EMRI: Alibeaj zbulon kandidatin e PD për Avokat të Popullit

26 Tetor 2022, 12:10Politika TEMA

EMRI: Alibeaj zbulon kandidatin e PD për Avokat të Popullit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj bëri publik emrin e opozitës që do të kenë kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Alibeaj tha se kandidatët e PD për të qenë kandidat për Avokat të Popullit ishin  Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Por në fund pas disa raundesh u vendos që kandidati i PD për të qenë kandidat për institucionin e Avokatit të Popullit të jetë Ledio Braho.

Ai theksoi se përzgjedhja e këtyre dy kandidaturave u bë bazuar mbi disa kritere, që ishin pastërtia e figurës, profesionalizmi por dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos kishin asnjë lidhje me sigurimin e shtetit.

"Procesi i përzgjedhjes dhe i votimit në parlament kërkon një shumicë të cilësuar 2/5. Duke pasur parasysh këtë premisë baze, të gjithë e këtë proces e kemi para me seriozitetin më të madh për shumë arsye.

Sot e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar është e deformuar. Institucionet e pavarura janë të kapura dhe të përqendruara në një dorë të vetme maxhoranca.

Në kemi dhënë sinjale për mënyrën si duhet të zgjidhen funksionarët e latë.

Kriteret e kryesore ishin, pastërtia e figurës, një element kryesor i konceptit të vettingut. Është një rast i mirë për ta vënë në jetë. Kandidati të mos ketë lidhje me shtetin dhe diktaturën.

Grupi i PD arriti të fokusohet në dy emra, Ledio Braho, Dorjan Gjomarkaj. DO bëjmë publike gjendjen civile për gjithësecilin", deklaroi Alibeaj. 

 

11 Komente

  1. h
    hahahahahahaa

    Vetem ne Shqipni ban vaki ,me ta zgjedh Avokadin e Popllit fisi i Krimineleve hahahah . A mundet nji Avokad i till me perfaqsue interresat e popullit nqs zgjidhet nga Kriminelet e Bandes PD ? Sigurishte qe jo

    Përgjigjjuni
    1. B
      BC

      prandaj te dashur shqiptare... kur themi se duhet hapur PD per nje fryme te re jo domosdoshmerisht nenkuptohet moshe e re. ky AliBeu dhe konet e tij jane shembulli ideal qe nuk duhet moshe e re por mendesi e re. kaq se pertoj me shkrujte me shume,,,,,

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        Avokati Popullit propozohet nga opozita. Se cilin zgjedhin ata, kjo vlen per tu diskutuar.

        Përgjigjjuni
      2. k
        kosta

        Rrot mulliri qe te dy, te politizuar deri ne fije e flokut. Ky gjomarkaj shkon dhe pertej rrotes ky eshte rrot ari. Medet per qokat e ketyre

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujku Plak

          Keshtu eshte kur Pushtetin e kane ne dore RQ. Me jep votat per hapjen e Dosjeve qe te demtoi Rq Muta, dhe Rq Byrisha, dhe une ty si Rq pa Parti qe je, te jap Avokatin e Popullit, vk se çfar Rendesi ka per Popullin Avokati i Popullit.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Himarioti

            Ky Ali Beu, gjaku i kriminelit të popullit, bën mirë të largohet nga jeta politike, me njërën faqe të zezë. Nëse vazhdon, do të largohet me të dya të zeza, si Berisha, Meta dhe Basha.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nji bajge fshati ne Politiken e Sqiperise

              Himarioti ,ke shume te drejte por ; Pse Politikan eshte ky bajga e Stanit !

              Përgjigjjuni
            2. f
              fitim

              Keta te PD-se nuk heqin dore nha malokeria....

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flase

                Vetem te mos kete lidhje me shtetin dhe diktaturen, thote i nipi Isait, por te kete lidhje me kriminelet dhe hajdutet e partite politike! Jeni ne binare ne kete shekull dhe mbas 30 vjet me avokat kelyshat e dobiçit te Sheqeres te nxjerre nga nje dere tjeter. Ruani Shqiperine ju socialiste se e bene kerme keta bashibozuke. Kush ish avokat i popullit? Nje femer e perdale dhe do mbrohet populli nga keta; keni pak moral nje çike pergjegjesi per kete popull?!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Vetem komunistet e PS jane te ndershem, si Xhaxhka, Balluku, Spiropali etj,prandaj avokati i popullit duhet te jete nga rasher e tyre. Shqiperia nuk ka juriste te depolitizuar sepse vedete e punes jane qoka per pazare votash.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DinPak

                    O Gazetar, 2/5 mund te jete pakice e cilesuar, dhe jo shumice e cilesuar.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje