
dërsa po punohet që për herë të parë të sigurohet vota e emigrantëve shqiptar në diasporë, Partia Socialiste ka nisur punën për krijimin e një regjistri identifikues të emigrantëve në botë.
“Identifikim do të thotë inkurajim sa më i madh për regjistrim sa më masiv, pasi ka më shumë shqiptar me të drejt vote që jetojnë jashtë territorit të Republikës se sa brenda. Është detyrë e gjithë faktorit politik, e gjithë institucioneve shtetërore, detyrë e çdo shqiptari për të inkurajuar sa më shumë shqiptar të regjistrohen për të marrë pjesë në votimet e viti 2025”, u shpreh Lavdrim Krashi , deputet i PS
Plotësimi dhe identifikimi i emigrantëve nëpërmjet këtij formulary do të nisë nga strukturat lokale: së pari do të jenë kryetarët e organizatave politike ata që do të raportojnë te krerët e njësive vendore, ndërsa në përfundim, formularët do të mblidhen nga kryetari i partisë në rang Bashkie.
Me pretendimin se vota e diasporës do të jetë në favor të socialistëve, Krashi e ka një mesazh për opozitën si përgjigje të akuzave se PS po shantazhon administratën.
“Opozita është në të drejtën e saj të bëj akuza por e drejta ka kufij. Unë mendoj se duhet të dalim përtej kësaj, sidomos në vlerësimin tim si emigrant prej 27 vitesh, diaspora di të dallojë kush e ka me seriozitet dhe kush jo, akuzat dhe kundër akuzat nuk janë produktive fare. Emigrantët votojnë për atë parti i cili ka një program të qartë jo për një parti programi i vetëm i së cilës është rikthimi në vitin 1991 ose 1992”, deklaroi Krashi.
Fleta e votimit do të mbërrij në adresën e emigrantëve në diasporë nëpërmjet postës, ndërsa qeveria premton se do të mbuloj të gjitha shpenzimet transportuale derisa vota të kthehet pranë komisionit qendror të zgjedhjeve. /vizionplus.tv
....formular identifikues????? ..nje parti i cili????????? ====== diaspora do te votoj socialistet??????/ e kuptoni dobiçin Rama sa deshiron voton e diaspores????
Edi Rama merr pervojen e shume shteteve te tjera. Opozita eshte e paorganizuar ta beje kete, sepse ata kerkojne te hiqen te gjithe gjenerale, asnjeri nuk punon, vetem dalin kapardisen neper studio. Faktikisht Edi Rama ne keto momente per diasporen, me shume frike ka Partite e vogla, te Lapajt, Arlind Qorrit , se opoziten. Lapaj deri tani ka organizimin me te mire jashte kufijve te Shqiperise, ka vendosur piketa ne shume shtete me diaspore Shqiptare. Se ku i gjen fondet Lapaj te marri nje ekip ne Amerike me hotele, shpenzime, salla, do ngelet per diskutim te SPAKut. Sa per votimin, diaspora nuk do jete pjesmarrse e madhe ne keto votime.
Nqs shpezimet postare do te behen nga qeveria,atehere emigrantet do te marin pjese ne votime. Kurse me shpenzimet e veta,emigrantet nuk do votojn masivisht.Kjo eshte bindja ime si emigrant qe jam.
Per mua le te vitojm ne si emigrant Por ne te mos jemi percaktues ne rezultat final Ne rezultat final duhet te jene ata qe jetojn ne shqiperi Sepse ata i njihin kandidatet ne nuk i njohim Sepse po te jemi ne percaktues ne dhe mund te gabojm dhe bejm zgjedhje te gabuar Por dhe partit ti selekseonojn kandidatet Te paren gje te bejn sa pasuri kane dhe ne cfar menyre e bene Te mos futet asnji gangester qe perkrahet nga grupe narko trafikantesh Troc te hyjn ne site te gjith nga i pari deri i fundit Dhe te shkruajn kontrat me popullin qe i zgjedh qe kush gabon te shkarkohet dhe sipas fajit te marr denimin
emigrantet do votojne PS edhe pa ditur fare se votohet dhe si. kush verteton se personi x ne Angli ka votuar? shteti ramazonit mund te manipuloj si ti do bitha tani.
Mashtrim e manipulim absolut nga regjimi diktatorial i Edramovocit! ….. bile te votohet me kompjuter apo me poste , e kane akoma me te lehte per te levruar voten si i intereson PPSH…. Po te kishte rendesi vota jote, pse budallenj ishin qe te lejonin te votoje… e kete se them une…LOL=== Pra, cunat e Hasit/Kukesit do votonin Edin, besoheni ose jo…. LoL