Ervin Salianji nuk është më deputet: Të njoftohet KQZ për vakancën e mandatit

30 Shtator 2024, 17:33Politika TEMA
Ervin Salianji nuk është më deputet: Të njoftohet KQZ

Seanca e sotme plenare ka nisur tensione pas vendimit të Gjykatës së Apelit (26 shtator) për të lënë në fuqi dënimin e Shkallës së Parë me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Kryetrarja e këtij Kuvendi, Elisa Spiropali njoftoi sot ndërprerjen e mandatit të demokratit dhe kërkoi që të njoftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vakancën e krijuar.

Edhe pse opozita kërkoi që të mblidhej Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, për shkak se vendimi ishte i formës së prerë, mandati i Salianjit u ndërpre automatikisht.

"Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë.

Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ", tha Salianji.

Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babalja” dhe do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ai u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Opozita deklaroi se vendimi për dënimin e Salianjit është politik dhe me këtë hap Edi Rama i ka hapur luftë opozitës.

5 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Bath bath por nje koker jane prape keta opordhzitare.Lereni rehat ate te shkretin ca deshet ja bete ju atij tani beni sikur luftoni per ate.Po qofte trap sic eshte treguar deri tani ne qofte se prap ai ju beson pasthirmave tuaja.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Varja ketij koke cepes..

      Nuk eshte me Deputet ! do te thote qe nuk mund te vjedhi me..... Aty lereni me mire .... qe te mos vjedhi me lepurushi me Trimat e Qazeqos...

      Përgjigjjuni
      1. V
        Varja ketij koke cepes..

        Nuk eshte me Deputet ! do te thote qe nuk mund te vjedhi me..... Aty lereni me mire .... qe te mos vjedhi me lepurushi me Trimat e Qazeqos...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Varja ketij koke cepes..

          Nuk eshte me Deputet ! do te thote qe nuk mund te vjedhi me..... Aty lereni me mire .... qe te mos vjedhi me lepurushi me Trimat e Qazeqos...

          Përgjigjjuni
          1. i
            i miri

            sa te lumtur jeni qe burgosen deputetet e opozites. njerez te peshtire, shisni bythen te Rama per 5 leke.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje