
Gjykata e Apelit dha vendimin për ta rikthyer vulën e PD-së te Enkelejd Alibeaj dhe jo të Sali Berisha.
Evi Kokalari ishte e ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, një ditë më parë ku tha se, në qoftë se Berisha e humb vulën e PD-së ai të mos hyjë në zgjedhjet e 14 majit. Por të tërhiqet, të fillojë një fushatë të re dhe të rikthehet me një parti të re në zgjedhjet e 2025-ës.
“Berisha duhet të kishte hapur partinë e vet. Ai është vetë vula. Njerëzit ndjekin personat në politikë, jo vulën. Nëse nuk e marrin vulën, mos futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e LRI-së por të mos futen fare.
Të kthehen në fushatë, me një parti të re. Të kthehen të flasin me njerëzit dhe mos merren më as me vulë, as me korrupsionin të njëri-tjetrit, as me koalicion, por të ndryshojnë fokusin. Fatkeqësisht PS-ja do i fitojë zgjedhjet, këtë e dinë të gjithë, edhe ata të PD-së, por nuk e thonë me zë. Berisha është i pari që duhet të ndryshojë mënyrën si bën politikë.
Uroj mos bjerë viktimë e koalicionit me Metën, pavarësisht se LRI-ja është gati e atë pret. Meta mund të ketë interes ta shtyjë vendimin e Gjykatës që t’ia japë vulën e PD-së Alibeajt, që partia e Rithemelimit të shkojë tek ata.
Berisha duhet të ecë i fortë. Të bëjë një politikë ndryshe, t’i thotë Bashës mbaje logon, t’i thotë mirupafshim LRI-së, t’i kthehet bazës dhe t’i thotë do ribëjmë gjithë votat. Nuk ka më manipulim votash, nuk e lejoj.
Të heqë Albana Vokshin që nuk është votuar kurrë. Të vërë individë që kanë vërtet integritet, të nisë nga fillimi. Të ngrejë bazën dhe në 2025-ën të futet në zgjedhje me parti të re”, tha Kokalari.
Ajo u shpreh se, në qoftë se Berisha hyn në zgjedhje me logon e Ilir Metës kryen vetëvrasje politike.
“Nëse Berisha hyn në zgjedhje me logon e Ilir Metës është vetëvrasje politike. Është vetëvrasje që po e lë të futet kaq thellë në Partinë Demokratike. Po i dha fund koalicionit me Metën dhe ndryshon rrjedhën mund të ketë shpresë. E ke parasysh kur thonë i mbyturi të mbyt.
Berisha ishte me probleme, po mbytej nga non-grata, ne po mundoheshim ta nxirrnim. Tani të tjerët që mbahen tek ata se ata janë të mbytur. Ti i jep një këmbe atij, e ai të tërheq zvarrë fare. Kjo po ndodh me Berishën”, tha Kokalari.
Ja kemi thënë derrit se vetëm ajo ishte rruga ,por si mushkë shpelle që është ,nuk hante pyka.
Saliu te shkoje ne shtepi,Nuk ka bir kurve qe e sjelle ate ne pushtet,Eshte i mbaruar.Rri me inat.Ka bere zullume si familje,ndaj bene si i forte!!!
Ka ik per lesh qe ne 2013. FUND.
O Evi e kam thene prej kohesh tek ish kinema 17 nentori eshte nje dyqan vulash te kishin shkuar atje me perpara e te porosisnin sa vula te donin e si ti donin perse vinin verdalle keta kot dhe keshtu e kishin zgjidhur me kohe kete pune.