Parlamenti i Izraelit miratoi ditën e sotme një ligj të diskutueshëm që e bën dënimin me vdekje normë për palestinezët e dënuar nga gjykatat ushtarake për sulme vrasëse, duke përmbushur një premtim të aleatëve të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Ligji përcakton se “kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit për arsye racizmi ose armiqësie ndaj një komuniteti, dhe me qëllim dëmtimin e Izraelit dhe rilindjes së popullit hebre në tokën e tij, do të përballet me dënimin me vdekje.” Në praktikë, kjo dispozitë do të zbatohet kryesisht për palestinezët e dënuar për sulme kundër Izraelit.
Projektligji u miratua me 62 vota pro dhe 48 kundër. Kryeministri Netanyahu dhe ministri i tij, Itamar Ben-Gvir, votuan pro, dhe ky i fundit u pa duke festuar me shampanjë.
Ligji ka shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë e kanë kritikuar, duke theksuar se ai krijon diskriminim ‘de facto’ ndaj palestinezëve dhe dëmton angazhimet e Izraelit ndaj parimeve demokratike.
Pas miratimit, një OJQ izraelite për të drejtat e njeriut njoftoi apelimin në Gjykatën Supreme të Izraelit, duke sfiduar vlefshmërinë e ligjit. Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI) e quajti ligjin “kushtetues, de facto diskriminues dhe, për palestinezët në Bregun Perëndimor, të miratuar pa bazë ligjore.”
Ja keni fut kot plako se ju po i vrisni palestinezet edhe pse nuk keni nje ligj.Ndaj s kuptoj perse e doni ligjin?
Po pati ngel ndonje palestinez per t’a denuar me vdekje, se shumicen e kane vrar ose perndjekur prej tokave dhe shtepive te tyre. Me vjen ndermend vrasja e atij djaloshit 14 vjecar, nje femij qe e vran ushtaret izralit nen preteksin se u gjuajti me gur, si bisha te terbuara e ndoqen nga pas dhe e qelluan nga afer pas shpine dhe nje bastard ushtar merr nje gur dhe ja ve pran trupit te adoleshentit dhe e shtyne afer tij me kemb dhe mer nje foto me telefonin e tij si prove. Nderkohe djaloshi perpelitet ne mes te rruges dhe jo vetem qe nuk i dhane ndihmen e pare por as nuk lejuan ambulancen per t’i dhen ndihme per 45 minuta deri sa dha jete ne rruge. Dhe kjo shtazeri vazhdoi deri aty qe nuk lejuan familjen te terheqi trupin dhe t’i jepnin lamtumirat e fundit. Kete ngjarje mund t’a shihni ne rrjetin e BBC qe e publikoj me pamje filmike te kamerave te sigurise. Te ngjeth mishin kur sheh nje krim monstruoz te kapur live nga kamerat. Dhe ne kete ligj te ri, Israeli i jep carte Blanche ushtrise te bejn si duan dhe mund t’a justifikojn me kete ligj qe po miratojn!
Te drejte ke cizme! Po kto i ka denu me vdekje Irani, tani do i Paguajne te gjitha