
Evi Kokalari ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryedemokrati Sali Berisha, për kërkesën e saj për të garuar në 23 maj në zgjedhjet për kryetare të PD-së.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari është shprehur se kërkesa e saj për të garuar për kryetare të PD-së është bërë publikisht në 16 mars dhe në 19 mars i është dorëzuar Berishës përmes avokatëve amerikanë.
Kokalari shtoi se PD nuk është parti personale e Sali dhe Shkëlzen Berishës, teksa shprehu bindjen se ata nuk do të arrijnë dot ta mbajnë atë me dhunë.
Më tej Kokalari hodhi akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, për të cilin tha se është në pazar me kryeministrin Edi Rama. Ajo shkruan më tej se ka dorëzuar prova në Departamentin Amerikan të Shtetit për këtë çështje.
Reagimi i Kokalarit:
Më 16 mars i kam kërkuar publikisht Sali Berishës të më shtojë emrin për garën e kryetarit të PD-së. Më 19 mars, kërkesa i është dërguar zyrtarisht nëpërmjet avokatëve.
Sot është data 31 mars, pra kanë kaluar 16 ditë pa asnjë përgjigje. Thonë se do të krijonin një komision që do të merrej me kandidaturat, por ky komision duhej të ishte gati kur deklaruan publikisht që po hapej gara për kryetar të PD-së.
Që unë do të kandidoja, Berisha e dinte shumë mirë që në 2023. Ia kam shkruar vazhdimisht, si Sali Berishas ashtu edhe Shkelzen Berishas, që patën shansin e fundit në 2021 për të korrigjuar çdo gabim që kishin bërë për 35 vitet e fundit. Ata nuk e bënë, por abuzuan me të gjithë ne. Tashmë është momenti të dalin dhe do dalin: me hir apo me pahir. Por një gjë është e sigurt — kandidatura ime për ta nuk ishte surprizë.
Tashmë merren me “Babalet” dhe me ata që përjashtojnë nga PD-ja, dhe qartazi e bëjnë këtë për të hequr vëmendjen nga fakti që po vonojnë komisionet dhe çdo gjë që duhej ta kishin gati një muaj më parë.
E kam të qartë lojën e tyre, dhe ta kuptojnë: nga kandidimi im nuk do të shpëtojnë. As nuk mund ta refuzojnë, sepse ata që i dhanë shpresë Berishës nga SHBA, së shpejti do të kenë telashet e tyre dhe Berisha këtë betejë nuk e fiton.
Nuk di si ta bëj më të qartë, veçse të them që arresti shtëpiak i Berishës, i cili u hoq në bazë të pazareve me Ramën, mund t’i kthehet, sepse kjo është pista që kam ndjekur këtë javën e fundit pasi Babale e bëri publike dhe konfirmoi që Berisha, në këmbim të heqjes së arrestit shtëpiak, fali zgjedhjet vendore të majit 2025.
Ai që mundësoi atë pazar midis Ramës dhe Berishës, do të ketë telashet e veta, por edhe personi që mori këtë vendim (gjyqtari) mund të ballafaqohet vetë me drejtësinë dhe, nëse ka marrë urdhra nga Edi Rama për ta hequr arrestin shtëpiak, jo vetëm do të humbasë licencën, por shanset janë që do të kalojë edhe ai/ajo nga SPAK një ditë, sepse SPAK nuk shkon vetëm pas parasë. Korrupsioni merr forma të ndryshme.
Pazari Rama-Berisha si fakt i konfirmuar nga Babalja, ka kaluar tashmë si informacion në DASH dhe ndoshta SPAK do duhet të jap llogari së shpejti tek ata që e finacnojnë.
I them këto sepse Berisha nuk kupton që mua s’më trembin fëmijët e Trump-it që po vjedhin rëndshëm në atë vend dhe, në krahasim me ta, Berisha dhe Shkëlzeni janë peshë shumë e lehtë.
Kështu që ju sugjeroj edhe njëherë të mos vonojnë këtë garë.
Kandidatura ime s’ka nevojë për aprovimin e një komisioni që do të jetë i pavlefshëm, sepse shanset janë që përbëhet nga individë po aq të korruptuar sa Berisha vetë, që i ka futur në parlament pa asnjë votë. Dhe për sa kohë që nuk justifikon dot ekzistencën tënde në atë parti pa asnjë votë të fituar në emrin tënd, nuk mund të kesh tagër të kualifikosh apo jo kandidaturën time dhe ekzistencën time në atë institucion, e cila ishte një nga arsyet kryesore pse Berisha arriti atë “comeback” si kryetar i saj sërisht.
Personalisht e kam vërtetuar tashmë që lufta ime për mbrojtjen e PD-së ka qenë shumë e fortë. Lufta kundër Berishës është, pa diskutim, lufta e duhur për të shpëtuar partinë, prandaj për sulme kundër partisë nuk më akuzojnë dot. Nëse duhet të thonë se kam bërë luftë kundër Berishës, le ta thonë — sepse ajo deklaratë vetëm vota më sjell.
Sërish, është pothuajse 1 prill, dhe Shkëlzen dhe Sali Berisha duhet të më përgjigjen zyrtarisht mua (apo avokatit) dhe të mos luajnë me të drejtat e shqiptarëve më gjatë se kaq. PD-ja, përveçse nëse Shkëlzeni më sjell një tapi të regjistruar në kadastër që nga formimi i saj, nuk i takon Berishës dhe me dhunë nuk kanë për ta mbajtur.
Dhe me manipulim votash nuk kanë për t’ua kaluar njerëzve të tyre. Kushdo që hyn në këtë garë tani e ka marrë paralajmërimin: kjo është një betejë që nuk keni për ta fituar; madje, do të rrezikoni çdo shans për të vazhduar në politikë në të ardhmen.
PD-ja më 23 maj duhet të ketë vetëm një garë të pastër, të pamanipuluar nga Vokshët, Nokerat dhe Këlliçët: një garë e pastër midis dy themeluesve të Rithemelimit:
Evi Kokalari vs Sali Berisha.
Znj. Kokalari jepni përshtypjen sikur jeni UFO në politikën shqiptare. Nuk kuptoni apo bëni sikur nuk kuptoni se, si PD-ja e 1991-shit, edhe ajo e Rithemelimit, nuk kanë përfaqësuar kurrë të djathtën natyrale të Shqipërisë? Madje e kanë mision: të godisin çdo element, filozofi apo prirje të së djathtës natyrale. Dhe, nëse nuk e keni kuptuar: për aq sa e djathta natyrale e Shqipërisë do të jetë e përjashtuar nga politika, Shqipëria nuk ka për të parë hajër!
PD - Parti Degjeneratash.
Nuk ka te djathte ne shqiperi o mik.gjithsej mund te behen dy mije veta . Kush do ti votoj?
Dhe e perfaqeson kjo, pa asnje lloj kontributi. Ju nga inati i Saliu mbeshtesni cdo delirant qe u del para. E kjo tregon sa ne ajer jeni.
Dhe , kush është e djathta natyrale e Shqipërisë ? Mund të na e përshkruash ? Të pyes seriozisht .
Mos u lodh kot moj evi se edhe po te lejoj sali krimineli,ajo eshte parti e privatizuar me hipoteke ne emer te vampirit sali dhe nordiket nuk e tradhetojne kriminelin se i beri me prona nga shkodra ne sarande
Evi, nuk e kupton se e ke tepruar? Meqe jo, atehere ha nje gogel se me Ergiten nongrata nuk perballesh dot, sepse e ka te thelle vrimen e oarave ajo, mos harro se ka edhe Fazlliqin qe e financon Sali kermen. Sa te kete te bijen e Susie Wiles nuk pyt Saliu per ty o Evi, e di vete ti kete. Nuk i pagoi kot Saliu ato $800.000 per 2025 per bijen e Susie-es.
Moooosssss se na u drodhen leqet e kembeve nga kandidimi i Kok(p)alarit
Pse prone e kujt eshte? Kur dilje ne foto me Salen e Lirine e kujt mendoje se ishte partia?
Kjo kandidon online? Shko ne terren o Kokalari.
Akoma ska marre mjekim kjo
Po pse jeni vene PD ta merrni Beni një parti te re, me njerëz te ndritur, por mua me duket ne albanistan meqenëse ju ka dalë boja nuk merren ropt, serioz me politikë, eshte talent i maskarenjve
I ka ngelur ora ne vitin 1990. Eshte komplet jashte realitetit.
Ne PD te gjithe jane te shkundur nga trute dhe shto dhe kete budallaçken qe duket se nuk ka pasur kurre tru.Gjithsesi tashme duhet quajtur Parti e Debileve.Bejne gare kush te deliroje me shume e kush te broçkullise me shume.
Flitet gjithandej ne amerike dhe shtepin e bardhe se Evi Kokolari eshte asi nen menge qe do te shpetoj ameriken nga nje lufte e pergjakshme qe mund te perhapet ne lindjen e mesme, ndersa kandidatura eshte per ti prish pune non grates, Pra aktualisht shikohet si shpetimtarja e amerikes, ndoshta do te propozohet per presidente ne amerike qe mesa duket do ta kap kete pozicicion kongresi amerikan po zien per emerin e saj
PD është pronë e saliut si PS pronë e edit
Evolution! Nuk ke pune me Berishen! Ke pune me F.Noken dhe Lucon e Elbasanit , nenkryetar te Pd. Berisha me ligjin e Pd nuk eshte ne Kryetar I PD, sepse eshte humbes I I zgjedhjeve te 11 Majit!( me aresyetimin se zgjedhjet ishin fars, gje e nuk eshte ne statut, kur institucionet e percaktuara nderklmbetare I njohen). Sipsas Statutit te PD kur je humbes nuk je me kryetar I PD. Nenkryetaret ( 1 mbas Berishes) eshte sot juridikushte Kryetar I Pd eshte Flamuri N. Sepse Berisha nuk eshte realishte dhe juridikishte Kryetar I PD.) Eshte humbes! Skema e sotme qe po zbaton Berisha eshte sikur Ai eshte fitimtar!) Avokate e tu duhet ta kuptojne kete difference! Zonje ti duhet ti drejtohesh Flamur Nokes, jo Berishes qe juridikishte nuk eshte i Kr. I PD! Drejtoju Flamurit per regjistrim, kerkoj perjjigje dhe qofte edhe 1 dite perpara percaktmit te kandidateve, vere ne veprim abokatet. Te siguroj se mbas kesaj ti do te jeshe ufheheqsja e Opozites ne Shqiperi!