Neomalsorja e luginës së Drinit midis xhubletës dhe kostumit të deputetes: “Nuk e kam ndrru petkun” (VIDEO)

1 Prill 2026, 15:15Politika TEMA

Neomalsorja e luginës së Drinit midis xhubletës dhe kostumit

“Lidhja jeme shpirtërore me Drinin asht se m’ka rujt kur unë nuk kam ditë as mujt me rujt veten, e as familja mu… Drini për mu asht përtej një lumi, asht frymim… asht jeta për mu edhe gjithë komunitetin në dy anët e tij”, kështu e përmbledh lidhjen me vendin e saj, Marjana Koçeku ose siç quhet ndryshe Neomalsorja. Është rritur brigjeve të atij lumi dhe përballur shpesh me sfidat dhe rreziqet. Ishte jo më shumë se 11 vjeç kur në rrethana të jashtëzakonshme është gjendur në timonin e një mjeti lundrimi në luginën e Drinit. Një urgjencë shëndetësore e një grupi turistësh francezë do t’i ndante bashkë me vëllanë e saj në dy role për të shpëtuar jetë. Shikimi i të atit me krenari kur mbërrin në kalatën e digës në Koman, i ka shënjuar gjithë jetën e saj. Një vetëbesim që do të vazhdonte të rritej luginës së Drinit, në sfidat e pandalura të saj dhe familjes.

Gjimnazi i Jezuitëve “At Pjetër Meshkalla” do të ishte një tjetër etapë që do t’i forconte një lidhje të re shpirtërore, atë me elitën e Shkodrës, të përndjekur e të persekutuar gjatë regjimit komunist. Në çdo derë klase, thotë Marjana, ishte një emër martiri dhe mësuesit na e rrëfenin ditën e parë të shkollës historinë e secilit. “Shpesh kam imagjinu po sikur të mos këputej zinxhiri i asaj elite të Shkodrës e mbarë Shqipërisë, po sikur ata të kishin vazhdu kontributin për atdhe, si do të ishte Shqipëria sot?” Ajo flet me shumë pasion për traditën, origjinalitetin dhe vlerat e vendlindjes që ruhen të paprekura “ashtu si nanat tona i rujnë gjanat me vlerë në arkën e bukur të nusnisë, ashtu Veriu ka rujt vlerat e veçanta që bota i ka harru apo humb krejt”.

Marjana Koçeku flet gegnisht në parlament dhe thotë se nuk asht thjesht zgjedhje por përkatësi. Kostumi formal i deputetes nuk i ka zbehur aspak lidhjen me xhubletën. “Nuk e kam ndrru petkun” thotë ajo me krenari ndërsa rendit sfidat e zhvillimit të zonës dhe gjithçka ka nisur të ndryshojë. Rruga e Komanit, e Dukagjinit dhe shumë projekte të tjera që kanë nisur apo së shpejti do të startojnë, e afektojnë krejt zonën e malësisë. I rikthehet vazhdimisht lënies në harresë të Veriut për shumë vite nga njëra qeveri në tjetrën, ndërsa tregon pse beson se Partia Socialiste dhe kryeministri Rama do t’i japin zhvillimin e shumëpritur krahinës. Koçeku flet edhe për turin “Punët e Shqipërisë” dhe çfarë pritet të sjellë, ashtu si dhe për integrimin e Shqipërisë në BE si një ndër kauzat më të rëndësishme të kësaj mazhorance. Ndërsa debati brenda partisë për të asht veçse një element i funksionimit të demokracisë.

Thirrja për Drinin, ose “Drini 2030” është nisma e saj si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Katastrofën mjedisore që e kërcënon rrjedhën e këtij lumi, e sheh si problematikë jo vetëm mjedisore por edhe si dëm për ekonominë e kësaj zone. Ajo ka një thirrje dhe kërkon bashkëpunim mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës për t’i dhënë zgjidhjen finale pastrimit të lumit Drin, qysh në origjinën e tij, në Pejë.

Ndiqni në gazetën Tema një intervistë të deputetes Marjana Koçeku, për Shqipërinë e epërme dhe sfidat e zhvillimit, por dhe një tjetër dimension të lidhjes së saj shpirtërore me luginën e Drinit.

21 Komente

  1. D
    Drejtesia

    Te lumte moj bije. Vendi yne ka shume nevoje per vajza si ti. Keshtu vazhdo, qe te na mrekullosh.

    Përgjigjjuni
    1. a
      arrifi

      ....po me urën ç'paten xhanëm. Çtë keqe ju beri xhanëm ???

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana e Re

        Grua simpatike dhe e zgjuar

        Përgjigjjuni
        1. A
          Astrit

          Debile e palloshit te gjate hajdut…Ca gjuhe flet kjo, serbisht?!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jete e shendet

            Ky Fati perdorka .esau duket fasulet me hudhra! Ishin shume pordhe! .err shembull nga Fahriu I gjore we ha pace! Ai njje beri po u be historike. Mos harroni them leucine e institucionit te p.rdhes: Hasan Po.dha!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo

              Nuk e ndrru po je pa dinjitet se je w nënshtruar ndaj partise, zero ide personale, vetëm kartonin lart.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keta jemi ky eshte niveli

                Bravo....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Neo fshatarka

                  Koçeku , Zegjineja Janë perludi i Ramës Këtë stad as në Britani nuk është aritur që kanë qindra vjet demokraci Rama ka shkëlqyer Zgjedhjet e tjera të marë ndonjë neo fshatare se dhe fshatit i ngelet qejfi

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha

                    Gjuha shqipe në parlament nuk është malokce. Të paktën përpiqu të flasësh gjuhën letrare.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      letrari

                      Po cfare thua a derman. Kjo eshte nje frekuese e Rames dhe sic ka hyre ashtu do dale nga parlamenti, cope tulle. Kjo akoma nuk e di nga lidhet gomari mgjse malesore e rilindur. Gjuhen letrare duhej te fliste po ca ide ska e ca ja fut per cfare ti vije mbare, fiks ne din shkon.

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Rogën 3000mij euro

                      Rama po të ketë mbi 70 të tillë deputet se vetëm 50 ka Do ta bënte rrogën për Shqiptarët 3000 mij euro në muaj Ça të bëj nuk i ka Janë ca edepsëz që se dëgjojnë ja shiko Braçen mer vesh ai njeri I bërtet Rama nga një vesh i hynë e nga tjetri i dalin Xhafa E tjetri e tjetri Çtë bëj Rama i shkret

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kot Fare

                        Po cfare na duhet e Ke ndru Petkun ti apo Jo..Po per Qytetaret cfare ke ndryshuar,,Asgje..Po ik vidh dhe ti si Te tjeret dhe ngarkoni popullin me llogarine tuaj …

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dukagjinsi

                          Me bani pershtypje kur thote :"Po sikur te mos keputej zinxhiri i asaj elite te Shkodres e mbare Shqipipnise ..." Nese nuk e di duhet te pyes me te rriturit ose te lexoje dhe do te mesoje se zinxhirin e elites se Shkodres e mbare Shqiperise e ka keputur partia meme e PS dhe eterit gjakatare te ketyre me te cilet neomalsorja eshte rreshtuar te cilet nuk kane keputur vetem zinxhirin e elites se Shkodres e mbare Shqiperise por kane keputur edhe mijera jete te njerzve te pafajsheme edhe ne moshen e saje dhe me te re se ajo. Ajo duhet te mesoje se edhe Dukagjini i saje eshte lare me gjakun e dukagjinasve te pafajshem qe u masakruan nga hordhite komuniste vetem per terror dhe per ti nenshtruar. Duhet te mesoje se vetem nga nje familje , nga familja e Lulash Gjeloshit te Shoshit, komunistett kane vrare 13 pjesetare, masakra ndaj te cileve ka ngjashmeri vetem me masakren ndaj familjes se Adem Jasharit. Duhet te mesoje se ne shtator te vitit 1946 tek Ura e Shales kane vrare ne sy te dukagjinasve dhe ne sy te familjareve te tyre, pa gjyq dhe pa asnje faj kater dukagjinas dhe mbi kokat e tyre xhelatet komuniste kane thyer arra, pa permendur dhjetera e dhjetera raste te ngjashme. Duhet te mesoje se partia meme e PS u hoqi te drejten femijve te Dukagjinit te flisnin neper shkolla e institucione gjuhen e bukur gege dhe i detyroi te perkthenin vetveten dhe te flisnin paradite toskerisht ne shkolle dhe pasdite gegnisht ne shtepi. Dhe duhet te mesoje se per gjitha ato krime monstruoze as eterit, as bijte e tyre qe jane ne pushtet sot nuk kane kerkuar njehere ndjese, nuk kane shfaqur asnje shenje pendese.

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .....'

                            Tërë këta, që paskan vrarë komunistët pa gjyq! Po ty, pse nuk të kanë vrarë? Dukagjini zbrit nga mali, / merre tokën që ta fali, / që ta fali ty partia, / të dha jetën të dha lirinë. - kështu i këndonit atëhere "komunistëve të poshtër", o "burrat e dheut" dhe "trimat e maleve". Atëhere kur këta "vrasës të kuq" ju sollën shkollën dhe qendrën shëndetsore në fshat, ja morën tokën Tuçëve e Domëve dhe ua dhanë pa shpërblim. Vranë "pa gjyq" ca "të pafajshëm", që bashkëpunonin me ata që vrisnin pas ferrës Bardhok Bibët dhe Cucat e maleve, në bashkëpunim me "martirët klerikë". Dhe më, nëse nuk do të qe këputur zinxhiri i përmendur në shkrim, do të qemë akoma si në kohë të Zogut: me bejlerë, agallarë, bajraktarë e ç'nuk; do të kishim ende Lula të vocërr, "A kini qymyr zotni", se dru me pre vazhdoi mjaft, etj; ndoshta do të kishim a jo ndonjë punishte duhani, sapuni apo lëkure... dhe tullumbace (opinga) me rrota motorçiklete, dhe një popullsi mjerane, ndoshta pak të shtuar tek 1 ose 1,5 milion, jo më shumë. Askush nuk ju detyroi të mësonit gjuhën e "huaj" për përdorim vetiak dhe në arte (at'kohë, një pjesë e dramave janë shkrijtur në dialekt...), gjuha letrare "toske", duhej të mësohej njëlloj, si për toskët edhe për gegët; besoj ndryshon dialekti korçar, gjirokastrit, beratas nga gjuha letrare. Pastaj, ata Dukagjinas që kanë vendosur të jetojnë jashtë, me dialektin e tyre komunikojnë me bosët atje? Pika përshtypjesh që të bëri ai, këputje e zinxhirit, o Dukagjin i 1945-sës. Sa për Adem Jasharin, nuk ka krahasim; ai luftoi për atdhe, kurse ata të pagjyqtë, që s'kishin bërë asgjë të keqe, nga cili pushtues luftuan?!, mos panë ndonjë ushtar të huaj mes ushtarëve të popullit? Lërini mor këto mbroçkulla. Oj, u vranë pa gjyq thotë... t'i vije pushkën pushtetit popullor nuk ishte krim për ty e Gjeloshët. Shkelje e ligjit ishte ç'ishte. Për kohën që flet vepronte ende pushteti popullor i fronti demokratik, madje kishte edhe komandantë vendi.

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Labi

                            Ha, ha, ha, Neo Shkurte Pal Vata! Shoku Lenin Rama e ka mbushur parlamentin me kopilet e brigadiereve te kooperatives bujqesore. Pjella adulteresh neper ugaret e misrit. Kenaquni o shpellare se ky vend i juaji eshte!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjergj Fishta I riu

                              Nje baba kishte pese djeme. kishte bere dy here burg politike per agjitacion e propogand. Erdhi demokracia dhe zoteronte shume toke. Keter nga djemte u bene me Partine Demokratike. Njeri u be antar i Partise Socialiste. Kur ndau token e ndau ne katersh dhe nuk i dha asgje ketije me Partin Socialiste. Iku i gjori ne Kryeqytet, u shkule dhe nga nje cope kasolle ku mbante femijet se babai i vinte perdite e i thoshte: o te largohesh nga Partia Socialiste ose te me lirosh dhe kasollen. Fshati qe ishin ne shumice bolshevike, filluan ta kene frike ish te burgosurin politike. I luteshin: vere doren ne zemer e jepi toke dhe ketij se e ke femije. Kurre e kurre jua kthente. Medet filluan te peshperisin bolsheviket po ta kete pushtetin ky, mjere ne te mjeret, jo ne nga fshati do na perzere por dhe ne Shqiperi s'do na lere vend. Erdhi 1996, e kater femijet e tjere shiten tokat, i futen parat ne firmat Piramidale dhe iken me qira ne Tirane. Babai doli dhe u ngatrrua me fshataret ( do komunist) qe blene token e femijve te tij. Ata i tundenin dokumentet e blerjes me gjykate e Noter. Ky ju thosh: do ju vrase se nuk jua kam pire kafen. E i thonin ata duke e nxehur dhe me keq: Nuk asht koha e ballhutes kur malet ishin pa qeveri. Kur doli se femijet nuk i muaren asnje kest ne firmat Piramidale nuk e suportoi hidherimin dhe doli e vrau pese fshataret qe kishin blere tokat e kater femijve demokrate. E arrestuan, kater femijet demokrate u ngujuan nga gjakmarrja, levizte vetem ai qe ishte me Partine socialiste dhe familjet e te demtuarve kishin deklaruar se nuk do qellojme mbi ate se ai ka vuajtur nga babai kriminel e pesuar gati si ne. Askush nga femijet nuk shkonte ta shikoi babain, ish te denuarin politike. Kater te ngujuarit mendonin se duke e abandonuar babane, te zbusin pake familjet qe kerkonin te hakmerreshin kurse i pesti thoshte: ka qene ne mend Enver Hoxha qe e mbante ne burg ate kriminel. Dikur kater femijet demokrete iken per Itali nga frika e gjakemarrjes, babai vdiq dhe komunalja varrosi ne nje varreze te nje rrethi tjeter te persekutuarin politike.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Detari

                                Cfare roli ka kjo ne kuvend di njeri gje?

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arbeni

                                  Në zyrat e shtetit flitet gjuha zyrtare e ligjëruar e jo gegërishtja e sali malokut moj zonjë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    aa

                                    O Arben. Nuk shkruhet "gegerishtja" po shkruhet "gegenishtja" ashtu si nuk shkruhet "Grurishtja" por shkruhet "Grunishtja"

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      ABC

                                      "Gegërishtja", zyryarisht. Ha, ha, "gegenishtja", thotë aa, mbase e kam ganim, por, "gegnishtja" apo "geg'nishtja me dialekt gegë.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. s
                                      sapa

                                      Nuk e kam ndrru petkun!Aa duhet te kuptoni se ka mesazhe ketu me kuptim te "thelle"!Mjere shqiperia se nga kush drejtohet dhe si drejtohet!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje