
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili thotë se agonia e kësaj force politike do të zgjatet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën.
Në emisionin “Barometri”, Kadilli u shpreh se grupi që mbështet Sali Berishën po demoralizohet, ndërsa grupi që mbështet Lulzim Bashën nuk ka kredencialet dhe besueshmërinë morale për të avancuar
“Situata nuk lehtësohet, përkundrazi agonia e PD-së zgjatet. Të dyja palët nuk kanë fituar, të dyja kanë humbur nga ky vendim.
Është e dukshme që ka një demoralizim dhe te grupi i zotit Berisha, shifrat e pjesëmarrjes në protestën e sotme e tregonin demoralizimin.
Krahu tjetër, nuk ka kredencialet dhe besueshmërinë morale për të avancuar. Të dyja palët po rrudhen”, theksoi ai.
Po dhe ti o Kadill snuk po fare....
Një zgjidhje ka për të rregulluar çdo gjë . Basha rikthehet kryetar,regjistrohet në zgjedhje të hënën,po atë ditë mbledh kryesinë e vet dhe propozon bashkimin e PD me kryetar Sali Berishën,kandidatët e PD pranohen ata të primareve dhe me gjithë fuqinë në fushatë për fitore në zgjedhjet lokale. Kjo e vlerëson figurën e Bashës përpara demokratëve,fut PD seriozisht në garë që në zgjedhjet e 14 majit dhe vërtetë e bashkon PD . Tani topi është në fushën e Bashës,po të jetë politikan duhet t'a bëjë.... Sot armiku është Rama,pasi t'a mundin pastaj të ulen me qetësi e të lajnë hesapet. Berisha,pas non grata, vërtetë nuk është më opsion në politikë ,por ai ka fuqi elektorale,pa atë nuk fitohet dot,përndryshe e ardhmja politike e Lulit me shokë nuk do jetë as si ajo e Dules dhe Ndokës me shokë...por më keq! Druaj se nuk e bën dot,edhe unë si shumë mendoj se Luli nuk ka tope për vendime të tilla ,por kjo është e vetmja rrugë mendoj unë për një PD konkurruese,kurse opsioni i aleancës me Metën është njësoj si të flesh në shtrat me shushunjat,në fillim të lehtëson heqja e gjakut nga ato,pastaj të vdes. Luli ose vepron tani ose shporret në Hollandë me turpin mbi shpinë!