Edvini ishte hajdut dhe rrugaci,ata te dy u lidhem me kompromise per karriget dhe pasurite dhe Edvini mori dhe leksione nga Sali kerma
Kalec vellai i Kurtit, a e hongre corben edhe sot bre, se po na can trapin si teper?
Ore vlonjati po kë të besojmë vlonjatin tani apo atë të paradisa kohëve që mbronte me super zell kryetarin e PD, tani del se e mbron Rama? Nuk ka pse e mbron Rama bën punën e tij, ç i duhet se çfarë bëhet në PD?
Ore po si shume komoetenca po i jepni ketij Dumanit.Mos na behet ndonje diktator i vogel se ca prirje po i cfaq ky.Psh ate qe tha av Maks Haxhia qe ka filluar te beje kontrolle edhe jashte vendimeve te gjykates posacme. Duhet gjetur mekanizma jashte qeberise ti mbaj nen kontroll keto funksione se mund te behen te rrezikshme per sistemin.Lereni ato filma kontollohen nga Shba se se ka mendjen shba te ndjek cdo procedim penal te spakut .Kujdes vellezer se kemi ne gjak ne po na dhe si shume spyesim per njeri.
Jetë të lumtur dhe të gjatë zoti Altin Dumani. Ju i shërbyet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Shqipëria do të me birin e saj për jetë.