U përjashtuan se mbështetën Salianjin, anëtarët e PD Durrës në seli: Duam ballafaqim me Berishën! Foltorja e Salianjit vuri në lëvizje PD-në (VIDEO)

1 Prill 2026, 12:00Politika TEMA
U përjashtuan se mbështetën Salianjin, anëtarët e PD

Dritan Burgija, kreu i grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit, dhe anëtari Arlind Boshku, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës, kanë mbërritur në selinë blu për të kërkuar ballafaqim me kreun e PD, Sali Berisha, pasi vlerësojnë se vendimi për përjashtimin e tyre nga partia është i pa drejtë.

“Duam shpjegime për përjashtimin tim dhe Arlind Boshkut, kolegut tim. Isha edhe në 2021 para jush për të njëjtën gjë, pasi në atë kohë dilja dhe kërkoja dinjitetin e zotit Berisha pasi u përjashtua nga lidershipi i asaj kohe. Sot kërkoj dinjitetin tim. Nuk është çështje pozicionesh po dinjiteti. Çdo rresht i vendimit është anti statutor. Kam kërkuar ballafaqim me lidershipin këtu dhe fakte e prova që çuan në shkarkimin tim. Janë bërë akuza shumë të rënda për mua dhe kolegun tim. Nuk kemi bashkëpunuar me PS, është gënjeshtër shumë e madhe”, tha Burgija.

I pyetur nga gazetarët, Burgija u shpreh se foltorja e organizuar nga ish- deputeti Ervin Salianji në Durrës, ka qenë ajo që vuri në lëvizje Partinë Demokratike.

“PD u vu në lëvizje pas asaj foltoreje të Ervin Salianjit. Deputetët dolën në terren që i thonin Berishës nuk na vijnë në takime qytetarët. U treguam se nuk u vinin atyre qytetarët, jo se nuk na vinin ne. Pse nuk vjen Berisha në Sukth?”, tha ai.

 

 

3 Komente

  1. S
    Sass

    Erdhe mire deri diku por kure the qe duam ballafaqim me z. Berisha kjo e prishi per ate cfare kerkoni, duhet te theksohej takim me terroristin Berisha merreni guximin dhe tregojani para zyres tij. PD zoteri eshte thjeshte nje grupim terroristesh qe bejne plane vetem per te vrare te gjith ata qe nuk ulen barkas para SALIH BIN LADENIT

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      " Duam ballafaqim me Berishen ...! " A u hengert mortja qe u ka mbetur ora te E. Hoxha : " uji del I kulluar nga butimi ( Enveri ose Berisha , njesoj eshte ) , Po na I turbullon Muli ketej poshte ....! A u hengert mendjen sic jua ka ngrene , Po Berisha eshte hal... e madhe , burimi I felliqesirave . Mulnokerite Jane rrekete e kesaj hal... Z. Mero , ne simetri te plote me berishizmin eshte edhe ai krahu qe ti I kushton ditirambe si kengetaret e tufezave dhe arezave dikur dhe gijotinen e censures e mban sakllam te mprehur .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juve

        Ndaj thone.ta dije demi cfuqi ka.po kta si duket kte radhe e kanë mbledhur mendjen vetem se nuk duhet te percahen dhe te bej mbrapa se kjo e ka bërë Berishën te fort per 35vite..e reja fiton gjithmonë ndaj te vjetres eshte ligj i natyres

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje