Erion Braçe flet në Kuvend mbi rritjen e çmimit të karburanteve: Një shoqatë 'kartel' kërcënoi sigurinë kombëtare

30 Mars 2026, 18:09Politika TEMA

Erion Braçe flet në Kuvend mbi rritjen e çmimit të

Gjatë seancës në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ngriti si çështje modelin e tregut të hidrokarbureve që po ndikon në çmimin e naftës, e cila shihet të ketë tendencë rritjeje.

“Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera”, tha Braçe.

Deputeti tha se Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon. “Me tregun dhe çmimet e sotme në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Po flas për çmimin neto, pa taksa fare që është më i larti se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi”, u shpreh Braçe.

Ai adresoi edhe shqetësimin për reagimin e furnizuesve të hidrokarbureve, një shoqatë që tha se funksionon si kartel dhe kërcënimet për ndërprerjen e furnizimit cenojnë sigurinë kombëtare.

“Ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel, tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimin, importin e me radhë, janë tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare që duhet të marrin përgjigje duke shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime, arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”,  përfundoi Braçe.

4 Komente

  1. H
    Hajdari votues I PS

    Kandido per bashkinë Tiranë 6 vota i ke nga une

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Ju shplaft mortja per shtet .shtet me te poshter nuk ka hajduta kriminela madkarenj

      Përgjigjjuni
      1. N
        Naftetari Kucove

        Qenke trembur shume nga tonet kercenuese te nje shoqate qe funksionon ne treg si KARTEL droge do te thoje ? Po c’è bete gjithe ate nafte qe ka Shqiperia , Apo Rafinerine qe perpunohej nafta , si ja doli mbane ai sistem ? Aty ne kuvend e ke ortakun tend sali kriminelin megjithe bashibuzuket , ne je trim pse si kerkon llogari qe e shkateroj pa ju dridh qerpiku me gjithe ju pinxhot e asaj kohe ? Vetem nga keto bema je deputet dhe jo se je trim apo me intelekt apo i ndershem si te cilesojne disa komentusa , o brace mavrija ...!!! Te paska hyre frika ne palce , ta reflektojne fytyra dhe syte ..!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          O Braçe ziu ,ose më mirë :o Braçe viktima ,bëj detyat atje ku je deputet (në zonën nr -5 ),sepse Ne votusit e kësaj zone e shohim çdo dit ,orë dhe minutë se sa punon ti .Për Ne je ngelës ,je një llafazan që nuk lë vënd pa futur hundët ;me përjashtim të punës dhe detyrymet që ke si deputet .Ulu na i dëgjo hallet tona ;sepsr kështu nuk do të kesh kohë për tu marë me ngërçet pisllëqet dhe fëlliqësitë e tua .I ke provuar të gjitha llojet e karikeve ,deri në majën e piramidës .Rezultati vetëm zero .Kudo të punët e tua ,ke qënë vetëm garniturë dhe vetëm iso ke mbajtur .Na thia një punë konkrete që ke bërë ?????????????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje