Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur miratimin e hartës së re gjyqësore.
“Mirëpresim miratimin nga Këshilli i Ministrave të hartës së re gjyqësore sot. Harta e gjykatave të Shqipërisë u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëpërmjet një procesi që përfshiu Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë, si dhe ndihmë teknike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës.
Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Kim.
Zonja Ambasadore e SHBA, populli eshte i zhgenjyer nga qendrimi juj lidhur me Sali Berishen dhe Ilir Meten, ju nderruat kurs dhe ne se ata dalin ne krye te qeverisjes se ketij vendi, faji eshte i juj!
Të gjithë janë në emigracion, sot kjo hartë do shërben për Iranianët, irakiant, marokent, afrikant, Sirianët, afghanë dhe Bangladesh që janë në vëndin tonë dhe ata të tjerrë që do përcaktoj automatikisht BE për vëndin tonë në ditët në vijim. Kur Shqipëria ishte 100%me shtetas vendas, askush nuk jepte status, çeljen e negociatave apo antarsim në Nato, tani që është bërë lesh Arabi, dhe shpopullimi në të katër anët e vëndit flasin për një siguri kombetare për të gjithë mizerjen e botës te ne.