
Rexhep Qosja flet në një intervistë për gazetën Dita, për Edi Ramën, Albin Kurtin dhe shtetin e privatizuar; për të lodhurin Sali dhe rolin unik të SHBA-ve në fatin historik të shqiptarëve…
Dekadat e fundit e kanë faktorizuar kombin shqiptar në Ballkan si kurrë, ndonjëherë, më parë. Aktualisht kemi dy shtete shqiptare, kemi tre kryeministra shqiptarë dhe tre kryetarë parlamentesh gjithashtu shqiptarë. Mendoni se jemi edhe më pranë zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare?
-Fundi i shekullit njëzet, i shënuar prej dhunës, terrorit dhe përpjekjeve të shtetit serb për ta pastruar etnikisht Kosovën prej shqiptarëve, që na solli shumë sakrifica, shumë viktima, shumë dhembje, në të vërtetë e filloi ndryshimin e fatit historik të shqiptarëve. Dhe, ky ndryshim i fatit tonë historik vazhdoi, duke u përforcuar, duke u bërë proces historik, në shekullin njëzet e një.
Edhe më tutje jemi popull i ndarë, në disa shtete fqinje, ashtu siç na kanë ndarë këta fqinjë me Rusinë dhe Fuqitë e Mëdha evropiane të asaj kohe pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, mandej në Konferencën e Londrës në vitin 1913 dhe në Konferencën Paqes në Paris në vitet 1919-1920.
Kontribut të madh, të jashtëzakonshëm, këtij ndryshimi të fatit tonë historik i është dhënë me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me mirëkuptimin, me përkrahjen, me ndihmën vendimtare, me rëndësi historike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fryt i këtij ndryshimi të fatit tonë historik është sot shteti i dytë shqiptar, Kosova e lirë, e pavarur e më vete si dhe gjendja shoqërore e politike ku më pak e ku më dukshëm më e përmirësuar se përpara e shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, në Turqi, në Itali, në Luginë të Preshevës.
Popull shumë i shpërfillur gjatë, shumë gjatë, sot i kemi dy shtete. Popull gjatë i shpërfillur sot jemi popull me tre kryeministra në tri shtete dhe me tre kryetarë të kuvendeve shtetërore në tri shtete. Popull gjatë i shpërfillur dhe i penguar për zhvillimin e ndërtimin sot jemi popull gjithnjë e më i afirmuar, gjithnjë e më i ngritur e gjithnjë e më i zhvilluar.
Është e kuptueshme, prandaj, se sot jemi më të çmuar, më të nderuar se ndonjëherë përpara jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe në Botë në përgjithësi.
Me keqardhje duhet të thuhet se këtë nderim tonin të sotëm të shtuar në Botë po e cenojnë disa sjellje të disa bashkatdhetarëve tanë në diasporë dhe të disa bashkatdhetarëve tanë në dy shtetet tona!
Për këtë arsye është shumë i nevojshëm bashkëpunimi ynë me diasporat tona kudo janë. Dhe, bashkëpunimi shkencor i planifikuar i dy shteteve tona. Për këtë arsye është shumë i nevojshëm funksionimi institucional ligjor, ligjor, i drejtë, i parimshëm, demokratik, me përgjegjësi etike, i dy shteteve tona.
Për këtë arsye është shumë e nevojshme që dy shtetet tona t’i parandalojnë me politikë, me ligje, me institucionet përkatëse gjithë ato të këqija, ato padrejtësi, ato korrupsione, ato nepotizma, ato personalizime të institucioneve shtetërore e politike, ato privatizime të shtetit prej klaneve politike e shtetërore.
Vetëm ashtu, vetëm me këtë shërim të shtetit, vetëm me këtë pastrim të shtetit, vetëm me këtë shëndoshje të shtetit nga të këqijat që po na krijojnë pamje të keqe në Botë ne mund të përfitojmë përkrahjen e asaj Bote për qëllimet tona, për Idealin tonë.
Gjendja e çështjes shqiptare sot është larg më e mirë, më e pranueshme se ndonjëherë më parë. Por, çështja shqiptare nuk mund të quhet e zgjidhur, historikisht e zgjidhur. Jo.
Çështjen shqiptare do të mund ta quajmë historikisht të zgjidhur vetëm kur të bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të përbashkët, trajtën kushtetutare juridike të të cilit do ta caktojnë bashkërisht me referendum apo me plebishit.
– Çfarë duhet të bëjnë më mirë se deri më sot qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës për çështjen tonë kombëtare?
Nuk ka dyshim se politikanët kryesorë shqiptarë, kryetarët e dy shteteve, kryeministrat e dy shteteve, kryetarët e kuvendeve të dy shteteve dhe ministrat e punëve të jashtme të dy shteteve mund të bëjnë më shumë se çka po bëjnë sot për çështjen tonë kombëtare.
Dy kryeministrat e tashëm, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë sjellë ide të reja, sjellje të reja, veprime të reja, mendime të reja, në politikën e tyre shtetërore, kur e kur edhe në politikën ndaj çështjes kombëtare të pazgjidhur historikisht. Ata e kanë ngritur nivelin dhe dinjitetin e politikës sonë në përgjithësi.
Posaçërisht i dukshëm është kontributi i Albin Kurtit ndaj çështjes kombëtare. Këtë që në krye të herës e ka dëshmuar edhe emri i Lëvizjes së tij: Vetëvendosje.
Por, dy kryeministrat tanë mund të bëjnë edhe më shumë për këtë çështje. Ata duhet të dinë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian ekzistojnë intelektualë, studiues shkencorë, publicistë, që e kuptojnë dhe e përkrahin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ata duhet të jenë të bindur se mbas pranimit të Shqipërisë e të Kosovës në Bashkimin Evropian do të fillojnë të mendojnë zyrtarët e atij Bashkimit se edhe për vetë Evropën do të jetë më e kuptueshme, më e arsyeshme, më e drejtë që në atë Bashkim të mos jenë dy shtete shqiptare –Shqipëria dhe Kosova, por të jetë një shtet shqiptar: shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës – të bashkuar.
Qoftë edhe për këtë arsye ata, pa ngurrime, pa drojën e sotme mos po i shqetësojnë kolegët evropianë, ata, duhet t’ua shqiptojnë atyre idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si zgjidhje e çështjes kombëtare shqiptare, që është në interesin edhe të vetë Bashkimit Evropian.
Dhe bashkë me kryetarët, kryetarët e kuvendeve dhe ministrat e Jashtëm të dy shteteve tona duhet të jenë ata që do të kërkojnë dhe do të arrijnë që në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kushtetutën e Kosovës të futet paragrafi në të cilin do të shënohet se Shqipëria dëshiron të bashkohet me Kosovën dhe se Kosova dëshiron të bashkohet me Shqipërinë.
Dhe, për këtë dëshirë të tyre do të vendosë populli i Shqipërisë dhe populli i Kosovës në Referendum.
Dhe, për këtë dëshirë të tyre ata, udhëheqësit shqiptarë, do të bëjnë përpjekje politike për përkrahjen e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
– Kur bisedoj me ju, Profesor, e kam të pamundur ta shmang politikën, pavarësisht se ju mund të ndjeni bezdi. Por ngaqë e di shumë mirë se ju jeni mjaft i angazhuar dhe si rrallëkush tjetër i keni thënë mendimet tuaja për politikën publikisht dhe lexuesit tanë janë shumë të interesuar të dinë mendimin tuaj, prandaj nuk rri dot pa ju bërë pyetjen : Si i shikoni zhvillimet në Shqipëri vitin e fundit?
-Disa nga zhvillimet politike në Shqipëri (dhe në Kosovë) sot më zgjojnë mendime të ndryshme, më përkujtojnë kohë të shkuara, më përkujtojnë vende të ndryshme në kohë të ndryshme, më nxisin t’i bëj vetes pyetje të ndryshme, që më shkaktojnë më pak qetësime e shumë më tepër shqetësime dhe dyshime të ndryshme.
Uni im i heshtur i thotë unit tim publik: a nuk po sheh se demokracia, të cilën aq shumë e kemi dëshiruar, i madh e i vogël, i pasur e i varfër, i shkolluar dhe i pa shkollë, u ka dhënë mundësi dobësive tona, të vjetra e të reja, që të shfaqen, që të tregohen, që të shumëzohen, që të ashpërsohen!
Demokracia jonë pa kulturën e demokracisë po kurorëzohet kështu me ligësitë tona!
Këtë e kanë provuar dikur edhe të tjerë, por, megjithatë, jo në këtë masën dhe shpeshtësinë tonë. Shkrimtari i madh francez, Adre Zhid, e ka thënë dikur: Lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta shfrytëzojmë si duhet. Qoftë edhe me një përqendrim të paktë do të mund të shohim se sa shumë i keqpërdorim sot shtetin, lirinë dhe demokracinë.
E shteti, liria dhe demokracia jonë janë bërë fjalët më të shpeshta të gojës sonë, me të cilat duam të mburremi para të tjerëve, sidomos para evropianëve dhe para amerikanëve.
Cilat janë ato të këqija të ndryshme, të shumëllojshme, të cilat i prodhon keqpërdorimi i shtetit, i lirisë, dhe i demokracisë, por të cilat s’duam t’i shohim!
Të gjitha të këqijat që po na mundojnë sot janë bërë të mundshme në demokracinë tonë sepse një varg zyrtarësh të niveleve të ndryshme e kanë keqkuptuar më së pari Shtetin, sepse e kanë keqkuptuar dhe keqtrajtuar Shtetin!
Shteti për ta është bërë vetëm sundim, pushtet sundues, kurse ata që marrin pjesë në të, aty ku janë kryetarë, zëvendëskryetarë, drejtorë, zëvendësdrejtorë e sekretarë, janë bërë sundimtarë të plotfuqishëm.
Duke e kuptuar ashtu shtetin, si sundim të ushtruar prej sundimtarëve e jo siç e kupton Bota moderne Perëndimore, si servis, si shërbyes, të qytetarëve, në demokracinë tonë shteti është privatizuar.
Privatizimi i shtetit, Shteti i privatizuar, është çështje e përhershme në politikën tonë, në shtetësinë tonë. Në historinë tonë, pothuaj në vazhdimësi, shteti ishte i privatizuar prej pushtetarëve, prej sundimtarëve, por njëkohësisht ishte i privatizuar edhe prej të tjerëve, prej bashkëpunëtorëve të tyre, zyrtarëve të tyre të niveleve të ndryshme kudo ishin të punësuar këta.
Dhe, kështu shteti i privatizuar, privatizimi i shtetit, është bërë perceptim, është bërë politikë, është bërë ideologji e përgjithshme, të themi gjithëpopullore. Kryetarët dhe drejtorët dhe shefat dhe sekretarët e të gjitha organizimeve institucionale, politike, ekonomike, shëndetësore, shoqërore, kulturore, shkencore, shtetërore janë sjellë dhe vazhdojnë të sillen si të ishte shteti, servisi i qytetarëve në Botën e sotme me qytetërim dhe kulturë demokratike, organizatë, institucion, bashkësi, parti, pronë e tyre private, nga baba e babagjyshi!
Dhe, kjo sot po ndodh në institucionet, organizatat, bashkësitë, partitë më të vogla, pa ndonjë prestigj politik shoqëror, kulturor, shëndetësor, ekonomik, shkencor më të lartë.
Prej të dhënave që do të jap do të shihet se çka krejt i sjellin Shqipërisë e Kosovës privatizimet e tilla të shtetit në ato organizata shtetërore të niveleve të ndryshme, çka krejt i sjell Shqipërisë e Kosovës privatizimi i përgjithshëm, “gjithëpopullor” i të gjitha niveleve shtetërore, politike, shoqërore, ekonomike, kulturore, shkencore, shëndetësore.
Nuk është e çuditshme, prandaj, pse në shtetin e privatizuar prej të tillëve demokracia kuptohet vetëm si teknologji pushtetore, si proces zgjedhor. Qëllimet demokratike, veprimet demokratike, sjelljet demokratike – të gjitha janë përbërës të atij procesi zgjedhor, pra vetëm përbërës të asaj teknologjie “demokratike” të zgjedhjeve!
Demokracia jonë është e privuar ashtu prej përmbajtjes themelore, më të rëndësishme të demokracisë: prej domethënies së saj si marrëdhënie mes njerëzve, si marrëdhënie humaniste, e njerëzishme, mes njerëzve.
Demokracia është marrëdhënie, humane, e njerëzishme mes njerëzve, mes qytetarëve ose nuk është demokraci.
Në shtetin e privatizuar, në demokracinë e rrëgjuar në proces zgjedhor, idealistët e djeshëm bëhen mitëmarrës, ryshfetmarrës, të pandalshëm të sotëm. Në shtetin e privatizuar, në demokracinë e rrëgjuar në proces zgjedhor, predikuesit e djeshëm të barazisë, bëhen heronj të korrupsionit ekonomik, financiar dhe intelektual, siç ka ndodhur qe 14 vjet në shtetin tonë privat!
Në shtetin e privatizuar që nuk pranon të jetë çka duhet të jetë: servis, shërbyes i qytetarit, i popullit, marrëdhënie e njerëzishme mes qytetarëve, e drejta dhe drejtësia janë për të përkushtuarit e sundimtarëve e jo për të gjithë! Në shtetin e privatizuar, në demokracinë e privuar prej domethënies së saj si marrëdhënie humane mes njerëzve, me dinjitet të barabartë, leverditë, lëndore e politike, punësimet ekzistojnë kryesisht për familjarët, për bashkëpartiakët, për të përkushtuarit ndaj sundimtarëve.
Për të gjitha këto arsye në shtetin e privatizuar, me gjyqësi të korruptuar, në demokracinë e rrëgjuar në proces zgjedhor, është e mundshme të jetë aq i madh sa po shohim se është numri i vrasjeve hakmarrëse, gjakmarrëse, numri i fatkeqësive në komunikacion që shkaktojnë përdoruesit e drogës dhe të alkoolit, numri i krimeve familjare, numri i grave të hedhura prej kateve të larta, numri i grave dhe vajzave të dhunuara dhe të përdhunuara dhe numri i të vrarëve e i të vrarave prej individëve, që do të duhej të veçoheshin në institucionet përkatëse për shëndetin e tyre të sëmurë mendor.
Në shtetin e privatizuar me Demokraci të pa kulturë demokratike, në Demokraci të rrëgjuar në proces zgjedhor të quajtur demokratik, Shteti, pushteti, sundimi shfrytëzohen ashtu për përfitime personale, familjare, partiake, miqësore.
Në shtetin ashtu të privatizuar, përpos të këqijave të sipërpërmendura, vjedhja, zhvatja, plaçkitja, gënjeshtra, mashtrimi, poshtërimi, abuzimi, nderi i shpallur horrllëk, horrllëku i shpallur nder – të gjitha këto janë bërë mjete të pëlqyera të qenies më të mirë, të përparimit, të përfitimit, të shquarjes.
Në shtetin e tillë me Demokraci e me Liri të tillë e pësojnë shumë sidomos historia e popullit dhe historitë e letërsisë e të arteve të tjera.
Në kushtet e tilla e Vogla shpallet e madhe, kurse e Madhja e vogël! E Drejta shpallet e padrejtë, kurse e Padrejta e drejtë! E Mira shpallet e keqe, kurse e Keqja shpallet e mirë! E Larta shpallet e ulët, kurse e Ulëta e lartë! E Vërteta shpallet mashtrim, kurse Mashtrimi e vërtetë!
Suksesi shpallet dështim, kurse Dështimi sukses! Përparimi shpallet prapambetje, kurse Prapambetja përparim! Qartësia shpallet Verbëri, kurse Verbëria qartësi! Anakronizmi shpallet modernitet, kurse Moderniteti anakronizëm!
Rrogëtaria, servilizmi ndaj Shtetit, pushtetit e Politikës shpallet disidencë, kurse pavarësia e mendimit shpallet Tradhti. E kështu me radhë e pa radhë.
– Dhe, si pyetje të fundit nuk durohem pa ju pyetur: Si e shihni përpjekjen për rikthimin e Sali Berishës jo vetëm në krye të Partisë Demokratike, por edhe në pushtet, megjithëse ai është shpallur prej një viti non grata familjarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ish kryeministri i Shqipërisë, ish kryetari i Shqipërisë, ish bashkëkrijuesi dhe udhëheqësi shumë shumëvjeçar i Partisë së rëndësishme politike të Shqipërisë, Partisë Demokratike, i dorëhequr dikur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur, prej politikës, po bën çmos tani, në moshën e shkuar, i lodhur, për t’u rikthyer në politikë edhe pse koha e tij për poste politike është e shkuar .
Tash e një vit, prejse Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e shpalli Persona non grata, Sali Berisha po zhvillon një veprimtari të vazhdueshme e të shumëllojshme politike.
Është bërë protagonist i mbledhjeve të shpeshta me ithtarët e kahershëm të Partisë që kishte krijuar vetë shpejt pas rënies së komunizmit, i Partisë Demokratike, i tubimeve të bashkëpartiakëve e qytetarëve të tjerë të interesuar të dinë se çka mendon dhe dëshiron ai tani, i të ashtuquajturave Foltore, i tubimeve të studentëve e të rinjve të tjerë, i konferencave me mediat, i debateve politike më së shpeshti televizive, i intervistave të ndryshme në medie jo vetëm të Shqipërisë, e i paraqitjeve të tjera.
Në këto paraqitje, përpos shpjegimeve të pikëpamjeve të tij politike, ai bën përpjekje të mohojë të dhënat për korrupsionin dhe cenimin e parimeve demokratike kur ishte në postet e kryeministrit e të kryetarit të Shqipërisë në bazë të të cilave ishte shpallur person i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk do të dijë ish kryetari dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, se ai qëndrim i shqiptuar prej Sekretarit amerikan të Shtetit është qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është mirë, i pëlqeu a nuk i pëlqeu, të nderohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti fjalët e të cilit, vendimet e të cilit kanë ndikim, kanë jehonë dhe nderohen në gjithë Botën. Ato e kanë pasuruar këtë Botë me demokracinë e tyre, me Kulturën e tyre, me Qytetërimin e tyre, me Drejtësinë e tyre, me Shkencat dhe Artet e tyre.
Për të gjitha këto vlera të SHBA-së ne, shqiptarët, duhet të jemi të vetëdijshëm. Dhe, duhet të jemi të vetëdijshëm sepse Ato, Shtet e Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur rolin më të madh në përcaktimin e fatit historik të shqiptarëve.
Nuk mund të mos shprehet keqardhje e veçantë prandaj pse ish kryetari i Shqipërisë dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po i lejon vetes të bëjë lojë e betejë politike në Shqipëri dhe juridike në Francë kundër Shtetit mik historik të shqiptarëve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës., që bashkë më UÇK-në ia sollën Kosovës lirinë dhe pavarësinë, betejë politike e juridike kundër Shtetit shpëtimtar – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e shpëtuan Kosovën shqiptare prej pastrimit të përgjithshëm etnik, prej gjenocidit që do ta realizonte në tërësi Serbia e Sllobodan Millosheviqit po të mos ishin Ato – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 23 maj të këtij viti Sali Berisha u rizgjodh kryetar i Partisë (së përçarë) Demokratike. M’u kujtuan dhe s’më vjen mirë që me atë rast m’u kujtuan: kryengritja tragjike e vitit 1997, Gërdeci, 21 janari, furnizimi i Malit të Zi me naftën nga Shqipëria me të cilën naftë Mali i Zi e furnizonte Serbinë të vënë në bllokadë ekonomike nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për shkak se në luftërat e saj në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë e më parë në Kroaci po bënte krime lufte, krime kundër njerëzimit e në Bosnjë e Kosovë edhe gjenocide!
Edi rama eshte kryeministr i denj per vendin tone. Ai ka bere shume per kete vend dhe e ka zhvilluar shaiperin nuk e ka len si me par pa as je investim. Me vjen mir qe kemi me krye nje njeri te till
Shaiperin e ka zhvilluar ndoshta! Edhe ndonje Snajper ,mund ta kete zhvilluar ,si dihet !!!
Nuk mësova se kush na qenka intervistuesi, ama forma e përmbajtja e intervistës dëshmojnë shkollën e gazetarisë - Zëri i papullave
Pergjigjet e te nderuarit Rexhep Qosja jane te verteta,por kohet e fundit ai sikur po u jep me shume rendesi spjegimeve teoprike skolareske,se sa fakteve dhe realitetit konkret ,te pakten ne Shqiperi! Ai flet per te dy shtetet ,Shqiperi dhe Kosove bashke dhe nxjerr si ide urgjente BASHKIMIN E TE DY SHTETEVE,gje qwe per mua eshte e GABUAR! Nuk ka nevoje te bashkohemi fare ne nje shtet,ne se qeverite e dy shteteve bashkepunojne vellazerisht,gje qe nuk kane dashur ta bejne fare,sidomos Edi Rama! Ka shume probleme ne te dy shtetet tona,qe kurre nuk do njehsohen,prandaj eshte me mire qe secili shtet te zhvbillohet me vete dhe bashkepunimi te jete vellazeror! Edhe dy vellezer,pasi martohen dhe jetojne ne shtepi te vecanta,nuk ka nevoje te jetojne ne nje shtepi,gjoja se do kene mireqenie me te mire! Kemi mbi 100 vjet,qe kemi qene te shkeputur dhe flasim ne dialekte te ndryshme qe as e marrim vesh njeri tjetrin! Kosova prej 100 vjetesh ka folur serbo-kroatisht,ndersa me gjuhen shqipe sot komunmikon njelloj si arbereshet e Italise,te shkeputur prej 600 vjetesh! Nuk behen me mire dy vellezer te varfer,duke u bashkuar,sepse do t'i shtojne me shume hallet e veta!
Tendenca juaj antibashkim eshte e treguar qe me emrin qe jeni paraqitur ne kete koment tuajin dhe tregon se keni shume pak njohuri per historine. Se pari dua te komentoj ne lidhje me emrin qe je ni paraqitur, duke permendur "Divizionin nazist Skanderbeg" qe u krijua ne kohen e L2B. Juve me siguri nuk e dini se ne kohen e kesaj lufte, nen pushtimin fashist Shqiperise ju njoh e drejta e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi, te cilat ju bashkuan Shqiperise. Ky ishte realizimi i endrres se shume breza patriotesh shqiptare, packa se u be nga pushtuesit e vendit tone. Ishte pikerisht ky fakt qe i beri kosovaret filo-gjermane. Te mos harrojme se ata kishin vuajtur rende nen represionin serb dhe komunizmin e kundershtuan me shume force, pasi e konsideronin si pjelle e sllavizmit. Historia e viteve te mevonshme na tregoi se ata kishin shume te drejte. Komunizmi ishte nje kolere per kombin tone te shumevuajtur dhe te ndare ne disa shtete te krijuara ne territoret tona antike. Sa i perket bashkimit kombetar Shqiperi-Kosove, duhet thene se i nderuari profesori yne zoti Rexhep Qosja ka shprehur mendimin e pergjithshem te shqiptareve te vertete. Te mos harrojme se bashkimin kombetar na e ka lene amanet i madhi i Kastrioteve. Kush e ndjen veten shqiptar eshte per kete bashkim. Te tjeret jane vetem antishqiptare.
Eh,more shkjau "ben",qe e quan pushtuesin nazi-fashist si mikun e shqiptareve! Po mire,o shkjau ben,po SHBA dhe Britania e Madhe pse u bashkuan me komunistin STALIN te BRSS per te luftuar kunder Gjermanise naziste? A jeni ju kosovaret e divizionit nazist apo SHJBA,Beritania e Madhe dhe BRSS qe ishin lideret e Koalicionit foteror ANTIFASHIST ne rrugen e duhur? Por ju kosovaret kur ne shqiptaret i pritem me pushke fashistet italiane,ju i pritet me valle dhe lule,ndersa kur ne krijuam Ushtyrine Nacional Clirimtare,qe cliroi Shqiperine,ju krijuat divizionin nazist Scanderbeg,duke bashkepunuar me pushtuesit? Si qenkan bashkuar trojet shqiptare,kur ato ishin nen pushtim si dikur nen SULLTANET turq? A mund te kishte shtet me vete per shqiptaret me emrion Shqiperi,ne se do ishim nen pushtimin nazist? Je kelysh cetniku,o ben,ne mos je i semure psikik!
I nderuar Divizioni *****, Nuk ka rendesi nese jam apo s'jam dakord me ty per çeshtjen e bashkimit. Ajo qe ka rendesi është koherenca dhe ndershmeria ne trajtimin e fakteve historike. Dhe per kete meriton respekt. Do ishte kënaqësi të bashkebisedonim, sepse nje njeri si ty është kënaqësi ta kesh shok debati. Shtremberuesit e historisë duan të na e nxjerrin Hitlerin si mikun e madh të shqipetareve, dhe se ai tere luften e beri qe të bashkohej Shqiperia me Kosoven. Vetem Sali Berisha dhe imbecilet qe shkojnë mbas tij mind të krijojne teori të tilla idiote, sipas qejfit personal. Respekte.
DIVISION ! Je nxënës i Partisë, diturinë surro e ke marrë përmes parullave "fanariste"... Kokëtul, si ti, nuk do argumente por procka
rexhep qosja me te vertet nje intelektual i mirfillt dhe shume i zgjuar populli nuk duhet te degjoj keto kazanet por keto lloj analistesh
Edi Rama fale politikave te mira qe ka ndjekur po mban marredhenie te mira me shume shtete . Keshtu lideri paçim sa me gjate qe vendi yne te arrije akoma dhe me lart .
Ne nuke duam Edi Ramen qe kerkon PAQE ne Ballkan, por Sali Shpellarin qe kerkon ta rindeze Shqiperine me gangsteret e Tropojes. Une kam nostalgji per Luften Civile te vitit 1997, Gërdecin 2008, 21 janarin 2011, furnizimin e Milloshevicit me nafte per te zhdukur myslimanet e Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës etj. Rrofte Diktatori Putin dhe marrte nga ditet tona!
Sala ska me pun ne politik se ka marr fund si njeri tamam rahmetpast
Edi Rama dhe Albin Kurti kane sjelle ide dhe projekte te reja Koha e berishes ka maru nuk e di pse lodheni tu fol per te
Qeverisja e Rames ka bere qe Shqiperia te avancoje shume ne disa aspekte te ndryshme.Jane bere shume ndryshime per mire ne vendin tone nga puna e palodhur e kryeministrit dhe perkushtimit qe ka treguar ai per ta bere Shqiperine nje shtet me ideal
Ke ndonje pozicion te mire ne shtet me kap ndonje gje, o Tao
Gabimi me i madh ishte rikthimi i Berishes si kryetar i PD, ai eshte njeriu qe e ka shkaterruar kete vend dhe na ka sjell shume deme te medha
Eshte shume e vertet qe z rama dhe z albin kurti kane puniar shume dhe e kane cuar shume perpara politiken shqipetare ndryshe nga te tjeret ????????
nje interviste ne te cilen nuk mungojne argumentat bindese ndaj punes qe kryeministri yne ka realizuar per te miren e vendit dhe jo vetem.
Keni bere nje analize shume te goditur z qosja eshte me te vertete per tu vleresuar puna e z rama dhe z kurti ????????
te keqen e meriton nje duartrokitje per keto gjona ca ke fol ...kete interviste duhet ta lexojne te gjithe ,,ajo cka me pelqeu me shume ishte mendimi ndaj te lodhurit sali
Shpresoj qe te ndodh nje bashkim i shqiperise pasi 3 kryeministra shqiptar ne ballkan skan qen ndonje here
Nje interviste qe Rexhep Qosja ka folur shume mire dhe pozitivish per dy kryeminstrat e vendeve si Kosova dhe Shqiperia ,ai tregon se ata kane punuar per vendin e tyre por duhet qe te punojne me shume qe se shpejti te antaresohemi ne bashkimin europian
Berisha e ka shkaterruar kete vend duke shkaktuar shume deme te medha si 21 Janari apo tragjedia e gerdecit
JETO SA ME GJATE AKADEMIK REXHEP QOSJA PER TI NDRICUAR RRUGEN KOMBIT TEND ! - E mos besoni po deshet se se sa me e vjeter eshte verá aq me e mire e aq me e cmuar eshte - Ishte i pari nder te paret qe parashikoi dhe dha alarmin per kancerin e demokratures dhe demohajnise berishiste qe ne lindjen jo vetem te vdekur por edhe perbindesh te saj JETO SA ME GJATE AKADEMIK REXHEP QOSJA PER TI NDRICUAR RRUGEN KOMBIT TEND ! - E mos besoni po deshet se se sa me e vjeter eshte verá aq me e mire e aq me e cmuar eshte - Ishte i pari nder te paret qe parashikoi dhe dha alarmin per kancerin e demokratures dhe demohajnise berishiste qe ne lindjen e vdekur te saj I tille eshte edhe truri i ndritur, mendja pjellore, shpirti rinor i Akademikut te Shqiptarizmit, Gjeniut te Kombit Profesor Doktor Rexhep Qose Shqiptarise ! Po shkon drejt Shekullit per te mbetur fanar i pashuar kurre i mbare Shqiptarise, duke i dhene per se gjalli pavdekesine veprave e mendimeve, emrit te tij te ndritur perjetesisht! Jeto sa me gjate Akademik Rexhep Qosja per te na ndricuar rrugen e ardhmerise se ndritur te kombit shqiptar dhe demokracise se munguar e sakatuar keqazi nga sundimtaret e radhes! Jeta e tij po kalon shekullin…. Veprat e tij do ndricojne mijevjcaret e shqiptarise…
ALBAN DEGA - ti je SHIPTARELL provincialist me cifteli. Aka demiku, aka demiku, akar-demiku që nuk zotëron asnjë gjuhë të huaj...fraza tipike provincialiste. në një shtet verior evropian, një 47 vjecar, zotëronte 49 gjuhë, vec atyre me status opinioni botërore, derisa moderatorja e përshkruante si erudit të rrallë, ai u përgjigj se është e do mbetet një nxënës i urritur për dituri. Nuk ishte akr-demik. Këto titujt doktor, profesor, akademik janë nocione që konsumohen në rrethe shoqërore provincialiste e të prapambetura.
ATE AKA… NR.3 HIQE NGA TRURI DHE NGA GOJA SE TE MBETET NE GOJE…. E NE PRAPANICE E NUK KA KIRURG QE TA HEQE! Do ngelesh jo veten tru… por edhe shtatezene.
Te lumt goja
Rama ka bere vertete nje pune te mire dhe ka treguar qe po punon fort per vendin tone duke sjelle investime te reja qe bejne te mundur zhvillimin e ekonomise
PO O PROF JE por qendrimin ndaj Albinladenit e ke te gabuar sepse ai e perdoni teorie e bashkimit per te mare pushtetin dhe per te mashtruar ca si ty. Tani po' e perdor per tu bere i pari i te gjithe shqipetareve ben Serbi sepse ka ambigue per kurore mbreti qe tja kape Serbia
PO O PROF JE por qendrimin ndaj Albinladenit e ke te gabuar sepse ai e perdoni teorie e bashkimit per te mare pushtetin dhe per te mashtruar ca si ty. Tani po' e perdor per tu bere i pari i te gjithe shqipetareve ben Serbi sepse ka ambigue per kurore mbreti qe tja kape Serbia
PO O PROF JE por qendrimin ndaj Albinladenit e ke te gabuar sepse ai e perdoni teorie e bashkimit per te mare pushtetin dhe per te mashtruar ca si ty. Tani po' e perdor per tu bere i pari i te gjithe shqipetareve ben Serbi sepse ka ambigue per kurore mbreti qe tja kape Serbia
PO O PROF JE por qendrimin ndaj Albinladenit e ke te gabuar sepse ai e perdoni teorie e bashkimit per te mare pushtetin dhe per te mashtruar ca si ty. Tani po' e perdor per tu bere i pari i te gjithe shqipetareve ben Serbi sepse ka ambigue per kurore mbreti qe tja kape Serbia
O Bashkim! Meso shqip dhe meso te perdoresh komputerin dhe pastaj komento!
????????????
Bashkëm, ti flet si prokurori i Hoxhë Enverit
Si kuptoj si nje parti qe e quan veten demokratike pranoi te udhehiqet perseri nga nje kriminel i shpallur non grata nga SHBA di Sali Berisha
JETO SA ME GJATE AKADEMIK REXHEP QOSJA PER TI NDRICUAR RRUGEN KOMBIT TEND ! - Jeta e tij po kalon shekullin…. …Veprat e tij do te ndricojne mijevjcaret e shqiptarise… Eshte i pari nder te paret qe parashikoi dhe dha alarmin per kancerin e demokratures dhe demohajnise berishiste qe ne lindjen jo vetem te vdekur por edhe perbindesh te saj me djegje e vjedhje, me rrenime e ekzekutime brenda e jashte llojit… E mos besoni po deshet se se sa me e vjeter eshte verá aq me e mire e aq me e cmuar eshte ajo Te tilla eshte edhe truri i ndritur, mendja pjellore, shpirti rinor i Akademikut te Shqiptarizmit, Gjeniut te Kombit Profesor Doktor Rexhep Qose Shqiptarise ! Po shkon drejt Shekullit per te mbetur fanar i pashuar kurre i mbare Shqiptarise, duke i dhene per se gjalli pavdekesine veprave e mendimeve, emrit te tij te ndritur perjetesisht! Jeto sa me gjate Akademik Rexhep Qosja per te na ndricuar rrugen e ardhmerise se ndritur te kombit shqiptar dhe demokracise se munguar e sakatuar keqazi nga sundimtaret e radhes! Jeta e tij po kalon shekullin…. Veprat e tij do ndricojne mijevjcaret e shqiptarise…
Se pari,duhet pyetur: Kush eshte Qosja,qe jep opininone per te tjeret? Dhe te del historikisht,qe ka qene pro serbeve dikur,me vone formoi dhe nje parti,qe u shkri para se te formohej(tip topalli) dhe qe botkuptimin ashtu sic eshte prezantuar gjate koheve e ka anadollak,me nje nostalgji per ate pushtim bastardues qe erdhi qe andej. Ahere perse konsumoni gazeten kot?
Edi rama ka qen vertet nje kryeminister model qe ka luajtur nje rol fantastik ne politiken nderkombtare dhe ja ka zbardhur faqen shqiprise
Rama ne kaq vite kryeminister gjithmone postivi ndaj ndrushimeve dhe risive ne politik dhe per qytetaret ky berisha sikur u cua nga varri na esht ber si luvgat ik o xhake ka mbaru dita jote
Me nderime ! Ti e përjeton realitetin objektiv kombëtar me kriteret dhe potencialet kombëtare të pasmesit të shek. 20. Në ish Jugosllavinë, tentonin të na disiplinonin, ashtu sic tenton ti sot të na bindish se të qenurit "Sinan Hasani" i Kuvendit të RSF të Jugosllavisë, resp të qenurit "Fadil Hoxha" në krye të Kryesisë, ose më larg, të qenurit "Krisp" në Italinë e bashkuar, ose më larg, të qenurit guvernator e kryeministër osmanli, ne duheshka të zgërdhihemi si derra e debila politikë se na qenka pasë bërë nami. Kur duhet të sulmosh Berishën, coroditesh e nuk zgjedh fjalë përcmimi, ndërsa kur një Ramë prish një teatër kombëtar dhe më groteske, kur shemb MEMORIALIN e MASAKRAVE SERBE më 1913, të duket si një IDE e re (nuk thua antikombëtare) e Ramës. Në një klimë të kulturës politike kombëtare që nocionet dhe emërtimet THESARE HISTORIKE-POLITIKE KOMBËTARE i përdorim me fabrikatet antishqiptare BALLKAN n.v të - ILIRI dhe më e vecantë KOSOVOA n.v. të DARDANI dhe mbishkrimin e vendit të aeroportit PRISHTINA ta prezantojmë si PRISTINA, nuk duhet të vetegodasim gjoksin se kushedi se ku kemi arritur. Koha është në anën tonë, por ne si "masë frymorësh" i kundërvihemi kohës -mbushim vendet tona me xhami e kupolla të shëmtuara si ajo e katetës së Korcës.
Edi rama ka kontribuar dhe bashkepunuar si kurr me par me te gjithe shtete te rajonit as nje me perpara nuk e ka bere kete gje
ANDI e ke me të DREJTË, ky Ramkoja e ka si për epsh që serbëve t´ua japë celësat e apartamenteve të Tiranës dhe të Korcës, t´ua shkërdhejnë gratë socialiste sa herë që t´iu qelben herdhet atyre e ti shkarkojnë në halerat enveriste-nexhmiste, hysniste, kapiste, shehiste
Rexhep Qosja duhet të udhëheq UÇPMB për çlirimin e kësaj lugine nga ushtria Sërbe me gjeneral të BE-së.
Një rekomandim për zotëri profesor Qosja,mos u nxito me elozhe ndaj udhëheqësve ngase nuk i shkojnë një formati të pretenduar prej intelektuali këto lartësime burleske.Aman prof.Qosja na i rrëfe idet e reja të Ramës e Kurtit ngase na paskërkan ikur e nuk i kemi vënë re,po kjo e arritura me tre kryeministra në tri shtete na jep një ide se sa na ka rritur perspektivën e autoritetin si komb e si shoqëri.Varfëria jonë intelektuale,politike e morale e jona prof.Qosja kozsiston pikërisht se ende me këso simbolika propagandistike.
Qeveria e rames ka qene qeveria me e mire dhe eshte e vetma qe ka politikat me te mira
Edi Rama do ngelet ne histori si kryeministri me i suksesshem i Shqiperise Cecenet le te vazhdojne lefin per 'heroin ' etyre ,agjentin serb Salih Ram Vucidoli
Një intervistë e një niveli të lartë intelektual .Një mësim i qartë dhe i saktë për të gjithë ata,që deklamojnë vehten “demokratë.” Demokracija mbi të gjitha kërkon kulturë të përgjiëshme,që ne në nivelin mesatar kombetar e kemi të cunguar,kërkon kulturë demokratike që neve në përqindjen dominuse kombëtare,na mungon plotësisht. Këto mangësi i kompensojnë dhe duhet t’i korigjojnë intelektualët dhe liderat që dalin prej tyre. Në gjithë bashkësinë e liderave të këtyreve 80-të vjetëve të fundit Edi Rama për mua spikat për intelekt,kulturë të lartë e të larmishme,për shpirt dhe bindje të hershme anti komuniste,për vizjon demokratik.Ai mbi të gjitha korektoji imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare që paraardhsi i tij e kish deformuar rrëndshëm.Është jo pak.Në politikën e brëndëshme ka mjaft hapa të sakta,sigurisht dhe veprime jo të sakta.Z.Rama nuk është i përkryer,ashtu siç nuk jemi të gjithë.
TITISTI ABAZ VIÇI NË KURTHIN VUČIĆ-RAMA ====================================== Forca politike e Dritan Abaz Vičit, anipse është kryeministër me vetëm katër deputetë të partisë së tij, është shumë e vogël apo gati shpërfillëse. Abaz Viči nuk e ka fuqinë politike të vendos për projekte të mëdha për vendin. Pjesëmarrja e tij në "Ballkanin e hapur" të vëllezërve fashist VučićRama është i pamundur, anipse që nga ardhja e tij si kryeministër i Malit të Zi Rama dhe Vuçiq po i vardisen për t'u bërë pjesë e "Bythës së llkanit të hapur" , që tashmë është inekzistent. Titisti Abaz Viči nuk mund të vendos se a do të shkojë në "Ballkanin e hapur" apo jo. Për punë të mëdha për Malin e Zi vendos dikush tjetër me forcë shumëfish më të madhe se sa Abaz Viči, e ky është Milo Gjukanoviq, me meritat e të cilit Mali i Zi u bë i pavarur nga Serbia. Kjo do të thotë se Abaz-o-Vič le të pallohet sa të dojë me Vučićin e Ramën por për asgjë nuk mund të vendos pa pëlqimin e Milo Gjukanoviqit, artitektit të Malit te Zi, sepse tek e fundit ardhja e Driton Abaz Vičit në postin e kryeministër është meritë e Gjukanoviqit. E Milo Gjukanoviq me kohë është deklaruar se Mali i Zi nuk bëhët pjesë e hegjemonizmit serb përmes një projektit hibrid siç është "Ballkani i hapur” i cili nuk përkrahet nga BE por këto ditë as nga G7 (shtat vendet më të fuqishme të botës e hodhën poshtë). Pra, projekti fashizoid "Bytha e hapur" Vuçiq - Rama do shkojë në plehrat e historisë si një paçavurë e ndyrë, së bashku me ideatorëtve tij. Aq më tepër kur numri i hyrjeve të shtetasve kosovarë në Shqipëri gjatë muajit prill ka shënuar rënie për 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ka bërë të ditur INSTAT-i të enjten. Ky është treguesi i parë i zemërimit të kosovarëve me tradhtinë që po i bën Kosovës esadisti Edvin Toptan Rama. Unë i ftoj të gjithë vëllezërit kosovarë që derisa të jetë në pushtet Partia Serbe (PS) e tradhtarit Rama të mos e shkelin as tranzit Shqipërinë e shpërfytyruar kombëtarisht. Nuk e meriton paranë e kosovarëve ky shtet i shkërdhyer serbçe. Nuk i meriton Shqipëria esadiste e serbofile kosovarët, ajkën e kombit, të trimërisë dhe shqiptarizmës - heronjt që ngriten flamurin në Vlorë dhe e bën mëmë Shqipërinë shtet. Partia Serbe (PS) e Ramës është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh e tradhtarësh. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)
E sa mire do te ishte qe kufirin mos ta kalonte asnje kembe koqevari. Kemi plot nga ata qe solli Salehu dikur , jetojne vetem per te bere trazira per Bacen e tyre qe bashke me Serbet i ka shkerdhyer. O 'krenaria' e anadollit qe ne shumice 90% ndiheni turq , edhe ata pak qe paten kurajo ti kunderviheshin Serbit , i spiunuat si skuther e perfunduar burgjeve. Me kete dyshen osmanke
Si ka mundesi prof. Qosja te krahasosh KM Edi Rama me Albinucin. Cfare ka sjell te re Kurti ne qeverisjen e tij. Asgje ana bash asgje. Manipukant, mashtrues, dhe frikacak .Edhe dicka me cudit profesori prej se eshte bere perkrahrs i flaket i Albinit pothuajse nuk e permend fare UÇK-n e per themeluesit e kesaj ushtri te lavdishme qe po mbahen padrejtesisht ne Hage nuk guxon te thote as edhe nje fjale.
Si ka mundesi prof. Qosja te krahasosh KM Edi Rama me Albinucin. Cfare ka sjell te re Kurti ne qeverisjen e tij. Asgje ana bash asgje. Manipukant, mashtrues, dhe frikacak .Edhe dicka me cudit profesori prej se eshte bere perkrahrs i flaket i Albinit pothuajse nuk e permend fare UÇK-n e per themeluesit e kesaj ushtri te lavdishme qe po mbahen padrejtesisht ne Hage nuk guxon te thote as edhe nje fjale.
Si ka mundesi prof. Qosja te krahasosh KM Edi Rama me Albinucin. Cfare ka sjell te re Kurti ne qeverisjen e tij. Asgje ana bash asgje. Manipukant, mashtrues, dhe frikacak .Edhe dicka me cudit profesori prej se eshte bere perkrahrs i flaket i Albinit pothuajse nuk e permend fare UÇK-n e per themeluesit e kesaj ushtri te lavdishme qe po mbahen padrejtesisht ne Hage nuk guxon te thote as edhe nje fjale.
Haha sa qesharak jeni ju zagaret e kriminelave hashim danilloviq thaqi e Kadrije Rankoviqi. Prej se i kan palu ne burg keta uqkurca jeni tuj thon se shpejt kan mu kthy ne Kosove. Karin tem kan mu kthy. do te kthehet ne Kosove . hashim danilloviq-thaqi dhe kadrije veselinoviqi kur te kthehen ne kosove ( nese kthehen ) kan me kon pleq me kruta sikur isa putini, nese e perballojne burgun per se gjalli sepse njerzit e dobet sikur keta muta veshtire se e perballojne nje gje te till.... ndersa ju zagaret e krimibelave shpresoni per se koti. Asnji popull ne bote nuk i perkrah vrasesit askush , vetem shqiptart zagar si ti, ESHTE SHUME QUDI E MADHE KJO PUNE. Ty Erkar Bajraktaroviqi familjen ta qifsha e pragin ta dhifsha more qen i biri qenit dhe i kudres... Edhe kur kan luftu uqkurcat? Tuj u mshef si minukat neper kaquba e tuj bo filma me do kallasha t'nryshkt bre nonen n’zuze t’pidhit jau qifsha. Edhe grate e fmit i kini lon n’dor t’shkive mej masakru dhe perdhunu. Asnji milimeter te Kosoves nuk e kini qliru more qenefa.Tash jini bo krejt veterana t’karit e po ja merni popllit edhe buken o gojes bre avradin e nones jau qifsha. E kini okupu Kosoven ma zi se shkiet more cuba t’malit. Jau pshurrsha luften qe ma kini bo. Vdekje uqkurcave Liri Kosoves.
Hajde Koqe Kanari.Nuk kam pare me Idiot se ky Bardhyl Sali Ram Berisha nga Kosova.Hajde Rrot Kari,hajde,se po nuk erdhen kosovaret ne plazhe,do vdes Shqipnia.Per 40 vjet nen Hoxhen,asnje Kosovar nuk hynte ne Shqipni,dhe nuk vdiqem,do vdesim tani.Pastaj,kush ta tha ty or Bardhi i Koqoves,se ju Koqevaret qe ndejtet 100 vjet nen Serbi dhe nuk patet bythe te shkeputeshit per 100 vjet nga Serbi,por vetem tani,dhe kte fale Amerikes,na qenkeni krenaria e Shqiptarise.Or Loqe,meso historine,ne kendej jemi Nena Shqiperi,ju andej jeni Dardania (Krahina Veriore e Shqipnise),hap librat ne Bibliotekat e Vatikanit po deshe,dhe do shohesh si quheshit,dhe jo Koqove qe eshte emer Serb.Mos shkruaj me Bardhyl Idiot Berisha nga Koqova,se jo per gje por po ma shton dashnin per Edken me shume tani.He Xhan.????
Kam pershtypjen se kjo figure madhore e kombit shqiptar, eshte ne renie. Ne fjalet e tij ka me shume llafollogji se sa ide. Servilizmi sidpmos ndaj Albinit(edhe Rames) ne te njejten kohe, nuk ka llogjike. Ai duhet te jete ose me shqiptarizmen e Rames ose me shqiptarizmen e Kurtit, qe jane ne lufte per jete a vdekje me njera tjetren... Pavaresisht nga keto ai mbetet figure e madhe kombetare, vecanerisht per te shkuaren. Ai nuk ka vizion per te arthen dhe ne kete fjale te tij gabon kur propozon qe Kosova dhe Shqiperia ta vene ne kushtetute bashkimin kombetar. Kjo do e komplikonte shume punen dhe do lehtesonte armiqte e kombit ne luften kunder nesh. Rruga me e miere eshte rruga "jo revolucionare", por e faktit te kryer. Fatkeqesiht kjo rruge kerkon bashkepunim qe mungon sot ku Kurti i bie gozhdes dhe Rama patkoit. Mosbashkepunimi i Kurtit me Evropen dhe Ameriken per te arritur njohjen nga Serbia, eshte fatkeqesi kombetare....Profesorit tone te madh i ka humbur shqisa per te dallar mikun nga armiku...
Rama por edhe Salih Berisha e kanë sjell popullin shqiptarë në gjendje të till qëEuropa në sheshet e saj ka mbi 100.000 kurva ,ka mbushur burgjet e Europës me drogagji e hajna kanë shkatërruar Ushtrinë Shqiptare dhe kanë përgjysmuar numrin e popullsisë.
Pervec respektit , per Profesorin , nuk mund te le pa permendur dy tre vrejtje , qe nuk jane krejt anesore . E para , nuk ka folur , per fushaten elektorale te A. Kurtit ne Shqiperi . Po ta permendte , mire i ben Albinit . E dyta , pati mundsesine te demaskonte me kuc e mac , Foltoren . Nuk ka mbetur vend , per kritika politese ndaj ketij Nongrate dhe te shtonte se Amerika e beri punen e vet . Topi eshte ne fushen shqiptare . Amerika tregon henen , shqiptaret shofin vetem gishtin . Nuk eshte koha te flitet , per bashkimin Shqiperi- Kosove . Kemi nje nxitim nga Profesori . Eshte koha , per legjitimitetin e shtetit te Kosoves . Nuk eshte e thene te jeshe profesor , per gjithcka . Zgalem