
Një nga përplasjet më të ashpra brenda PD-së që pas largimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD, ka qenë ajo mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Teksa ishte i ftuar “Në Intervistë me Merita Haklaj”, Bardhi u shpreh se Berisha është i përqendruar te nevoja për pushtet brenda PD-së, duke hequr dorë nga opozitarizmi. Ai theksoi se do ta duartrokasë Berishën sa herë ai do të bëjë betejë me regjimin e Ramës.
“Berisha thotë, çdo gjë që nuk e bëjmë ne është e shitur, është e keqe. Do ta shikoni, tani do të ngrihet komisioni për investitorët strategjikë, nuk do t’i bien aferave të Ramës, por do të akuzojnë deputetët e opozitës. Ky është mentaliteti dhe për këtë jam gati të vendos bast. Në këtë rast është i parashikueshëm.
Ai nuk ka betejë me regjimin e Ramës, por me demokratët. Ai duhet të heqë dorë nga shtyrja përpara e një beteje mes demokratëve, pasi kështu nuk fitojnë as demokratët as Shqipëria. Ne kemi një betejë, atë me regjimin e Ramës.
Sa herë Berisha të bëjë betejë me regjimin e Ramës, unë do ta duartrokas, pa asnjë diskutim. Për fat të keq, ai ka hequr dorë nga opozitarizimi, është përqendruar te nevoja për pushtet brenda PD-së”, tha Gazment Bardhi.
Bardhi foli dhe në lidhje dhe me akuzat e fundit të Berishës, se së bashku me Tauland Ballën, ai mban përgjegjësi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Bardhi shpreh keqardhjen për transformimit të qëndrimit të Sali Berishës për këtë ngjarje të rëndë dhe e akuzoi ish-kryeministrin se ai ka bërë gjithmonë politikë me vdekjen, duke e quajtur këtë gjë të pamoralshme.
“Mbajtja qëndrim për atë ngjarje. Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së një qytetari, por dhe për faktin që një tjetër person, babai i 4 fëmijëve qëndron në burg për këtë ngjarje. Kam bërë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet.
Uroj që dhe Berisha ta ketë thirrjen që ngjarja të hetohet. Keqardhje për transformimin e qëndrimit të Berishës. E kuptoj që ai ka një betejë me Bardhin sepse ai mendon ndryshe. Mund ta bëjë atë përgjegjës për çdo lloj gjëje.
Demokratët e dinë që nuk jam shoqëruar kurrë me grupe kriminale, i kam pasur ata përballë. Për atë ngjarje nuk ka përgjegjësi jo unë, por asnjë demokrat i Elbasanit, që Taulant Balla kishte si shtab elektoral një strukturë të mirëfilltë të krimit të organizuar.
Ka deklarata të këtyre individëve që thonë që jemi pjesë e shtabit të Taulant Ballës. Unë kam bërë gjithçka për të mos pasur asnjë konflikt gjatë fushatës. Jam përpjekur të jem në ballë të betejës për të shmangur rrezikshmërinë.
Berisha e di mirë që individët që përfaqësonin PD në atë konflikt ishin njerëz që vinin nga radhët e policisë së shtetit, profesionistë. Ata njoftuan policinë dhe kur ka ndodhur ngjarja e rëndë aty ka qenë prezentë policia. Kjo ishte një porosi e lënë prerazi. I vetmi person i armatosur me armë ishte Arbër Paplekaj, i cili sot ndodhet përpara drejtësi.
Mirëpo asnjë tjetër nga stafi i PD nuk ishte i armatosur, ndërkohë që përballë kishin një grup të strukturuar kriminal, me makina të blinduara. Nuk dua të dal në konkluzione. Çështja është në hetime paraprake. Ajo nuk po hetohet nga SPAK, kjo është një tjetër gënjeshtër e Berishës. Berisha bën politikë mbi vdekjen, e ka bërë gjithmonë, është e rëndë, jo e moralshme”, u shpreh Bardhi.
Sipas bardhziut armiku i armikut tim eshte miku im, prandaj sot me shume se kurre shqiptaret jane bindur se te gjithe kriminelet jane bashkuar per te vetmin qellim,te perfitojne secili me shume se tjetri,kete mundesi jua dha berisha klyshve te vet per me shume se 6-7 vite duke mashtruar shqiptaret se ka hequr doré nga PD por qe ne fakt bashkkryetar basha ishte si ai zagari i gjahtarit me zingjir ne qafe,kurse bardhziu ishte qenush i mire per kriminel gjahtarin sali berisha kur vrau doktorrin ne Elbasan por qe tash i duhet per ta shpeuar koken e vet prej krimineli,me nje fjale n'a jan qarte kriminelet mes veti, te presim se kush do e haje tjetrin,sa le shpejte aq me mire.
E drodhi dhe Gazmend Babalja!
Ne burg Bardha, o vrases i ndyre!
Hiq dore nga mandati qe e ke dhurate mor bythqim. Dil fitohe vete mandatin qelbesire. Pastaj fol. Do duartrokase !? Kush Gaztori I Bardhës ?! Tipik skuth.
Situata është e tillë ku ana pozitive dhe negative vërehet ,por rruga e duhur ka pengesa të shumta që rrëzimi do koh për rimëkëmbje dhe ritëm kronometrik.
Berisha në 97-ën,shkatërroi Shqipërinë, në 22-in,po shkatërron Pd-në!
Bravo Bardho qe ma paske degjuar kjeshillen per trashjen e zerit.Cdo mengjes nga dy kokrra veze te suburta i ke pire.Tani qe te dale me fin zeri duhet te fusesh dhe nje cope sa me te madhe nga ai i Tritanit po ne te njejtin vend
Ne si popull pam vetem bandat me fugona te Gaz Bardhit qe bene vrasje ne Elbasan.Nuk kemi pare banda te Taulant Balles.Kjo eshte shpifje. Gaz Bardhi duhet te vuaj burgun nese ka drejtesi.
Ne si popull pam vetem bandat me fugona te Gaz Bardhit qe bene vrasje ne Elbasan.Nuk kemi pare banda te Taulant Balles.Kjo eshte shpifje. Gaz Bardhi duhet te vuaj burgun nese ka drejtesi.
Na cave trapin oj Gazmende ,me thenien (regjimi i Rames ) Rama do behe 12 vjet dhe prap e votojne shumica e popullit ,edhe me 2025 e 2029 do e votojne me shume se e kane votuar keto vite ,dhe eshte populli qe sheh se vetem Rama po ben shtet ,e jo ju pleherat si te Non Grates edhe te Lulzim Bashes ,ti dhe Non Grata mos hiqni fjalen ( rregjim i Rames ) deri me 2029 e mbas ketij viti te shohim edhe me tutje ,suksese ne bashkimin me Rithemelimin
Bardh brrava, pse i lëpihesh atij krimineli dhe vrasësi. Po tregon dobësi të mëdha o Bardh që bashkë me Alibeajn jeni aq të pa afte sa i lëpiheni atin përbindëshi.
Pe-Dhija eshte nje fole neperkash dhe hijenash... Deri dje ky idioti i lepinte menderen Sa-Hales dhe sot del e ben parimorin. Nje mut jan te gjithe si Sa-Haleja dhe foltorsit edhe keta parimoret me Enkeleden e Alibejve dhe kete te ZIUN.
Munt te me thote njeri,nga eshte ky Bardhi me origjine?Nuk e njoh,vetem ka ndonje shok te tijin ti thote:Qe asnje Politikan ne Shqiperi ne keto 30 vite Shkerdhatokraci,nuk ka dale Perballe Bandave,dhe jo ti ,jo qe jo:Te dalesh te luftosh Bandat,sic thua ti,I bie qe te ndrrosh Breckat cdo sekonde nga Shurra.E kane bere Burra si Borselino dhe Falcone ne Itali,dhe perfundimi,kane 20 vjet qe jane Varrosur.Me thuaj nje ne Shqiperi,qe eshte Varrosur duke u perballur me Mafiozet.Rri or Bardhi,pyet Tritanin per Preshin e 97,ti as nuk e njihje Preshin si rrotullohet tek Byqa,se ishe shume i vogel,tani qe ke bere eksperience me mire mbyll gojen dhe mos fol.Si Elbasanlli po te them: Ta dinte Pipi qe do i vinte Vdekja nga nje Bythqim si ti,do e kishte Vra veten me kohe,se edhe Pipi nuk mbushte mire i shkreti,u fry qysh i ri nga Lani Vites dhe kujtoi se ishte i forte.U perdore keq Pipi,ja ku je ime,i vrame nga Gazoja i Byqes.????
Ti edhe sera jote qe tete vite la bere Opozite qe me nje cerre te celularit terqeshit lehtesishite nga vete ka Opozitare,lehtesishte quheni Burra Kurva.