“Po prisja me televizorin ndezur kur filloi seanca. E para gjë që më ra në sy është që ka shumë anëtarë parlamenti i Shqipërisë, gjysma e tyre duhet të jenë. E dyta, është që janë të dhunshëm. E treta, asnjë prej tyre nuk përfaqëson popullin. Parlamenti çdo ditë të vitit duhet të diskutoj hallet e popullit, nuk është ditë e caktuar sot.
Por duke mos qene përfaqësues të popullit, por të partisë dhe kryetarit, kuptohet që hallet e popullit nuk vijnë kurrë në kuvend. Kur qe puna për të amenduar ligjin për rritjen e pagave të administratës, po ky parlament për pak orë i dyfishoi rrogat e deputetëve, lidhen dhe bien dakord kur është interesi i tyre, kur është puna të diskutohen hallet e mëdha të popullit ja çfarë ndodh dhe nuk është një rast i vetëm.
Është krijuar një situatë e tillë, më vjen keq që e them, por është turp të jesh deputet, kushdo të tregon me gisht, nuk përfaqëson vërtetë askënd, as ide nuk diskutohen, as probleme të mëdha nuk sillen. Ligjet që kalojnë shumica nuk i dinë se cilat janë. Kurse të mbrosh sot, siç janë një grup deputetësh, Sali Berishën, që e kam quajtur vite më parë, një fatkeqësi për këtë vend, nuk e kuptoj se çfarë duhet të jesh që t’i dalësh në krahë. Në një shkrim të fundit, i kam quajtur ‘spartanët e vendosur për të mbrojtur liderin e tyre’, por nuk të çon asgjëkundi ajo rrugë. Lere sistemin e drejtësisë të bëjë punën e vetë dhe njeriu për atë që ka bërë, do të marri atë që meriton”.
Kështu u shpreh diplomati Fatos Tarifa, në "Real Story".
Tos'o me ato bojaxhiut ke amerikont more non lek apo i bone raki me gjizë
Shume mire eshte shprehur zoti Fatos. Sali Berisha eshet vertete nje fatkeqesi e madhe per shqiperine.
Dollaret e bojaxhiut ku me demek leu ambasaden ne Washington i kishte per shkollen e cunit per Stenford..... Kjo vjedhje eshte parashkruar si afat kohor dhe na del e jep mend, cuni (me gruan e dyte) i kriminelit Sefo Tarifa sekretari personal i Enver Hoxhes.
Qe nje vend I vogel dhe I varfer I ka deputet te mbledhur me lopaten e krytareve te partise ke te drejte.Qe jane shume e per lume ke te drejte por mbushur mendjen Rames qe beri ndryshimet kushtetuese dhe nuk ka pranuar kurre propozimet e opozites per uljen e numerit te deputeteve.Nje administrate e fryer ne presidence,pushtet dhe parlament e paafte per ti sherbyer vendit dhe nje kryeminister lozanjar i Facebookut e podkastit hane parate e pasurite e vendit pa I sherbyer askujt