Çelja e negociatave me BE: Rama nis përgatitjet për një manifestim të madh më 28 korrik

21 Korrik 2022, 19:15Politika TEMA

Çelja e negociatave me BE: Rama nis përgatitjet për një

Kryeministri Edi Rama duket se ka planifikuar që ta mbyllë sezoni politik para pushimeve me një manifestim me pjesëmarrje masive në sheshin “Skënderbej”.

Lëvizja e tij, disi e justifikuar me një festë gjigande për vendimin e Bashkimit Europian për të çelur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, duket se është edhe një përgjigje politike ndaj protestës së 7 korrikut të Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se instruksionet për këtë organizim janë dhënë në takimin djeshëm të Ramës me drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste.

Kryeministri ka lënë porosi për organizimin e një manifestimi të madh që pritet të mbahet më datë 28 korrik në orën 19:00. pas takimit me Ramën drejtuesit politik të qarqeve kanë zhvilluar takime informale me kryetarët e degëve, ku u kanë lënë porosi që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.

Teksa Sali Berisha dhe opozita e demonstruan forcën e tyre me një protestë para zyrës së Kryeministrit, që pjesëmarrjen e kishte me shifra tepër të larta, Rama nuk do të shkojë në pushime pa treguar se edhe ai ka popullin me vete.

Ndërkohë manifestimi që Partia Socialiste po përgatit vjen vetëm 4 ditë pas largimit të Presidentit Ilir Meta nga posti i Kreut të Shtetit që e mbajti për 5 vite, por edhe pas Kongresit të LSI që do të zhvillohet më 25 korrik.

7 Komente

  1. T
    Taulant

    Oooooooooooooo filloi si Berisha me festat per anetaresimin ne Nato dhe heqjen e vizave.... Njeri me mut se tjetri....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Muslims kane nevoj per turkish hajeng dhe lyrje te sumes me tourta....... gezuar ramazonin.

      Përgjigjjuni
    2. c
      ce

      Dhe nga ana e levizjes cartiste dumbabiste folkloriste marksiste leniniste haxhiqamiliste te foltores se Vicidolit jane marre masa qe ne fillim te ketij mitingu madheshtor te PS te beje nje perfomance Klevis krrici i faro pace pilafit , me dy gishta lart, me kollaro hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para militanteve dhe simpatizanteve te partise socialiste.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miradije Hoti

        Nuk ka nongrata mbeshtetes ata 2500 - 3000 kokepalare i mbledh edhe Ujku Cerrikut Arjan Cani Shkullaku ...Rama ka elektorate te madhe di ze flasi di te godasi . ish PD edhe sikur te rikonstruktohet nuk ka elemente te besueshem me Alibeun Basha Grida Babale Mul gomari cuni Fahriut apo jevgu Kellici eshte me mire te shkrihet dhd te krijohen forca apo nje force e re me logo te re me program te ri

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emri

          Pse i nxini jeten atij qyteti? Ia moret shpirtin me beton e politike

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tartufi

            Bukuri e madhe,,,,lufte kush te mbledhi sa me shume gomare ne sheshe !!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

              Doktori ka nisur pushimet me 28 korrik, ndaj nuk do t'ja dijë për numrin e manifestuesve.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje