"Berisha mbron bandat e Elbasanit", PD: Për hallin e tij kërkon të shkatërrojë partinë demokratike dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar

27 Maj 2022, 13:23Politika TEMA

"Berisha mbron bandat e Elbasanit", PD: Për hallin e tij

Sali Berisha gjatë një komunikimi me mediat tha se Gazment Bardhi duhet të zbardhë rolin e tij në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD-së, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan se e dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.

PD shton se është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit duke shtuar se është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Reagimi: 

PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.

Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.

Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në.

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Belgjika më ka prerë ndihmën sociale.,Ky shtet nazi

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taras Bulba

      Rama tall bythen me Berishen me Gazmenden e me kete injorantin ballist Alibeaj

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mira

        Berisha-Rama me 21 prill 2008 shakterruan Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ata do ta mbrojne njeri-tjetrin sa te kene frymen e fundit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje