
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve, arritjeve dhe nismave në arsim. Ajo e nisi komunikimin me përditësimin e punës mbi dy kapitujt e arsimit në përmbushjen e negociatave me Bashkimin Euroian.
Dua ta nis nga ky i dyti, pra kapitulli 26 - ku pothuajse kemi përmbushur të gjitha piketat. Konkretisht, është krijuar tashmë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar. Kemi Planin e Veprimit për Arsimin Dixhital 2025-2030, ku edhe përmes kronikave televizive ju keni pasur një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e këtij informacioni. Është lançuar Baza Shtetërore e të Dhënave të Arsimit të Lartë (SMIAL), e cila është një bazë të dhënash që përdoret prej korrikut të vitit 2025, që gjurmon aktivitetin studimor online nga notat, te klasifikimet. Kemi planin e veprimit për arsimin e lartë dhe planin e integritetit. Dhe gjithashtu, kemi miratuar në Qeveri ligjin për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, dhe me miratimin e ligjit edhe në Parlament, plotësojmë 100% piketat përmbyllëse në raport me procesin e integrimit.
Për sa i përket kapitullit 25, ministrja Kumbaro tha se jemi në fazën e avancimit të plotë:
“Janë miratuar aktet nënligjore të Ligjit për Kërkimin Shkencor. Po rrisim gradualisht buxhetin dedikuar kërkimit shkencor. Paketa e akteve nënligjore është mbyllur, i cili ka kaluar në 0,3% të PBD dhe na kërkohet që në vitin 2030 të shkojë në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Është miratuar plani i veprimit për tabelën evropiane të inovacionit. Kemi ndër të tjera dhe platformën ACRIS, regjistrin e kualifikimeve shkencore”, tha ministrja.
Puna për përmbushjen e kapitujve 25-26 vazhdon sipas kalendarit, si pjesë e grupkapitullit 3 të negociatiave me BE.
Ate kapitullin e hajdutllikut, si do ja beni qe ta mbyllni, se eshte shqyer fare. Nuk ka bir curve qe e rregullon.
Kapitulli mbyllet kur thote konisioni BE.
Ca kapitulli do mbyllni se jeni bërë qesharake akoma ska emra dhe nr rrugësh do hyni në BE. Të gjithë hajdut duke filluar nga saliu në 92-n deri tek zengjinja
Kjo hap shalët dhe fap "mbyll" kapitujt ...edhe shtrigë edhe putanë.