Në njërën shishe shihej uji i pastër, që sipas saj përfaqëson cilësinë e ujit si ka qenë vite më parë, e në shishen tjetër shihej uji i ndotur, që sipas saj është cilësua që ka sot.
Ajo tha se nevojitet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të arritur që t’i japin një zgjidhje këtij problemi, që sipas saj ndikon drejtpërdrejt në turizmin e vendit.
“Ky është uji i Drinit siç e mban mend gjyshi im, i gjallë, i ftohtë, i pastër, siç ka qenë dikur. Ndërsa ky, është uji i Drinit sot siç e shohin mijëra vizitorë dhe mysafirë që vijnë nga të tëra anët e botës për të parë Shqipërinë. Kjo është pasojë e dy shteteve shqiptare që ende nuk kanë mundur të zgjidhin bashkë një problem të përbashkët.
Unë sot po kërkoj pikërisht këtë, ta zgjidhim bashkë. Zgjidhja ekziston dhe ekspertët e kanë thënë. Së pari, na duhet një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës dhe veprim konkret. Së dyti, rrjeta e barriera në rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi për me dalë mbetjet para se të kalojë kufirin. Së treti, investim në impiante pastrimi të ujërave të zeza në komunat kosovare përgjatë Drinit me bashkëfinancim prej BE, i cili ka tashmë 50 milionë euro të alokuara për ujin në veri. Së katërti, monitorim të vazhdueshëm, jo 4 herë në vit, por çdo muaj dhe me raporte publike”, shpreh deputetja.
Kjo është puna e një deputeti Të lumtë Vazhdo derisa ta zgjidhësh problemin
Here e pare qe shikojme nje problem shqqetsues ,qe e sjell nje deputet nga zona qe mbulon dhe merr parate! Ne se do vepronin te gjithe si kjo deputete,mund te kishte me shume zhvillim Shqiperia! Bravo dhe le te behet shembull i zgjidhjeve te problemeve ne baze
mire e ka kjo , por kjo vete ka ndertuar nje shtepi pritese per turiste pak metra mbi liqen dhe une nuk e di se ku i derdh ujerrat e zeza kjo, por me siguri ne liqen se ne ate zone nuk ka kanalizime publike.
Marjana, bravo per ngritjen e ceshtjes ne parlament por edhe bizneset duhet te kontribojn pak me shum per pastrimin e drinit dhe ruajtjen nga mbeturinat qe shkarkohen ne lumenj. I njof shum mire lumenjt qe derdhen ne Koman. Lumi i Stupes, lumi i Shales dhe lumi i Zvines pa permendur lumin e Temalit kane shum mbeturina te hellura nga turistet dhe nga bizneset. Ka humbur sensi kolektiv sepse vetem njehere ne muaj te organizoheshit, do i pastronit te gjitha shtigjet dhe lumenjt nga mbetjet e riciklushme. Keshtu veproj une qe operoj nje hotel te vogel ne Otava. Edhepse pastrimi i rruges perpara hotelit eshte pergjegjsi e bashkise, cdo mengjes i mbledhim gjerat qe hellin kembsort per te ruajtur imazhin. Edhe sikur te kishim nje qeverri si te Zvicres (te cilen fatkeqsisht nuk e kemi) menaxhimi i liqenit te Komanit eshte i veshtire te behet nga qendra. Duhet mikro menaxhim Marjana. Dakord, mund te kerkoni fonde por jo cdo gje zgjidhet nga qendra. Pastaj te ujrat e zeza siq me te drejte e permend Aleksi me lart, po te thuash asnje biznes nuk ka investuar per te bere gropa septike. Nejse, me vjen keq per degradimin qe po perjton aj vend. Turp bizneset qe vetem kerkojn te vjelin dhe jo te merrnin inicjativa te cilit do u ktheheshin ne perfitime. Rrespekte nga nje i aferm Marjana.