
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave prezantimin e nismës së saj ligjore për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për prindërit—veçanërisht nënat—që kujdesen për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe sindromën Down, duke theksuar se kjo iniciativë është produkt i një procesi të gjerë konsultimi dhe reflektimi.
Tabaku bëri të ditur se për hartimin e projektligjit janë zhvilluar tre seanca publike, përveç komenteve dhe sugjerimeve të dhëna nga organizatat e shoqërisë civile në faqen zyrtare të Kuvendit. Sipas saj, këto konsultime kanë qenë thelbësore për të përmirësuar dhe zgjeruar përmbajtjen e nismës.
“Kam marrë sugjerime konkrete nga organizatat dhe prindërit, të cilat më ndihmuan të zgjeroj grupin e përfituesve dhe ta bëj këtë nismë më gjithëpërfshirëse,” u shpreh ajo.
Duke iu referuar të dhënave, Tabaku theksoi se aktualisht janë rreth 15 mijë përfitues që përfshihen në kategorinë e sindromës Down dhe spektrit të autizmit, ndërkohë që mbështetja financiare për kujdestarët mbetet minimale.
“Pagesa prej 14 mijë lekësh në muaj është qesharake dhe nuk garanton as minimumin e nevojshëm. Ky grup ka nevojë për një sistem mbështetës real dhe një infrastrukturë të mirë menduar,” theksoi ajo.
Deputetja e PD e vendosi nismën e saj në një linjë të njëjtë me përpjekjet e tjera ligjore për aksesueshmërinë e këtyre grupeve, duke nënvizuar se qëllimi është ndërtimi i një qasjeje të plotë dhe të qëndrueshme ndaj kësaj çështjeje.
Në një moment të fortë emocional dhe politik, Tabaku e cilësoi kujdesin e këtyre nënave si një punë të papaguar me vlerë të jashtëzakonshme për shoqërinë.
“Kjo është një punë e papaguar që ka më shumë vlerë se çdo punë që bëjmë ne këtu. Ato janë heroina që heqin dorë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e tyre,” deklaroi ajo.
Duke kritikuar mungesën e një përgjigjeje të qartë nga qeveria, Tabaku theksoi se çështja kërkon përgjegjësi dhe veprim konkret nga institucionet.
Në fund, ajo bëri thirrje për bashkëpunim përtej ndarjeve politike, duke theksuar se nisma duhet të mbështetet nga të gjithë deputetët.
“Nuk ka rëndësi emri që vendoset mbi ligj. Rëndësi ka që Parlamenti të ngrihet mbi interesat personale dhe të miratojë një ligj në interes të grave dhe familjeve. Le të jetë një nismë e përbashkët e të gjitha zonjave deputete,” përfundoi Tabaku.
JEMI QE JEMI!!!!! A SI FUSIM NJE TE ASHTU. ....POR TE JESHE NE OPOZITA ESHTE KOLLAJ FARE , POR PARATE KU JANE......KUJDESTARET E INVALIDEVE PAGUHEN DHE U NJIHET VJETERSIA.....PO KA QE SKA E DALE INVALIDE KJO DUHET PARE....PO KJO KATEGORI DUHET NDIHMUAR NE SHKOLLE ME MESUES PLOTESUES QE E NDJEKIN FEMIJEN QE NGA VJEN NE SHKOLLE DHE DERI SA I DOREZOHET PRINDIT.....
Femer idiote
Prape kjo? Miliona te paguan Mero ty kjo apo ke urdher nga rame Saliu?!
o bibe sales kur ishe ne bashki nuk e ngrite asnjehere kete problem,as kur paetia jote ishte ne pushtet ,tani qe nuk ke gje ne dore llap gjithe diten,ato nena e meritonin me kohe kete shperblim
Kur ishte PD ne pushtet nuk I kishte ne liste sepse familja nongrata kishte gjoja fondacionin e saj the ndihmonte fatkeqet duke I paguar mesuesit me leket qe paguanin prinderit e gjore si i paska rene ne tru kesaj bibe duhet ti kete thene dikush