Elsa Lilës, kur e "dogjën" në mes të Romës, nuk iu gjend njeri

28 Maj 2022, 14:39Politika Frrok Çupi

Elsa Lilës, kur e "dogjën" në mes të Romës,

Elsën e ‘dogjën’ në Romë. Gazeta italiane ‘La Republica’, në datë 16 mars të vitit, njoftoi se ‘EIlsa Lila, këngëtare, u arrestua bashkë e 13 të tjerë italianë e shqiptarë’. Metaforën ‘e dogjën’, e mora nga i njëjti fenomen dhe ngjarje me kolosët e artit shqiptarë, në dy kohë, në dy kryeqytete dhe në dy kontinente.

Ngjarja e parë kishte ndodhur në Bejrut, në vitin 1975, kryeqytet i Libanit ku për 9 vjet (1883-1892), guvernator i qytetit kishte qenë një shqiptar, Pashko Vasa. Atë vit aty ishte ndezur lufta civile më e madhja e bot që e çoi qytetin në zero. Bash në kulmin e luftës, një gazetar shqiptar, korrespondent lufte, Nehat Islami, u ndesh me një ngjarje që të lë pa fjalë. Gazetari shkruan se Libraria ‘Antuan’  në rrugën kryesore të Bejrutit,  u godit nga disa predha dhe të tërën e kaploi flaka. “Duke kaluar andej, pashë shumë libra të djegur që i kishin hedhur në trotuare porsi kufoma që shihnim çdo ditë. Shikimi mu ndal te ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, botim parizien; librit i ishte djegur gjysma e mbulesës,  kurse brenda ishte i paprekur.

-Zoti Antuan, a mund ta blej këtë libër?- iu drejtova pronarit.

-Nuk janë për shitje, por për hedhje. A s’po shihni çka na bënë?- mu përgjigj i zoti i pikëlluar si t’i kishin vdekur familjarë.

-Do ta marr këtë sepse është imi- i thashë.

Pasi e shikoi titullin, mu përgjigj:

Libri është si njeriu. Të ndihmon t’i ruash mendtë e kresë. Merre, shpëtoje!

Atë libër e ruaj edhe sot e kësaj dite, shkruan gazetari, korrespondent lufte.

… Që ditëne  parë, 16 mars, kur artisten shqiptare Elsa Lila e dogjën në Romë, nuk iu gjend njeri pranë; madje nuk e lanë as në trotuar. Më vjen hidhët  të them se që nga larg, edhe që nga Tirana, e shtynë ‘librin Elsa’ drejt zjarrit. Titujt e gazetave e televizioneve në shqip, jo veç në italisht, e hapen gojën sa mundën si të ishin zgjuar nga një gjumë i thellë dhe po shijonin shijen e mirë të një ‘ushqimi të bollshëm’ për lajme me Elsën. “Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, pjesë e grupit që shpërndante kokainë!”. “Nga Elsa Lila te “Mamaja”, kush janë këngëtarët e arrestuar për drogë!’. “Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale!”. “Këngëtarja ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës”. “Elsa Lila, ‘financierja’ e një bande droge në Itali!”. Këta ishin vetëm disa tituj shpërthyes… E sa mijëra të tjerë shanë e shfrynë në rrjetet sociale.

Më duhet të them se pikërisht dje, në datë 26 maj, Gjykata e Romës e shpalli krejt të pafajshme Elsa Lilën- viktimë e paragjykimeve raciste  në shtetin matanë Adriatikut, e cila u arrestua pa asnjë provë. Që dje, Elsa i është kthyer asaj pike ku e la mbrëmjen kur e hodhën si librin e djegur në trotuar; i është kthyer muzikës së viteve 1700 tëPergolesit dhe StabatMater, histori që u shndërrua në projektin e jetës së kësaj artisteje.

Por çështja rri diku tjetër, te raporti i individit me artistin, me ‘atë tëadhuruarin’ që ose ‘bën hije’, ose duhet eliminuar për shkak të dashurisë…

Ja kështu është sulmi ndaj Elsa Lilës.

Sulmi është i llojit të marrëdhënies së sulmuesit mes vetes dhe Elsës. Atë orë që njeriu këtu e mori vesh çfarë ndodhi në Romë, atë orë iu bë se u ngarkua me barrëne  fajit. Që prej  viteve të hershme, njeriu këtu e ka zgjedhur Elsën si të zgjedhurën e vet. Njeriu këtu e ka një hulli të tillë, që pasi e zgjedh tjetrin, i vë kapakun e nuk mendon më ndryshe. Në këtë rast njeriu këtu turfulloi kundër Elsës që ‘e kishte zgjedhur’. Iu bë se nuk paskësh zgjedhur personin e duhur. Vetë njeriut i ndodh që i duket sikur zgjedh lirshëm, por në fakt zgjedhja del shumë më pak e lirë se sa çfarë ishte imagjinuar. Elsa e vuajti psikologjinë e ‘të rënit në dashuri’ prej njeriuttë një tipi të veçantë.

Këtu njeriu kalon përgjatë brazdave të formuara në fëmijëri, ose në një kohë të hershme. ‘Idhulli’, sipas brazdave të hershme, nuk ka të drejtë të gabojë, edhe pse ‘idhullori’ ka të drejtë me metra për gabime. A nuk keni parë që njerëzit flasin e vendosin sinorë: ‘Mirë Kadare si shkrimtar, po si njeri?!… Çfarë defektesh kishte Nënë Tereza?…”

Por bota është kjo, dashuria mund të ndërthuret edhe me aspekte të dhimbshme. Njeriu këtu, nga fëmijëria kujton se ‘idhulli’ nuk bën asnjë gabim; dhe prandaj as lëviz për t’iu ndodhur pranë kur gabon.

Megjithëse Elsa nuk paska gabuar; njeriu ‘idhullor’ i saj gaboi dyfish: Edhe kur mendoi Elsënsi atëherë në fëmijëri, edhe kur e braktisi.

Ne edhe pse bëjmë si ‘patriotë të mëdhenj’ i ikim njeriut tonë që gabon; menjëherë e ndajmë gjakun me të. Po t’i pyesje njerëzit  pas 16 marsit, ishin gati tëthonin se Elsa‘nuk është ndonjë artiste kushedi çfarë’, se ‘ç’ne shqiptare, ajo u rrit në Itali, italiane thuaj!’… Këta kërkojnë rrënjët shqiptare të AlbanoCarrizit, të Robert De Niros, edhe të GAribaldit po deshe…, por Elsa nuk është më e jona.  Bullshits sa të duash. E pse? Sepse njeriun e madh e mendojmë si një rrap që na bën hije, ‘sa herë tundet rrapi, fajin e kemi ne!’.

Këtu njerëzit deshën t’i largohen ‘krimit’ tëElsës, dhe prandaj e sulmuan.Njerëzit këtu, edhe pse trafikojnë drogë apo fusin duart në xhepat e njëri tjetrit, arratisën nga Elsa sepse u bëhet sikur arratisen nga vetja…

Njerëzit janë më shumë reaktivë, sidomos ndaj artistit. Me të fortët nuk ua mban të jenë reaktivë.

… Elsa Lila tani po merret me projektin e saj, muzikën e viteve 1700. Ky është lajmi; por askush nuk e publikon, sepse nuk tërheq lexues.

31 Komente

  1. S
    Skela

    Idjot

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Je i madh zoti Frrok. Nuk po zgjatem,veç them respekt dhe mirënjohje. Të gjitha ato që thua për Elsën janë të vërteta. Mos dëgjo disa injorant që të shajn se,atyr u ka vdekur mëndja dhe janë për tu ngushëlluar për mëndjen që i ka lënë.Kështu është kjo botë,ka edhe njerez që jetojnë duke folur keq.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zana e Malësisë

      Po ti, Frrok, sikur Elsa të ishte vërtetë fajtore, a do ta shkruaje këtë ese? Edhe nëse do ta shkruaje, si do ta trajtoje, dmth do ta merrje "në mbrojtje" Elsën? - Elsën e drogës, dua të them. Nëse do më thuash se po, do ta shkruaja po në këtë mënyrë, atëhere, pse nuk e shkrove në kohën e vet, kur Elsa kishte "nevojë" për përkrahje?

      Përgjigjjuni
      1. I
        I

        Po te ishte fajtore jo. Por nuk po thote kete. Po thote pse u trajtua si fajtore, automatikisht, pa gje. Gjeja eshte pse ky dispozicion

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Po te ishte fajtore jo. Por nuk po thote kete. Po thote pse u trajtua si fajtore, automatikisht, pa gje. Gjeja eshte pse ky dispozicion

          Përgjigjjuni
        2. P
          Posiii

          Nuk ka asnje prove qe Elsa Lila te jete lene e lire nga gjykata e Romes. Nuk ka asnje foto te saj te diteve te fundit, asnje interviste, profil mediash te risuar. Asnje pershendetje fansave, asnje foto me te biken. Mos na merrni per budallenj se nuk i hame. Elsa dogji veten me gomarlleqet qe broçkulliste ne telefon ku hapej bythesh me keq se trafikantet apo kriminelet qe frekuentonte. Gjynaf qe nuk djeg njeri keto gomarlleqet qe shkruan ti.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Ja keshtu

            Ja dhe nji i paguar nga dajo visho apo nje sylesh qe ha sapunin per djathe. Se vetem ai dajo deklaron dhe asnje gazetar nuk ben verifikime per konfirmim. E pe ti Elsa lilen? E pe me syte e tu? I fole ne telefon? Ku e di qe i jane pushuar akuzat? Ku i ka elsa avokatet italiane? Se dajo Visho ke gjykata e Romws nuk ben fajde, nuk ka licence avokati italian. Ne qofte se i jane pushuar akuzat domethene se ka te drejte te demshperblehet nga shteti italian per mbajtje te paligjsje e te padrejte ne biruce per mbi nje muaj. Se e lane pa pare te bijen per mbi 40 dite? Po kete pse s e thote daja? Apo ngaqe s ka bythe ku te rrije. Apo ngaqe elsa ka plot pare droge e s ka nevoje per demshperblimin e vobekte italian. A e di ti qe ato projektet me Stabat mater kane nja 3 vjet qe jame mbyllur e asnje nuk i ofron me pune se la damken e shoqes se trafikanteve? E di ti se sapo kerkon ne google elsa lilen te dalin vetem lajmet e arrestimit te saj? Pse nuk kerkon te fshihen? Meqe medemek eshte e pafajshme? Kryesorjaaaa. Ne 5 maj del ne Itali nje goxha artikull i gjate qe tregon te gjitha te berat e te paberat e miqve e bandes se Elses dhe lidhjen me krimin roman e ate lacial. Kjo dogji me shume se arrestimi. Dhe daja çfare ben? Jep nje deklarate se Elsa doli, se ai kishte ngrene dreke me te mbesen. Pa nxjerre qofte dhe nje fotografi te asaj dite si prove. Po shqiptaret e mesuar me fluturo gomari dhe gazetaret me te regjurit mes tyre rendin te botojne sa bukur e sa mire fluturonte gomari. Per kujtese ja ku eshte artikulli italian i 5 majit https://www.repubblica.it/cronaca/2022/05/05/news/io_sono_dio_la_mafia_albanese_a_roma-348106548/

            Përgjigjjuni
            1. Te papergjegjshmit

              Frrok nuk eshte ceshtje gazetarie, te pergjegjshme, te permbajtur qe mbledh information pasi shkruan. Eshte aspekt Kazani!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sky

                Gazetaret shqiptare jane treguar shume korrekte duke u kufizuar pergjithedisht me perkthimim e artikujve te gazetave italiane. Keto te fundit nuk bene tjeter gje veçse kopjuan dosjen hetimore ku rezultonin pergjimet dhe perdorimet e parave nga ana e Elses. Une kazanin e kam pare vetem ke ata si puna jote qe nuk e denojne veprimtarime e saj. Opinionet e njerezve pastaj nuk jane kazan. Kane te gjithe te drejtat e veta te shprehen e kritikojne Elsen e ti s je askushi e as Frroku s mund te kritikoje njerezit qe perbuzin sjellen e Elses qe hapej bythesh e pretendonte te bente ligjin me police te shitur ke trafikantet shqiptare. Shyqyr nuk jetojme ne diktaturd dhe zeri k popullit nuk censurohet me. Elses e Frrokut po nuk j pelqeu t i mbyllin veshet. Sidomos frroku se nuk eshte babai j kombit qe td na efukoje apo terheqi vedhet ne ss si duhet te mendojme e gjykojme. Elsa i hyri rruges shkurter per t u pasuru pa karar si e babezitur e i dolen lakrat sheshit. Se kazani keto ka, shkurtohet e behet sini e pastaj ngushtohet e behet feste qe te vjen pas kokes. Po prit ss eshte heret. Akoma s e keni kuptu sa te thella jane pasojat per Elsen. Mendo kur e bija te beje nje kerkim ne internet e te shofi gjithe informacionet per te emen. Ky kazan pastaj eshte i thella fare.

                Përgjigjjuni
              2. Frrok ndjese por.... ke pjerdhur pak nga mente. Eshte e thjeshte, u sulmua ELSA me suksese te shumta ne Shqiperi dhe ... per me teper ne Itali. Maçi ne bark u zgjua vrullshem me pandehmen se do dilte nga barku ...Kaq e thjeshte. A nuk shahen keyu 24/24 Ismaili, Teresa dhe deri tek Ismaili e Skenderbeu???!!!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turp per ty

                  Po sipas dajos gjykata e Romes i kishte rrezu nji her akuzat ndaj Elses para dy javesh. Pse u desh te vendoste prap dje me 26 maj? Apo perfitojn nga rasti per nji koncert me Elsen se ka akustike te mire salla e gjyqit? Pastaj pse duhej me u gjet prane Elses kur gjithe bota i degjoi bisedat e saj ne telefon ku shprehej hapur per korrupsion te funksionareve shteterore italiane? Elsa ia shfaqi gjykates dhe publikut troç fare mentalitetin e vet prej keqbereseje dhe projektet korruptive qe kishte. Duhet shpall non grata me keq se Berisha. Çfare dallimi ka mes korruptimig te nje gjyqtari ne Shqiperi sikurse ti akuzon Berishen, nga korruptkmi i policeve a funksionareve ministrore ne Itali qe synonte te bente Elsa? Fakti qe ti perkrah Elsen tregon sa hileqar, hipokrit tinzar dhe moralisht i kalbur je. Burre pa dinjitet e koherence qe llap pa frena keto kohet e fundit. Mendova se ai artikulli per Divjaken ishte gomarlleku yt me i madh i shkruar pas ca gotave vere te keqe. Po me kete shkrim te ndyre tregon se alkolizmi eshte ana jote me e mire.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DinPak

                    Frrok! Elsen nuk e "dogjem" te gjithe ne. "E dogjen" nje pakice fare e vogel qe mund te numerohen me gishtat e duarve, ata qe i japin te drejte vehtes te zhgaravisin neper gazetat dhe te llomotisin neper ekrane. Te tjeret, ku bejne pjese njerezit normale te ketij vendi, u ndjen keq kur moren vesh lajmin "e bujshem" te arrestimit te Elses, dhe nuk u bashkuan me ata qe shijuan "ushqimin e bollshem" te shtypit te shkruar por priten te sqaroheshin gjerat, me shpresen se Elsa do dilte e lare nge kjo histori. Pra, problemi ketu eshte, pse diellin apo shiun ne kete vend e bejne nje pakice qe jo vetem ferkojne barkun per çdo lajm negativ, por edhe i egzagjerojne ububujshem ato lajme.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Posi, posiiii

                      O Posii dhe ja kështu, meqënëse qënkeni dyshues verifikojeni dhe mos pirdhni për dajon, por problemi është se çështjet e akuzave të rëna nuk përbëjnë lajm dhe se kjo është shoqëria jonë që ço helmohet çdo ditë me vrasje, përdhunime dhe me lajme të rreme.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Klm

                        Fama publike ka dy anë të mirën dhe të keqen, kjo ishte pjesa e keqe dhe një artist profesionist duhet të jetë i përgatitur psikologjikisht për të dyja aspektet. Shqiptarët nuk kanë bërë kontratë me Elsën që do ta duan pa kushte dhe deri në fund pavarësisht sjelljeve të saj reale, apo të presupozuara....Ndaj të mos kërkojmë qiqrra në hell dhe ta lëmë në hallin e saj sepse çfarë ka bërë për muzikën shqiptare e ka bërë, kontributin nuk ja zeron dot kush, të tjerat i di ajo vetë dhe drejtësia e vendit ku jeton.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bardhyli nga Kosova

                          TITISTI ABAZ VIÇI NË KURTHIN VUČIĆ-RAMA ====================================== Forca politike e Dritan Abaz Vičit, anipse është kryeministër me vetëm katër deputetë të partisë së tij, është shumë e vogël apo gati shpërfillëse. Abaz Viči nuk e ka fuqinë politike të vendos për projekte të mëdha për vendin. Pjesëmarrja e tij në "Ballkanin e hapur" të vëllezërve fashist VučićRama është i pamundur, anipse që nga ardhja e tij si kryeministër i Malit të Zi  Rama dhe Vuçiq po i vardisen për t'u bërë pjesë e "Bythës së llkanit të hapur" , që tashmë është inekzistent. Titisti Abaz Viči  nuk mund të vendos se a do të shkojë në "Ballkanin e hapur" apo jo. Për punë të mëdha për Malin e Zi vendos dikush tjetër me forcë shumëfish më të madhe se sa Abaz  Viči, e ky është Milo Gjukanoviq, me meritat e të cilit Mali i Zi u bë i pavarur nga Serbia. Kjo do të thotë se Abaz-o-Vič le të pallohet sa të dojë me Vučićin e Ramën por për asgjë nuk mund të vendos pa pëlqimin e Milo Gjukanoviqit, artitektit të Malit te Zi, sepse tek e fundit ardhja e Driton Abaz Vičit në postin e kryeministër është meritë e Gjukanoviqit. E Milo Gjukanoviq me kohë është deklaruar se Mali i Zi nuk bëhët pjesë e hegjemonizmit serb përmes një projektit hibrid siç është "Ballkani i hapur”  i cili nuk përkrahet nga BE por këto ditë as nga G7 (shtat vendet më të fuqishme të botës e hodhën poshtë). Pra, projekti fashizoid "Bytha e hapur" Vuçiq - Rama do shkojë në plehrat e historisë si një paçavurë e ndyrë, së bashku me ideatorëtve tij. Aq më tepër kur numri i hyrjeve të shtetasve kosovarë në Shqipëri gjatë muajit prill ka shënuar rënie për 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ka bërë të ditur INSTAT-i të enjten. Ky është treguesi i parë i zemërimit të kosovarëve me tradhtinë që po i bën Kosovës esadisti Edvin Toptan Rama. Unë i ftoj të gjithë vëllezërit kosovarë që derisa të jetë në  pushtet Partia Serbe (PS) e tradhtarit Rama të mos e shkelin as tranzit Shqipërinë e shpërfytyruar kombëtarisht. Nuk e meriton paranë e kosovarëve ky shtet i shkërdhyer serbçe. Nuk i meriton Shqipëria esadiste e serbofile kosovarët, ajkën e kombit, të trimërisë dhe shqiptarizmës - heronjt që ngriten flamurin në Vlorë dhe e bën mëmë Shqipërinë shtet. Partia Serbe (PS) e Ramës është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh e tradhtarësh. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Klimax

                            Koqe-var! Për artikullin e Frrokut po komentohet, ke ngatërruar adresë. Dhe meqë ra "muhabeti", shiko mos kontakton ndonjë doktor psikiatër se ndoshta i jepte ndonjë zgjidhje situatës në të cilën ndodhesh. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i joni Bardhyl)

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Shtegu i të marrëve

                            Vërtetë interesante ajo historia me librat e djegur, Frrok, kur ai qytetari paska veçuar librin e Kadaresë. Por unë (dhe shumëkushi në Tiranë e Shqipëri) di edhe një histori tjetër me libra të djegur. Kur u dogj libraria e "famshme" Flora aty te Brodueji, librat e Enver Hoxhës përcëlloheshin në gjuhët e flakëve, por asnjë qytetar nuk u afrua të "shpëtojë" ndonjërin syresh... Kështu që krahasimi i Elsës me Kadarenë (përmes metaforës së librit gjysmë të djegur) nuk ngjit.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arber iliri

                              Më vjen mirë për Elsa Lilën të shpallur të pafajshme. Frroku ka të drejtë.Mbas dhjetra shkrimeve për arrestimin e saj media duhet të bëjë të njëjtën gjë për pafajësinë e saj.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                L'imperatore Diocleziano

                                Frrok te kam vleresuar dhe te vleresoj per penen dhe shkrimet e tua. Kesaj here nuk te qortoj. Nuk di c'info ke, por ketu ku jetoj une (ne Rome, ne lagjen e famshme ku rrini ata bosat qe hapeshin e fryheshin sa here qe dilnin, ku bashke me ta ishte dhe Elsa) ata nuk jane me. Jane brenda bashke me Elsen. Ajo mban pergjithesi vet. Eshte jeta e saj, por nuk eshte me ajo Elsa qe ishte dikur, kete Frrok ta garantoj une. Poi, miku im, ata (i carabinieri o i poliziotti te lere te lire, te pergjojne me muaj a vite po deshe, e kur jane plotesisht te bindur se ke kryer shkelje te ligjeve, te arrestojne, e nuk ke nga ja mban. Gjithe te mirat Frrok.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aurelian

                                  Nuk hyn me kte lajmin. Po mu me habit ky nderimi i shqiptareve per Dioklecianin. Nje grek i adoptum nga romaket qe ia shujti emrin Ilirise me reformen e vet. Apo s ta ka thon njeri se asnje territor me mbrapa nuk mbante me emrin Iliri. U tregu me i mbrapshte se Diokli i Sirakuzes, ai i Karistos, i Peparetit, i Knidit, i Manjezit e se gjithe Dioklesat e tjere. Shendet!

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Kujtese

                                  Te ka lene kujtesa Frrok dhe harrove bemat e Elses. Po ta kujtojme ne se si i thone llafit, llafet i meer era po Karta Kanta. E kto pergjimet e elses e kan zonin pipez. Po edhe po doli Elsa pergjimet e saj nuk i fshin dot. Do mbeten te gdhendura. Me gojen e vet e ka shprehur troç se ishte e vetedijshme dhs e ndergjegjshme per veprimtarine kriminale te miqve te vet, qe i priste kontrolle dhe pergjime (e keshillon dhe te gjeje pajisjet e pershtatshme) dhe se kjo veprimtari u sillte shume stres te gjitheve. "Në dosjen e siguruar zbulohet roli i Elsa Lilës, e cila kishte vënë shtëpinë e saj në shërbim të organizatës, ku ata fshihnin paratë. Në një moment të bisedës Elsa Lila duke folur me shtetasin tjetër shqiptar të identifikuar si Arind Boçi, i thotë këtij të fundit se i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, ndërsa e prezanton edhe me planin e rrugëve hyrëse dhe dalëse për në shtëpinë e saj, në mënyrë që veprimet e personave që hynin në banesë mos viheshin re. Ndërkohë duke folur me kode Lila tregon edhe vendin se ku ruhen paratë e ardhura nga krimi. Në një bisedë të përgjuar më 22 korrik 2019 mes Elsa Lilës dhe Arind Boçit thuhet: Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti… Shih e bë… unë po të lë një palë çelësa… mbyllu aty, ndrysho vend Elsa; Kuptove o jo? Po tee lee njee kopje çelësash. Elsa: E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty… është vend yll… ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem… Po në të njëjtën bisedë të përgjuar këngëtarja shqiptare rekomandonte Arindo Boçi, të kishte kujdes “kutinë e Babagjyshit të Krishtlindjeve”, një gjuhë e kriptuar për kutinë ku ruhej arka e libri i llogarive të grupit. Elsa: Mos harro kutinë e Babagjyshit të krishtlindjeve është atje poshtë Elsa: Është tek ajo mobilja që di ti, aty prapa…. aty është ajo e babagjyshit….e aty brenda është ajo që di ti, ajo që t’i ke lënë…e mos harro. Boçi: Jo e dashur jo, është gjithçka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s’kemi gjë ilegale…. Elsa: Unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrollojë, unë tek shteti shkoj çdo ditë.. Elsa Lila shpjegon se ka marrëdhënie të mira me forcat e rendit e se gjatë një kontrolli që i kanë bërë në krevatin e saj, ja kishin falur se i mungonin disa dokumente. Dhe pse i kishin vënë gjobë i kishin thënë të mos e paguante. Elsa Lila këshillonte kreun e grupit të trafikantëve të gjente një mik brenda aparatit shtetëror, duke komentuar se si në Itali dhe në Shqipëri ka njerëz të korruptueshëm që mund të jenë të vlefshëm në situata të vështira të mikut Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror… kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë…një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di… është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetëror, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar. Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,… se këtu kanë jetuar njerëz që nuk dua t’i them emrin… ata me M… Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu? Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë… si këto që ke ti… Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë: Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjeç Arindi Boçi i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjeç Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjeç Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjeç Françesk Ndreja, i thirur me nofkën Çesku, 29 vjeç Në dosje janë shpjeguar rolet që ka pasur secili prej tyre. Organizator i këtij grupi ishte shqiptari Arindi Boçi, i cili njihej pseudonimin Rindi, që së bashku me shqiptarin Glend Burhanaj organizonte transportin e tregtimin e sasive të drogës. “Rindi”, sipas hetuesve italianë bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar roman të botës së narkotrafikut e në lidhje me familjen e mafiozit Michele Senese. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, Elsa Lila akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës. “Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktivat e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor”. Në dosje shkruhet se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse me rol minimal, faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës”,

                                  Përgjigjjuni
                                  1. W
                                    WTF was that?

                                    Shtypi per sensacion rron .ne kete rast gazetat shqiptare thuesht perseriten ate qe thane italianet.me vjen mire qe s’pati gje por duhet kuptuar se kur doli lajmi zhgenjimi ishte i madh pasi kjo ishte nhe nga shqiptaret me te sukseshme ne Italy.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tualet Palla

                                      Jane mashtrime, sepse Elsa drogaxhie nuk eshte shpallur e pa fajshme, eshte lene me gjykim Te lire pasi e kopsiten dosjen. Kur te filloje gjyqi dhe Elsa drogaxhie si KM te denohet, atehere te flase ky lepiresi i ripjelljes. Gjykata italiane nuk te mban KURRE te arrestuar n.q.se nuk ka prova….

                                      Përgjigjjuni
                                      1. ELBA

                                        KESHTU E KA PUSHTETI I KATERT TE FUT NE BURG DHE I PARAPRIN VENDIMIT TE GJYKATAVE .FRROK JEMI NE SHQIPERI DHE TI E NJEH MIRE KETE PROFESION .MOS BEJ SIKUR NUK I DI KETO GJERA .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bregdeti

                                          Vetem fakti qe bashkjetonte me kapobanden e zhyt ne erresire Elsen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            sanremo

                                            Frok. Ke shkruar aq shumë saqë nuk pate se për çfarë të shkruaje më dhe u more me Elsën.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. "
                                              "BOHOTINA"

                                              Vranakonti. Flm. Me kurseve kohen. Ato do shkruaja edhe une.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Franci

                                                jane gjithe bubureca e Salih Non grates qe flasin keq per Elsen

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Franci

                                                  jane gjithe bubureca e Salih Non grates qe flasin keq per Elsen

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Po pooo

                                                    Une jetoj ne vend te qyteteruar ne zemer te perendimit e s kam asnje lidhje me Saliun. Po ti mesaduket ke lidhje me ate bote krimi qe kaq shume i pelqente Elses. Ishalla dhe motra, vajza a mbesat e tua ndjekin shembullin e asaj qe eshte ne burg akoma e s e ka nxjerre akoma as koken as kemben jashte

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. Z
                                                    Zeni

                                                    Po ti o Frok ku ishe?Pse nuk ju gjende Elsa Liles??!! Apo po haje pilaf ne legenin e Rilindjes.Tani u kujtove??!!

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje