Gracka e butë për Gazmend Bardhin

30 Tetor 2023, 18:21Politika TEMA
Gracka e butë për Gazmend Bardhin

Nga Ylli Pata

Nuk ka asnjë çudi nëse në Kuvend do të shikojmë Flamur Nokën apo Edi Palokën që të ndalojnë deputetët të flasin apo marrin kartat magnetike. Kjo ka ndodhur që prej 10 vjetësh, jo vetëm pas ndëshkimit të Sali Berishës nga SHBA e Britania e Madhe. Madje, me shpalljen e tij të pandehur, pritej edhe më shumë. Nëse ndiqen rrjetet sociale të ndekësve të Sali Berishës ata u thonë njerëzve që flasin apo skruajnë që jemi ngopur me fjalë duam veprime.

E tek veprimet pritet ajo që ata thontë; protesta e mosbindje civile. Nuk është aspak surprizë. Siç nuk është suprizë që ishte e pritshme prishja e punimeve të Kuvendit. Është një skenar tashmë i parë. Por faktikisht ajo që ndodhi sot, dukej me keq se kaq. Një skenar i lejuar, i provokuar, sidomos, kur me një vendim krejt jo normal u rrëzua vendimi i përjashtimit të 23 deputetëve që kishin thyer rregullat parlamentare.

E sot, këta deputetë, i thyen sërish rregullat parlamentare; duke rënë një një grackë më shumë teatrale sesa reale. Sot Kuvendi kishte një axhendë diskutimesh të deputetëve. Prak u secili deputet mund të flasë për problemet e zgjedhësve. Pra një fushë të lirë. Ku mund të shprehë lirisht mendimet, qëndrimet, e pikëpamjet e tij.

E sikur deputetët e foltores ta shfrytëzonin këtë hapësirë për të folur atë që pritej, pra të thonin çdo gjë të pritshme e të parpitshme për Sali Berishën i pandehur, nuk do merrej për keq. Sepse e kishin mundësinë parlamentare për ta bërë. Por Sali Berishës nuk i leverdiste kjo, ai nuk dëshiron njerëz që ta mbrojnë. 

Ai kërkon që të tregojë se është factor që mund të ndryshojë axhendë, mund të detabilizojë, të lëvizë punimet e Kuvendit, madje t’i bëjë të pamundura zhvillimet e Kuvendit. E mazhoranca, me dinakëri, kishte lënë sot një axhendë diskutimesh të lira, në të cilat si Berisha, ashtu edhe pasuesit e tij mund të flisnin lirshëm, natyrisht në minutazhin e përcaktuar. 

Berisha donte teatër, e në këtë teatër ai kishte një aktor të ri, Gazment Bardhin, i cili sot ishte një koleg i Flamur Nokës e Edi Palokës. Ishte një grackë e butë për të, ku u pa qartë se ai nuk është më një përfaqësues i PD-së, por një zëdhënës i ri i foltores. Por në këtë aspekt ka mjaft konkurencë e në ditët që vijojnë do të shikojmë zhvillime të tjera.

10 Komente

  1. L
    Lida

    Tani Berisha eshte me tre sherbetore te zellshem Noka- Paloka - Bardhi ne mbrojtje te akuzave te Spakut.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Noka, Paloka, Bardhi luftojnë të tre për të trashëguar PD pas largimit të "Lexhendës". Situata është e njëjtë me Shehun, Kapon dhe Alinë për të kapur drejtimin e PPSH pas largimit të Hoxhës.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari jo dicidal

      I nderuar POPULL, ja cila eshte alternativa e opozites ! Ja cila eshte Foltorja e pare ketu e 30 vjet me rashe. Shkaterrim e vetem shkaterrim..... E doni sali Berishen ? vazhdoni!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Berisha është në hetim jo i pandehur o Patok

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben gangsterin edhe bardhoshja

          e kur ben ky beqir kavaje si garip me ate pamje homo me mjeker.... Shikoni o milet cfare fytyre te kercenon qe te mos ishte deputet ky do ikte me vrap edhe nga kalamanjt e lagjes,dhe sali krimineli krenohet me kete beqir. ku je o shtet muti

          Përgjigjjuni
          1. X
            XXXL

            O Ylli Rosa nuk Ben “burri” per dy lek te qelbura qe te paguan Mero duke bere shkrime me porosi. Je legen i shpuar.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Simoni

              Nëse kjo organizatë me bardhna, mula e thuthuqa, që i bashkohet babalja, vazhdojnë me turbullira, duhet të kthjellohet drejtlsia, ligji i barabartë për të gjithë. Ky vet, ka akuzuar nokën për vilën 700 000€ në Lalëzë aty ku ka zë, sështë pa gjë. Merini mor pastrojeni këtë vënd, ndryshe do kemi noka e thuthqë që hanë në parlament nga taksat tona.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Berisha do varur ne mes te parlamentit. Saliut mund t'i beje ball vetem SPAK-u. Ne fakt per kete egersire,populli i ka shpresat te SPAK-u. Te pakten te meret nje vendim per arrest shtepie.

                Përgjigjjuni
                1. ce

                  Ah sa na mungon krrici i faros ne seance se ai me kollaro dhe dy gishta lart do kishte hyre sonte brenda ne parlament mbi nje motor policie duke bere garipin para deputeteve te maxhorances.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fariu

                    Krriçi i Faros e paska emrin në listen e re non grata të Britanisë së Madhe, prandaj i ka ikur zëri.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje