Çështja “Gërdeci”, avokati: Mediu duhet të rrëfejë të vërtetën, kishte dikë tjetër mbi kokë që e urdhëroi

11 Janar 2023, 10:58Politika TEMA

Çështja “Gërdeci”, avokati: Mediu duhet të

SPAK akuzoi zyrtarisht për shpërdorim detyre ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me çështjen “Gërdeci”, ku për shkak të shpërthimit të municioneve humbën jetën 26 persona. Pasi iu komunikua akuza, ai tha se gjithçka ka prapavijë politike.

Por avokat Idajet Beqiri, thotë se kjo është koha që ish-ministri Mediu të rrëfejë të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje, nëse tragjedia u shkaktua për shkak të shpërdorimit të tij të detyrës, apo për shkak të urdhrave që ai ka marrë në qeverinë ku shërbente.

“Fatmir Mediu është koha të tregohet i përgjegjshëm. Ai është jurist vetë dhe e di se cfarë do të thotë e drejtë penale dhe përgjegjësi penale, i njeh edhe rrethanat rënduese dhe lehtësuese por ai duhet tashmë ta thotë të vërtetën ashtu siç është, nga i mori urdhrat.

Nëse çdo gjë ishte pasojë e shpërdorimit të detyrës së tij, apo kishte dikë tjetër mbi kokë që e diktoi Mediun, apo Aldo Bumçin që të bëheshin bashkë në këtë krim që për mua është shtetëror i Sali Berishës dhe familjes së tij”, u shpreh Beqiri për Dritare TV.

3 Komente

  1. L
    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

    e verteta tregohet me kerbac,po te ishin prokuroret e enverit,fatja do pranonte edhe ato qe nuk i ka bere.ose ose cojeni ne Guantanamo dhe e shikon fatja p....e eli fares

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaq Cam budalla s'besoj te jet Fatmiri !

      Njiher e futen ne loje Shpellaret duke i pjerdh trurin me Miljona etj pervetesime si tok etj . Sot jemi ne nji situate Mbijetese e teper Kritike ku zgjuarsia e mbi te gjithe Rrefimi e Verteta se Kush e Urdheroj _ndan jeten e te Ardhmen e Mediut . Tregoj te Verteten _shton jeten .U perdrodh si bisht qeni ,ja futi vetes _minimumi 15-vjet Burg ne Rec . Madiu ka ne dore te veten e vet .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Nuk eshte aq trim Mediu sa te thote te verteten se ate e urdheroi Saliu per hapjen e uzines demontimit,uzines se vdekjes. Pastaj,Mediu ka vite qe i serviloset Saliut.. E treta ai ka frike nga Saliu se mos e vrete. Saliu mburret hapur me bandat e armatosura.Per keto (bandat) edhe drejtesia,SPAK-u kane frike dhe jo me Mediu.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje