Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Ai u shpreh se fitoret i kanë të arritura me punë dhe përkushtim, teksa njoftoi se tashmë ka nisur puna për zgjedhjet vendore 2027.
“Nuk është diçka e re, e kemi bërë këtë gjithmonë sepse ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e ardhshme vendore. Duke bërë atë që dimë të bëjmë si askush tjetër, të nisim nga organizmi dhe energjizimi. Vitin e shkuar morëm një fitore shembullore, me 83 mandate. Duhet ta keni parasysh shumë mirë që nuk na i fal kush.
Ne jemi forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend. Jemi një parti politike që asnjëherë nuk ka folur vetëm me veten që kur mori mandatin e parë, por gjithmonë është përpjekur të flasë me njerëz dhe të kuptojë ata. Kemi bërë atë që kemi thënë, nuk na ka dalë gjithmonë t’i bëjmë në kohën kur kemi dashur, sepse jeta sjell shumë të papritura, sidomos jeta politike ka të papriturat e veta”, tha kryesocialisti.
Jeni forward me e poshter me hajduta ne krye ballukun me ty pallosh palace burre..jeni bere me keq se PD kriminela
Vjedhjet, e gjithfarellojeshme, nuk na i fal kush, ato i marrim, nga grabitja e buxhetit te shtetit, qe e kemi ligjeruar, nga ” fitorja” e zgjedhjeve.
Ne fakt po, jeni me te korruptuarit qe nga belinda karcanaj krfica xhacka me kryebashkiake burgjeve me drejtora dhe gjithshka,mendoni dhe me SPAK keta bejne kerdine dhe jane te vetedijshem ,mendoni sikur SPAK mos te ekzistonte fare ,,rropt ku tikete rilindja dhe pd-ja bashke,mor fare e keqe
Mbaj fort Saleh-un, artisto! Se me të ik ai në të Sugarbabes... Ti shkon shumë shpejt, në të Anesë!.