Zgjedhjet për kryesinë e Foltores, Berisha: Proces unik, fitorja është e sigurt ndaj pushtetit

28 Maj 2022, 11:47Politika TEMA

Zgjedhjet për kryesinë e Foltores, Berisha: Proces unik, fitorja

Këshilli Kombëtar i Foltores është mbledhur ditën e sotme dhe në axhendën e rendit të ditës ka zgjedhjen e kryesisë së partisë.

Sali Berisha tha se ky moment është i veçantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi unik.

Sali Berisha: Mblidhemi sot për të zgjedhur forumin drejtues të PD për 4 vitet që vijnë për të zgjedhur kryesinë e kësaj partie. Ky përbën një moment tepër të veçantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi, të vazhdueshëm procedurash, aktesh, kuvendesh, referendumesh, të papara ndonjëherë në këtë parti dhe ndoshta unike në historinë e një force politike të cilat në themel kishin lirinë e anëtarëve të kësaj force. Në këtë proces ne ia dolëm përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme. Të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi sot më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë, të jemi sot më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Miqtë e mi sa herë të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, proces të papërsëritshëm, gjersa merita absolute u takon anëtarëve dhe anëtareve të PD. Ata në 8 vite kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha apeli, sapo u bë thirrja… U ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike…

Sipas Berishës, PD kaloi në disfatë për shkak të udhëheqjes problematike dhe jo anëtarësisë.

Sali Berisha: PD kaloi nga disfatë në disfatë për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake. Për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite.

Ish-kryeministri Berisha tha se demokratët presin udhëheqje, vizion dhe vendosmëri.

Ndërkohë Kryetari i Këshillit Kombëtar tha se ka besimin që ky forum i PD do të fitojë dinjitetin që sipas tij e humbi në 8 vite.

Edi Paloka: Fituam dhe ju treguam kujtdo se jemi nisur për një rrugë që e kishim harruar për fat të keq për 8 vite dhe që do na çojë në fitore. Kam besimin që ky Këshill Kombëtar  do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi. Do të marrë rolin e tij siç përcaktohet në statut mes dy Kuvendeve. Besoj që bashkarisht të gjithë do ta çojmë PD në atë pikë, në fitore sepse këtë presin demokratët nga ne, këtë pret e gjithë Shqipëria nga Partia Demokratike.

9 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Me PD ose me PS., qytetarët tanë dinë të adaptohen.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Sa i trashe paska qene i shkreti.

      Përgjigjjuni
    2. s
      saLiu i Majmunit

      Kujdes nga Liu i Majmunir salih ,qe jeton ne nji tjeter realitet mrena Shpells ku ene i pellet fisit te majmunve qe ka mrena shpelle

      Përgjigjjuni
      1. 1
        19

        Hahahahahah zgjedhjet tallje bythe me maloket qe ka anash .ti je vemie ska mundesi te besh zgjedhje por vetem vendosje emrash qe i ke si ushtar .shko genje dike tjeter jo popullin e zgjuar we te ka abandonuar 12 vjet.duke te uryer.ty dhe familjen tende .

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Berisha kërkon të shes m#tin për hallvë ! Mbasi qëndroi i maskuar për 8 vjet,në krye të PD,organizoi farsën e rithemelimit,me një grup "besmbajtës", për të përjashtuar mendimin ndryshe te brezit të ri! Do informohemi për pastrimin enverist të rradhës, brënda rradhëve të "rithemelimit". Asnjë nga deputetet e zgjedhur me votat e elektoratit demokrat,nuk do jetë në forumet e rithemelimit. Kjo do shitet nga Berisha si "fitorja" mbi fashizmin, sukses i jashtëzakonshëm,i paparë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            DEMOKRATI

            TE GJITHE JU SERVILAT QE I SHKONI MBRAPA KOMUNISTIT ME TESTE PARTIE QE NGA VITI 1968 DO TE FITONI NOC RROKUN PLUS PRESHIN E TRITANIT QELBESIRA.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rima

              Nga disfata ne disfate, ata ishin 37, bashke me ty bejne tridhjete e Tete, perseri disfate do kete!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber iliri

                PD e shpëtove Sali por veten se shpëton dot.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mirel

                  Ha, ha, ha....se te ben mire.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje