Financimet ruse në PD, Çupi: Berisha e ka ditur, i lidhur që në 91-shin me Moskën! Me Bashën po veprohet njëlloj si me Koci Xoxen

14 Shtator 2022, 15:17Politika TEMA

Financimet ruse në PD, Çupi: Berisha e ka ditur, i lidhur që

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”- kështu thuhej në burimin e qeverisë amerikane, një deklaratë kjo ktheu sytë nga Lulzim Basha.

Si ish drejtues i Partisë Demokratike atë periudhë, emri i Bashës u ‘valëvit’ ditën e sotme si personi direkt përgjegjës për skandalin e financimeve ruse në PD. Por për analistin Frrok Çupi e vërteta është ndryshe. Ka qenë lidhja e vjetër e ish kryeministrit Sali Berishës me Moskën ajo që ka sjellë PD-në në këtë gjendje, e cila sipas gazetarit, u formua nga komunistë.

I intervistuar nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj, Çupi zbuloi se në PD, nga lidhjet e Berishës u injektua një sjellje ruse, ku të gjitha zhvillimet dhe intensiteti  i ngjarjeve në to, përkon me një vend si Rusia.

‘Është e njohur prej shumë viteve që një gjë ndodh në këtë vend. Kemi prekur me duart tona me lëkurën tonë efektet ç’kanë kanë shkaktuar këto. Rusia është tipike që e ka në faturën e vetë, në mënyrën e vetë sesi funksionon, financon parti politike, media, shtyn kaosin, e çon situatën deri në gusht shteti.(…) Rusia prej vitesh, unë mendoj që Partia Demokratike ka pasur lidhje me Rusinë që në 91-shin.

Efekti më i madh që mori kjo situatë ishte se ne nuk u ndamë kurrë nga komunizmi. PD mori një trajtë që s’kishte lidhje me demokracinë dhe kjo ishte një lëvizje dubël Serbi. Në PD u instalua e njëjta metodë, vrasja, helmimet siç i ka Rusia.’- tha Çupi.


Çupi u ndal edhe në emra konkret për ta theksuar këtë përqasje pro rusë në PD, e cila sipas analistit e kishte zanafillën qysh prej vitit 1991.

‘Rastet janë këto, Pjetër Arbnori lideri i madh i PD-së, i cili për shkak të një helmimi shkoi në botën tjetër. Ali Spahia po ashtu, ish ministri i mbrojtjes i cili u urdhërua të sulmonte me ushtrinë e shqipërisë zonat e jugut, Zafer Xhulali të njëjtin fat pësoi.

Të gjithë komunistët më të egër në 92 u mblodhën në PD dhe në pjesën tjetër mbeti një realitet i caktuar dhe sot e kësaj dite kemi efektet e kësaj metode, PD tashmë nuk arrin të ngrihet më. Stili rus nuk mund të gjenerojë më pozitivet.’- pohoi Çupi.


Se cili drejtues i PD-së, duhej të kryqëzohej Çupi tha pa hezitim emrin e Berishës, ndërsa Bashën e cilësoi si një viktimë që i përngjan gjithë kalvarit plot faje të Koçi Xoxes.

‘Asgjë deri në 9 shator në 2021 nuk ka ndodhur asgjë pa lejen e Berishës dhe Basha është një njeri që ka firmosur, tashmë viktimë por sigurisht është element i përdorur prej Berishës. Njeriu që ka lidhje me Moskën dhe ka pasur është padyshim është Berisha. Është e turpshme të thuash gënjeshtra. Siç e bënë me Koçi Xoxen të gjitha ai i hante.’- tha Çupi.

19 Komente

  1. e
    e mor Shpellar Serbo Rropsia . Hape gojen )))

    Rrespekt i Madhi Frrok Cupi ,per gjithe shkrimet tuaja qe jane nji drite e forte ne erresiren e bere ne kto 31-vjet nga fara e Djallit te Mallkum . _Shpresojm qe Aleratet tane te pershpejtojne Drejtesine e Spak ,te bejne Drejtesi ne vendin tone . na eshte mohuar gjate Drejtesia .Duam t'I shohim bushtrat Esadiste, sa me par pas Drejtesise e ne Rec . Durimi eshte nji kosto shumee rende sot per shqiptaret . Duhet pershpejtuar Procesi me Banden e Krimineleve dhe Tradhetareve te Kombit . [ salih b- i.mutaJ- lyrash basha etj ]

    Përgjigjjuni
    1. t
      tani

      injornte te tilla as ps nuk i don

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Respekt pa fund per Frrok Cupin. Gjithemon i saket dhe i vertete ne shkrimet dhe mendimet e tija. Fjalet e Frrokut rençin ne veshin e perendise.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Historiani

        O Frroku harrove dhe zonjen Topalli te cilen e coi Sala ne Moske kur e beri kryekare te parlamentit thjeshte meqellim per ta rekrutuar baba Rusi,njelloj sic beri Ramiz Alia me Mihal Bishen e nje mut tjeter qe i coi tek Gorbacovi

        Përgjigjjuni
        1. b
          beni

          historian ka..i tregon vete nivelin qe ke, o Zot sa poshte kemi ra!!! me idiote te tille

          Përgjigjjuni
        2. i
          ilir

          Ha Frrok ha se te ben mire,te bie mllefi...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Je i madh Frrok Cupi, me kete fraze i ke thene te gjitha:"PD mori një trajtë që s’kishte lidhje me demokracinë dhe kjo ishte një lëvizje dubël Serbi. Në PD u instalua e njëjta metodë, vrasja, helmimet siç i ka Rusia."

            Përgjigjjuni
          2. k
            koli

            Ham ham o Frrok...ham ham

            Përgjigjjuni
            1. l
              lulzimi

              e perdoren sa e perdoren edhe e hodhen si lecke , ne rast se jane marr ato lek jane marr prej berishes vete

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albano

                Me sa me kujtohet, te me falin ne qoftese nuk jam i sakt, ne vitin 2016 ose 2017 kam pare nje kronike televizor,qe Basha ka bere nje takim me ambasadorin rus ne ambasaden ruse ne Tirane.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani T

                  13 mars 2017

                  Përgjigjjuni
                2. j
                  jari

                  per shpirt dhe berisha bohet si putini , si natyre ashgu jane ne fakt dhe putini ka vrare dhe saliu ka vrare

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arben Llalla

                    Shpifje!

                    Përgjigjjuni
                  2. k
                    keli

                    Ku ka gje se sdi saliu

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Megisa

                      Berishes trut i dalshin se ai na ka fflliq si vend ne po hajt mo

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Klajdi

                        Si berisha si luli si pd e te gjitha oergenjshtrimet qe po bejne do iu dalin tpalarat ne shesh

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          VV koqevarët

                          Nuk hynë minarja anë thes. Të gjithë jemi dëshmitar të ngjarjeve 1990 -2022 se çfarë ka ndodh në Shqipëri nga njerëzit e regjimit komunistit sllavo ortodoks - serbo rus. Është e ditur një ditë i del duqi dhe ky është vetë fillimi në Shqipëri dhe tash do shihni çdo të dal në Kosovë për ata që 2006 -2022 ia vunë flakën a shtetërore dhe e kanë sjellë Kosovën në vitet e 90. Secila berra në fund viret për këmbët e veta. Tash shkojnë bijën në gjunjë e kërkojnë shpëtim nga gjiganti KM E. Rama, por jo është vonë dhe me shumë dëme.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Milot

                            Ky eshte turpi me i madh qe ka pasur shqiperia ti bejne non grata dhe ketu dhe te kepusi qafen legeni

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niki

                              Saliu eshte molla e kalbur e historise shqipetare

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje