
Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian që mbahet në Bruksel të martën me 17 Dhjetor.
Bëhet fjalë për grupkapitullin e 6-të që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Sipas burimeve diplomatike të Klan News në kryeqytetin belg grupkapitulli për politikën e jashtme do të finalizohet në një kohë të shkurtër pasi vendi ynë ka treguar vullnet maksimal për të njëhësuar vendimmarrjen me Brukselin në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë si dhe qëndrimin për konfliktin në rripin e Gazës.
Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksenburg më 15 Tetor, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.
Në këtë ritëm të shpejtë në negociata vlerësohet roli i institucioneve të pavarura të drejtësisë si SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryeministri Rama synon që procesi i negociatave të përfundojë në 2027, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
Të mërkurën Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezen e samitit me 27 homologët e BE-së eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i KE Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.
Urime dhe suksese zoti Rama. Je kryeministri me i respektuar ne evrope dhe ne Amerike.
Ik ore ca na duhet evropa kurve. Mire e ka Berisha qe lidhet me ruset. Te pakten ata ne kohen pas luftes na ndihmuan
Ec përpara gjiganti ynë , qentë do të lehin , atë punë kanë , Shqipëria sa më shpejt në BE .
Ti “Deda” që ke hipur në majë të shtyllës që në pikë të sabahut për të “lidhur” telat patronazishte, a ke dëgjuar atë këngën: ec Bedrana, ec Bedrana, ec dhe mos ndalo?! Se edhe ky gjiganti yt si Bedrana me def në dorë është bërë.
Edvini do te kryesoje koslicioni antishqiptar te Soros ne folene e Barbareve Sorosiste ne Bruksel.
....prap avionit po iken.........po sikur 2030..e lame!..pse harxhon dhe ndot hajrin KryeLideri Global....= EU do ta propozoje Ramen per kreun e Qeverise Siriane..e me kete rast i lajne duart nga debili i Albanistanit....