
Politika di ta flasë shqipen në mënyrën e saj, sidomos kur bëhet fjalë për kalkulime elektorale, ku qëndrimet e Metës se në këto zgjedhje synon këshillat bashkiak bëhen të qarta në bazë të parashikimeve në Kodin Zgjedhor.
"Koalicionet zgjedhore paraqesin vetëm një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie dhe një listë kandidatësh për këshillin bashkiak", thotë Kodi Zgjedhor, neni 165, pika 3.
Ky parashikim ligjor erdhi pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të tetorit 2020 të cilat u konsideruan të njëanshme nga ana e opozitës por tashmë të pakthyeshme pasi vendi është zyrtarisht në periudhë zgjedhore.
Nëse duan të garojnë si koalicion, PD e Berishës dhe PL e Metës duhet të paraqesin një listë të përbashkët kandidatësh për këshilltarë bashkiakë. Pikërisht aty ku Meta e ka bërë të qartë se kërkon terren të lirë, për sa kohë i lëshon Berishës hapësirën e kryebashkiakëve.
"Ne luftojmë të dalim forcë e parë në të gjithë këshillat bashkiak të Shqipërisë, në radhë të parë në Tiranë e kudo. Ky është një objektiv i qartë dhe i pakushtëzuar nga askush", deklaroi Ilir Meta.
Këshillat bashkiakë, që janë pagëzuar nga Ilir Meta si parlamentet e ardhshme vendore, nuk demonstrojnë vetëm forcën politike të partive garuese, por edhe shërbejnë si një mekanizëm kontrolli ndaj kryebashkiakëve pasi i imponon punën nëpërmjet vendimmarrjes, një formulë që Ilir Meta e ka aplikuar edhe në të shkuarën kur ka qenë në qeverisje, si me Berishën me katër mandatet parlamentare në vitet 2009-2013 ashtu edhe me Edi Ramën në mandatin e parë të Rilindjes 2013-2017.
"Nuk mund të hyj në çështje emrash sepse nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë e as gjëkundi në gjithë Shqipërinë… nuk ndikoj për këto çështje kur përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë tjetër politike", tha Meta.
Kandidatët për këshillat bashkiak nuk kanë votë preferenciale, por janë me listë të mbyllur, çka do të thotë se renditja e tyre përkthehet automatikisht në kandidat fitues apo jo.(A2)
bo bo paskan per te hyre ne keshillin bashkiak sharebajgat e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja, Elona guri turikali surratmalokja drandja e mirdites dru me pre, Xhixho hundpinokja surratmalokja, Kajda gjoshe koka me qoshe kaptina boshe, nora bythderrja, Floida surratalienja, dhe Tedi bibiloshi kaptinboshi, hundpalloshi, gjelkokoshi tip sarhoshi , dhe Brisi pa brecka i tatimeve si dhe Epshurr Edhjet barkderr brahimkari i leshelise
COLI dhe LOLI bshke,koke me koke per te eklipsuar NJOLLAT E ZEZA qe u kane mbuluar fytyrat dhe na hiqen si engjej.