Uashingtoni zyrtar: Berisha u shpall "non grata" për shkak të korrupsionit, institucionet shqiptare duhet ta hetojnë. Ndëshkimi i tij s'ishte politik

25 Tetor 2022, 18:35Politika TEMA

Uashingtoni zyrtar: Berisha u shpall "non grata" për shkak

Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në këto momente dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare. Në takimin mes dy qeverive marrin pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare. Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, bisedoi pak para fillimit të takimit me shefin e shërbimit shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Zoti Escobar, cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen në dialogun e sotëm strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Do të thoja gjithshka që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe. Ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Ne do të kemi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare për të gjetur rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë. Tani që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global. Pra është e rëndësishme që të vazhdojmë të bashkërendojmë qëndrimet tona.

Një nga sektorët në të cilët Shtetet e Bashkuara kanë qënë shumë të angazhuara në Shqipëri, është ai i energjitikës. Cilat janë pritshmëritë për këtë sektor?

Shqipëria po kthehet në një qëndër të rëndësishme energjitike. Tani që Evropa po ndeshet me sfida në sektorin energjitik, ne duam të gjejmë rrugë bashkëpunimi me Shqipërinë për të ndihmuar në zbutjen e këtyre problemeve. Kemi bindjen se mund të gjejmë forma dhe rrugë ku Amerika mund të ndihmojë për të investuar në infrastrukturën energjitike në Shqipëri për të realizuar këtë synim.

Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj infrastrukturës së saj dhe ofruan ta ndihmojë atë. Për çfarë ndihme konkrete bëhet fjalë?

Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme dhe shpresoj, që deri në fund të ditës, të kemi një marrëveshje për llojin e ndihmës që do japim; unë pres që ndihma të jetë si teknike edhe financiare, për të mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Ju thatë që takimi i sotëm do të përfshijë një gamë të gjerë çështjesh. Siç e dimë Shqipëria është një vend i pllakosur nga korrupsioni dhe kohët e fundit qeveria ka bërë të ditur një nismë për një amnisti të gjerë fiskale, deri në 2 milionë dollarë. Ka patur shqetësime nga FMN-ja, Banka Botërore, apo Bashkimi Evropian, se kjo mund të përdoret për pastrim parash. A ndajnë edhe Shtetet e Bashkuara të njejtat shqetësime?

Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtasë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standartet globale dhe me kërkesat e BE-së.

A keni ndonjë qëndrim më të qartë, nëse kjo nismë duhet zbatuar, apo braktisur?

Nuk dua të hyj në thelbin e diskutimeve që do të kemi me zyrtarët shqiptarë sot, por do të kemi një dialog të hapur se cilat do të ishin pasojat.

Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?

Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Dua t’ju pyes edhe për statusin e demokracisë në Shqipëri. Opozita, është në një gjendje të çorganizuar që pas shpalljes non-grata të ish- presidentit Sali Berisha. Vendimi e rigjallëroi atë, ai drejton sot partinë, ose të paktën shumicën e partisë. Mund të argumentohet se vendimi ndaj tij, në një farë mënyre pati efektin e kundërt, veçanërisht po të kihet parasysh se nuk u shoqërua me ngritje akuzash nga organet e drejtësisë. Si e ndihmojnë vendime të tilla betejën kundër korrupsionit në Shqipëri?

Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.

Dëshironi të shtoni diçka tjetër për Shqipërinë.

Doja të falenderoja qeverinë e Shqipërisë për partneritetin dhe popullin e Shqipërisë për miqësinë e tyre. Takimi i sotëm një ditor është një simbol jo vetëm i bashkëpunimit mes qeverive, por edhe i miqësisë së thellë mes popullit amerikan dhe popullit shqiptar.

31 Komente

  1. E
    Eri

    Sal duhet futet ne burge jo vec non grada nga amerika dhe anglia

    Përgjigjjuni
    1. l
      l

      Kush ta hetojë dhe gjykojë ? Ata prokurorët dhe gjykatësit malokë që braktisën dhitë dhe me 3 muaj kurs plepash do zbatonin ligjin që as nuk dinë të flasin shqip ?

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dori

      Korrupsionin me te madh ky non grada e ka bere

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buda

        Jo vetem korrupsion, por edhe ka projektur dhe urdheruar vrasje makabre, shkaterrime dhe vjedhje te perbindeshme te pasurive te shtetit dhe qytetareve shqiptareve dhe ka te fshehura miliona euro e dollare ne bankat me mafioze te botes. Ka aedhur koha edhe per Shqiperine qe SPAK nuk mund te justifikohet me me kapjen e peshqve te vegjel-tani duhen kapur dhe hetuar deri ne qelize dy peshqit e medhenj: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Pas tyre te tjeret qeveritare hajdute me radhe...

        Përgjigjjuni
      2. k
        keli

        funderina komuniste mori ate cka meritoi

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Nuk ka prova dhe fakte per berishen ? As në Gërdec nuk u gieten fakte nga gjykatat e degjeneruara shqiptare. Ato shpërthimet ishin fishekzjarrë duke festuar një datëlindje në fshat.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            "K" sakte. Edhe ata te vraret ne bulevard nuk quhen fakte se jane varrosur.

            Përgjigjjuni
          2. n
            noname

            Kriminel

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eli

              Pa dyshim qe nongrad ashtu ka me ngel gjith jeten

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klajdi

                Ky esht rrote fare

                Përgjigjjuni
                1. i
                  iliria

                  Të gjithë na jemi rrota k... sepse na vetëm komentojmë, gjykojmë dhe presim që dikush tjetër për ne të krye punë.Na jemi popull frigacak nuk jemi të gatshëm për sakrifica dhe të kapim armët e me i zbyth duke filluar nga Saliu,Meta-j si djathtas e maj- tas.Pastaj me nisë pastrimin me gjykataës,prokurorë, avokatët e mafiozët.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Ani

                  Te gjithe i dime maskaralliqet qe i ka bere ky plak dhe pak e ka kte gje ky do burg

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Deni

                    Berisha ka qene i korruptuar gjate gjithe kohes

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ani

                      Duhet hetuar ne cdo aspekt berisha

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Indinjata

                        "Beri ",s'ka per tu gjykuar kurre sepse ai "MONUMENT AGJENTURASH",ai eshte pjell e po atyre qe bejne gam gam neper deklarata shtyp qe nje here na etiketojn "burre shteti" edhe pse vret live popullin e vet e nje here "Person non grata " !Sali Berisha eshte poliagjent i Serbise,Amerikes dhe i vendeve Arabe e per rrjedhoje ka luajtur nje rol pak a shume si Osama Bin Laden ku pas prishjes se ekuilibrave nga ana e tij , si rrjedhoje e rrjedhjes se trurit dhe te kapjes prej krimit ,ata qe e prodhuan kete vemje e braktisen pasi po konstatohej se revolta ndaj tij ne Shqiperi dhe perbaltja se ai mbrohejt nga pertej Atlantikut gjithnje por rritej .Etiketimi "person non grata " dhene Sali Beri-ishes u be per ti hedhur hi syve ketij populli ,duke ,na thene qe ne jemi distancuar nga veprimtaria e tij duke ahrruar qe ky popull eshte okular qe sa here qe kane qene momente kritike per te "fabrika qe e prodhoi i eshte gjendur strehe ku ka futur koken" sepse dikur ka bere betim ne skutat e erreta e per rrjedhoje atij i eshte dhene garanci e perjeteshme deri ne ndarrjen nga jeta !Edhe perpelitjet e po te zgjedhurit nge ata qe zgjodhen edhe Berishen,te kryetarit te SPAK-ut ,nje organ ky qe u ngrit me pompozitet se do luftonte krimin e organizuar ku deri me tani kemi vetem denime politike siç jane dy a tre raste sporadike per shohun e radhes qe drejtesia po funksionon dhe ku nga kjo shtylle e drejtesise jo vetem qe nuk eshte ndeshkuar asnje i inkriminuar ne krime me permasa te medha por perkundrazi na del nje here ne dy muaj kryetari i ketij organi i pavarur dhe na deklaron se i behen presione!Pra ky organ i pavarur tregon se perseri eshte i varur nga po ata qe e ndertuan dhe ia serviren ketij populli si peshore!Ndaj kjo eshte dhe arresyeja se perse drejtesia ne Shqiperi nuk funksionon dhe nuk vepron, ku gjykatesi popull ka denoncuar me emra e mbiemra me fakte e sterfakte e qe fatkeqesisht shkojne ne vesh te shurdher!Nje here na thuhet se s'kemi personelin e mjaftueshem,pasketaj pagat e mjaftueshme,pasketaj mjete per te levizur e keshtu me radhe ,duke mos na treguar te verteten se nga jane pengmarres me presione.Keto jane shashka qe vete hidhen per konsum ditor ndaj atyre qe u jane erresuar syte e nuk kuptojne qe ne kete sistem s'ka se si te kete drejtesi te barabarte perpara ligjit e per dinosauret qe kane marre peng kete vend ketu e 30 vite ,por vetem per cironkat!

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                        Bisha eshte VARREHIMESI I SHQIPERISE. Poooor ka KOMSHI Arben LLALA KRAJA ne vilat e Lalezit. Harrojeni ndeshkimin e tij nga Shqiptaret. Prandaj thote ..Une jam Sali Berisha o BUDALLENJ. rrofte varrehimesi poshte populli

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          Rama eshte nje armik i fshehte i drejtesise dhe transparences. I pelqejne aferat me biznesmene e politikane qe behen nga tavolinat e drekave ku siper leviz vere e shtrenjte dhe poshte, pluhur mrekulliberes. Institucionet i ka zevendesuar me rrjetin e tij te bashkepunetoreve dhe "pikat e forta" te oligarkeve. Nga Rama nuk mund te pritet te ndertoje nje Shqiperi me institucione moderne e demokratike. Ne kete format, ai do te komandoje Shqiperine dhe jo ta drejtoje ne menyre kolegjiale e institucionale. Organet e reja te drejtesise kane frike Ramen, me shume se Berishen dhe Meten. Ja pse Rama nuk duron dot ambasadoren USA kur ajo ndjek proceset ne sallat e gjyqeve. Juri Kim po ndihmon Shqiperine te formoje institucionet, nderkohe qe ai i "vjedh miellin". Konflikti nuk eshte i vogel por besoj qe amerikanet do tia dalin, per hir te drejtesise qe duhet te triumfoje patjeter per ta futur Shqiperine ne binaret normale te zhvillimit.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Rama eshte nje armik i fshehte i drejtesise dhe transparences. I pelqejne aferat me biznesmene e politikane qe behen nga tavolinat e drekave ku siper leviz vere e shtrenjte dhe poshte, pluhur mrekulliberes. Institucionet i ka zevendesuar me rrjetin e tij te bashkepunetoreve dhe "pikat e forta" te oligarkeve. Nga Rama nuk mund te pritet te ndertoje nje Shqiperi me institucione moderne e demokratike. Ne kete format, ai do te komandoje Shqiperine dhe jo ta drejtoje ne menyre kolegjiale e institucionale. Organet e reja te drejtesise kane frike Ramen, me shume se Berishen dhe Meten. Ja pse Rama nuk duron dot ambasadoren USA kur ajo ndjek proceset ne sallat e gjyqeve. Juri Kim po ndihmon Shqiperine te formoje institucionet, nderkohe qe ai i "vjedh miellin". Konflikti nuk eshte i vogel por besoj qe amerikanet do tia dalin, per hir te drejtesise qe duhet te triumfoje patjeter per ta futur Shqiperine ne binaret normale te zhvillimit.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              skeptiku

                              Mire komenti aty ....bravo .. nashi na trego ndonje shtet (makar ene ne Hene apo Mars) qe SH.B.A-te e "futen" ne binare ??? Me sa me kujtohet te pakten mua te tera shtetet qe kane rene nen protektoratin e SH.B.A-ve (i quanin ironikisht republika te bananeve) perveç kaosit dhe korrupsionit shoqeruar me krim nuk ju afruan tjeter gje .Kryesisht ne Ameriken Latine . Pastaj marrim Irakun, Libine,Libanin, Jordanine dhe Afganistanin ne ç'fare katrahure jane katandisur ..no coment . Shikoni ne Ballkan Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia dhe se fundi Kosova qe pas luftrave ne ballkan tash 20 e kusur vite qe nuk po "ecin" para por vetem me indietro ....prap no coment ..... pra te jete rastesi apo diçka tjeter .......??? Nuk po futem ne detaje se zgjatet shume dhe zor se do meret me mirekuptim nga kafkat boshe dhe "lepiresat" e Daj Sam-iut . Besoj se ju do me kuptoni ....

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Te na rroje partia

                              Berrisha eshte nje kale i ngordhur , PS dhe Rames i interesone qendrimi nongrates ne poltike ajo qe duhet te veproje per ta denuar kete kriminel eshte drejtesia por eshte e kapur nga vete krimineli te na roje SPAK dhe amerika bashke me gjermanin .

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Koli

                                Edhe Amerikes,nuk i merret vesh fare.Saliu vidhte,vriste,prej 20 vitesh,Amerika nuk thonte asnje gje.U bene zgjedhjet e Tiranes,ja moren Edit dhe ja dhane Lulit,te gjithe e dine cfare presioni bente Berisha qe Rama te terhiqej nga ankimet,Amerika prape nuk hapte goje.Arvziu thonte per Lulin,Yll ne ngritje:Per Saliun mbas vrasjes se 4 vetave,Arvziu pa pike turpi thonte :Burre shteti.Tani,o ju Amerika tallni Bythen me kete vend,o ne Shqiptaret jemi aq te prapambetur sa nuk e kuptojme te tallnen.

                                Përgjigjjuni
                                1. c
                                  coli

                                  Te dyja variantet qe permende ... bashke o Koli . Me kupton te dy variantet qe permend ne fund te komentit me siper shkojne bashke ...dhe kaq e e e . Pse pyet kur e di pergjigjen ??? Per kok boshet e lepiresat e te fortit ???

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Alban

                                  E hongri llozin xha saliu

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    NDESHKIMI

                                    Saliu dhe shume e shume te tjere duhet te ishin denuar prej vitesh. Ne Shqiperi nuk ekziston drejtesia. Denimi i elementeve kriminale nuk denohen me porosi. Perfaqesuesit e shteteve tek ne, benje te kunderten e atyre qe thone eproret e tyre. Ata jane pajtuar me kriminelet dhe prej 30 vitesh bejne sehir. Krimineli eshte kriminel. Nuk i shkohet ne zyre nje kryetar partie qe ka vjedhur e korruptuar ne permasa galopante. Qytetaret jane te zhgenjyer nga politika e nderkombetareve. Kjo eshte shume negative per maredheniet midis nesh. Drejtesia ka funksionuar ne te kaluaren. Nuk eshte pritur ndonje urdher nga te huajt per dhenien e drejtesise. Megjithate per situaten qe po kalon vendi, ndihma e nderkombetareve duhet te jete me efikase. Lufta ndaj kriminalitetit nuk pranon zbutjen e ashpersimit. Drejtesia eshte e frikesuar se eshte e paafte. Paaftesia drejton korrupsionin. Korrupsioni dhe kriminaliteti po i marin frymen popullit te ndershem.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      pop olo

                                      Hetuesi Kraja eshte ne krye te SPAK per te mbrojtur kriminelin Berisha jo per ta hetuar. Duhet hetuar Kraja fillimisht.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PER ATA QE NUK E DINE

                                        Kali i ngordhur ngordhi sepse AMERIKA e shtrydhi si LIMON dhe tani po e hedh ne fund te OQEANIT .Mos u merzit ZOTI SALI ne fund te OQEANIT do te takosh zoterinj te tjere qe AMERIKA i ka SHTRYDHUR para teje dhe qe i kane pas koqet aq te renda sa tingellimen e tyre e degjonte gjithe bota prandaj mos bej sikur je merzitur.Ti e dine dhe me pare sepse ke lexuar me laps ne dore veprat e shokut ENVER.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Edkari

                                          Amerikanet puro po mundohen te lejne opoziten pa kryetar por mutin do i hajne opozites shqiptare.E bashke me ta dhe spurdhjaket qe komentojne nga bodrumi kryeministrise. Edi Rames do ja q1jm3 qeverine dhe grupin e tij.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Edkari

                                            Provat dalin me vone. Ne Amerike ka patur raste qe njerez jane ekzekutuar me vdekje pa prova. https://www.epokaere.com/historia-tronditese-e-14-vjecarit-te-pafajshem-qe-u-ekzekutua-per-vrasje-ne-karrige-elektrike/

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Himarioti

                                              Duhet denuar Arben Kraja për shpërdorim detyre. Krajës i janë dhënë të gjitha mundësitë dhe mbështetjet për të arrestuar "peshqit e mëdhenj" dhe është marrë me burgosjen e ca varfanjakëve. Ai është faqezi.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dakord

                                                NDESHKIMI fjalia juaj "drejtesia eshte e frikesuar se eshte e paafte" nuk qendron. Une mendoj se duhet thene "drejtesia eshte e afte por eshte shume e frikesuar" sepse siç duket saliu dhe metaj kane shume fuqi akoma. Kane blere me parate e krimit dhe korrupsionit majtas e djathtas dhe kane precedente qe edhe te vrasin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lili

                                                  Per korruptionin ne Shqiperi gjate Berishes duhet te pyetet Cia edhe Rumsfeldi

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje