Familja Berisha e ktheu historinë e Panajot Panos në histori pallatesh

31 Tetor 2023, 08:43Politika TEMA
Familja Berisha e ktheu historinë e Panajot Panos në histori pallatesh

Ish kryeministri Pandeli Majko ka reaguar ndaj spekulimeve të familjes Berisha rreth historisë së privatizimit të Klubit Partizani.

Në një postim të tij Majko shkruan:

"Nga media po shoh komente kontradiktore lidhur me faktin se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani" ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste.

Dje, për këtë cështje është aluduar se jam angazhuar zyrtarisht (me shkresa), në këtë cështje si ministër i mbrojtjes i qeverisjes socialiste, deri në vitin 2005. Shih linkun https://www.cna.al/politike/argita-malltezi-zbulon-komunikimet-majko-klosi-dhe-angjeli-shkembyen-ko-i379173

Ndërkaq, para disa ditësh, pasardhësi im, si ministër në qeverisjen e PD, zoti Mediu, ka deklaruar se "indicja" e privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar pasi ai është detyruar të kthejë një përgjigje të pakthyer nga ana ime, ndaj zotit Angjeli që u zëvendësua nga zoti Genc Ruli… Shih Linkun https://www.syri.net/syri_kosova/shqiperi/521221/fatmir-mediu-procesin-e-privatizimit-e-kishte-nisur-qeveria-socialiste/

Tani, ose njëra, ose tjetra, janë të vërteta! Të dyja nuk shkojnë bashkë!

E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohësha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.

Mirëkuptoj cdo lapsus, por në cdo rast dëshiroj të sqaroj, se pavarësisht kundërshtimit tim, procesi (në tentativë) i nisur në qeverisjen socialiste nuk vinte në diskutim ekzistencën e Klubit “Partizani” por kalimin e menaxhimit tek sponsori i Klubit! Ky Klub kishte peshën e Juventusit apo Realit të Madritit në historinë e futbollin shqiptar! Ai ishte pjesë e kujtesës kolektive që na bën këta që jemi!

Panajot Pano dhe brezi i tij, po të ishte gjallë nuk do na e falte shkatërrimin Klubit “Partizani", i cili ishte një pasuri publike dhe pjesë e historisë së Shqipërisë. Ky klub sportiv, sot ekziston vec falë insjativës private. "

Panajot Panos dhe shokëve të tij, ja kemi borxh ndjesën. Ata lanë pas një histori që vlen të kujtohet për “pronarët" e futbollit shqiptar.

Ju prishën fushën, ku u bënë ata që ishin! Edhe nga fotot bardh e zi, na buzëqeshin për të na kujtuar se…historia nuk është vec pallat! Sigurisht!

6 Komente

  1. S
    Shkullaku e ka profesion bythe-lepirjen

    Fb nuk eshte tribunal. Nese keta shpifin drejtohu gjykates ,problemet nuk zgjidhrn me status fb por me drejtesin drejtohu ne gjykate padit folsen folsin dhe drejtuesit e emisionit , kanalin tv per shpifje dhe dezinformation te publikut . Vetem keshtuvshkohet ne europe .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kazani

      Kujt ja the Pandi? Apo kokëlopës (në ato kohë)...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nostalgjiku

        Nostalgji per kohet kur Petrit Dume, nje nder sponsorat kryesore te klubit, shkonte per lesh me nje fjale te udheheqesit mendjendritur te PPSH. Nostalgji per kohet kur shteti bente cfare t’i donte bytha me token e tjeterkujt. Nostalgji per kohet kur futbollistet shqiptare nuk i nderronin fanellat me kundershtaret se s’kishin tjeter. Nostalgji per hunden e Majkos dhe lavatriçen e Cacit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Ik o Pandi ty te dhemb dhemballa te jesh burre

          Përgjigjjuni
          1. "
            "BOHOTINA"

            Pandi!!! Ben ate qe thote ky komentuesi me lart. Fjalet kot, duke hapur e mbyllur buzet mekanikisht e ftohtesisht, nuk te cojne gjekundi. Kjo tregon se nuk e ke zemren ne koke, por ne buze dhe ne xhep. Kajzerin e futbollit shqiptar mos e ze ne goje e ndot. Pra burri i shtetit zemren duhet ta kete ne koke - ka thene Napoleon Bonoparti.

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Krim shteteror per "Partizanin" nga PD e SaliHu me çakenjt. Eshte e vetmja skuader shqiptare me trofe nderkombetare. nje here kampione Ballkani dhe dy here fituese e medaljeve te argjendit, ne vitin 1958 ne Lajpcig dhe ne Hanoi ne vitin 1963. Eshte e vetmja skuader ne vend qe ka bilanc pozitiv me tere skuadrat e vendit. Eshte 17 here kampione, 15 here fituese e kuper dhe 2 here e superkupes. Me ka cuditur nje fakt qe nuk e dija. Ne gazeten sportive "Panorama Sport", botohet bilanci i çifteve para ndeshjes. FK "Kuksi" kishte bilanc pozitiv me FK Tiranen. Kjo se e ul Tiranen tone te madhe me futbollist legjendare ne histori, por kete bilanc duhet ta rregulloje se nuk shkon fare...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje