Fatmir Merkoçi: Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

31 Mars 2026, 18:50Politika TEMA
Fatmir Merkoçi: Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton

Në një intervistë televizive, analisti Fatmir Merkoçi ka komentuar situatën aktuale në PD me përjashtimin e disa anëtarëve që kanë mbështetur nismën e Ervin Salianjit ose kanë shpallur dëshirën për të kandiduar për kryetar të PD. Merkoçi thotë se PD nuk ndryshon nëse nuk ndryshon mentaliteti.

Ai kujtoi se edhe në 2013 Berisha zgjodhi të mbështesës Lulzim Bashën kundrejt Sokol Olldashit dhe Basha fitoi.

“Ndryshimi vjen nga mentaliteti. Tek PD kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën. Ky defekt nuk është i sotëm, është trashëguar ndër vite. Le të marrim kandidimin e Sokol Olldashit me Lulzim Bashën. Berisha mbështeti Lulin dhe ai fitoi. Pra, është trashëgimi. Në Shqipëri mungon e djathta. PD nuk ka fraksione dhe nuk mund të funksionojë. Kandidatët që dalin janë individualë dhe nuk kanë një program”, tha Merkoçi.

Në listën e anëtarëve të përjashtuar nga PD ditët e fundit përfshihen Rudina Alla,  kryetare e Forumit Demokrat të Gruas; Zheni Gjergji, e cila u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit; dhe Alesia Balliu, e cila kishte shprehur ambicien për të kandiduar për kreun e PD-së kundër Berishës. Vendime të ngjashme u morën pak ditë më parë edhe në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ku Dritan Burgija dhe Arlind Boshku u shkarkuan pasi mbështetën lëvizjen e Ervin Salianji.

3 Komente

  1. F
    Forster

    O Fate na jeni bere si morri i Serbit ju pseudo-analistet e famshem, neper portale dhe ne intervista televizive per sa i perket komenteve bolshevike te majte apo te djathte boll me komente lepi ndonji kocke kur te hedhin ,se per politike,s'ja thua dot se po te mori vesh baca sale te fut ne rreth te kuq si Trebicken.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mekaniku

      Fatja-ish shofer Zuku,tani analist,hahaha.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TA VE LALA SONTE

        Fate Ke 35 vjet Qe i sherben komunistit shpellar I Jep oxigjen akoma plakut Mere Ke Lepurin ne bark 50kg Ja u ka rasur fort po je burre formo Partin tende

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje