“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

30 Mars 2026, 15:00Politika TEMA
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës

Kryeministri Edi Rama thotë se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të fortë falë përmbushjes së detyrave të lëna nga Brukseli, por edhe falë synimit të BE-së për ta çuar para zgjerimin.

“Po. Është e vërtetë. Prej shumë kohësh ne kemi këtë ambicie që është një ëndërr e vjetër shqiptare, por duhet të them që në këtë periudhë ka pasur një përshpejtim të fortë. Falë faktit që jo vetëm ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, por edhe ata në Bruksel kanë qenë të bashkuar në synimin për të pranuar dhe për të shkuar përpara.

“Italia nuk është një nga mbështetësit kryesorë, por Italia është mbështetësi kryesor i Shqipërisë. Korridori 8 është një projekt strategjik shumë i rëndësishëm që, në të vërtetë, falë kësaj qeverie që është në Itali, përfundimisht ka hyrë në një fazë të re.

Bashkëpunimin mes dy qeverive për ndërtimin e Korridorit 8 e thekson edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë.

Po. Është një korridor paneuropian i ndërlidhjes, i linjave të transportit, hekurudhave, rrugëve tokësore, digjitalizimit, porteve, aeroporteve, etj. Do të lidhë dy dete, Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Është një projekt lindje-perëndim. Ministri Tajani erdhi kohët e fundit në Shqipëri për eventin e Korridorit 8 për t’i mëshuar rëndësisë që ka kjo linjë e re si në terma strategjikë, të sigurisë, stabilitetit dhe lëvizshmërisë ushtarake, por edhe në anën e përfitimeve të ndërmarrjeve tona.

Rama u pyet edhe për projektin 1 miliard euro të linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë, duke e konsideruar këtë një projekt të rëndësishëm përtej Italisë.

“Është e vërtetë që kemi firmosur një marrëveshje trilaterale mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve Arabe për këtë projekt, që është sërish një projekt strategjik i Europës që nis nga Shqipëria dhe Italia.”

Ndërtimi i linjës nënujore të interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Italisë synohet të ndërtohet brenda 3 vitesh.

5 Komente

  1. k
    k

    Kthei pronarëve pronat , pastaj bisedojmē.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jo?

      Po Turqit shqip folës thonë që ështe "Turqia"! Apo Turqia ështe me vjedhur leket bashkë me politikanet, hajdut shqip folës si zotria e jote o Rame.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Ju jeni tan per Burg o Kriminela o Hajduda

      Hahahahaha o Llokum o Parlament Hajdudash Lepija pillin Melonit dhe te fut ne Evrop o Zvarranik i mytet Pencionistat o Filozof o Klysh o Zagar ti Politikan te je vetem nje cop Muti bashk me Sali Kriminelin dhe Like Kriminelin

      Përgjigjjuni
      1. L
        La Verita?

        Rama:parole...parole...parole,,,,,,shkurt:Pordhi Kali ne dere te Hanit thu xhamat e Dyqanit.... 1-Shqiperia eshte nje Vende ku Hidhen Bomba Molotove....dhe "Drejtesia" i Nxerre nga Paraburgimi Kriminelet e Paguar, gjasme se jane nen Moshe??Mos valle dikush qe eshte 17-vjece dhe 10-te Muaj nuk eshte i vetedijshem per ate qe bene???? 2-Pse ne Gjermani DENOHEN me Burge, ata qe bejne Krime ne Kurrize te Rendit Publike dhe Shteteit??Mos valle do te Pyeten Gjyqetaret apo Prokuroret????????????Qeni qe te kafshon Mbylle brenda... 3-..Rama:Ne shqiperi NUK KA DREJTESI..Nuk ka Stabilitet..per fate te Keq....si dhe ju keni Pjesen tuaj..sepse po Qeverisni 12-vite.... Balluku..nuk eshte Lubi-Berishjane eshte BALEN E PS-s..qe me te vertet nuk u Ngope....jo me te Palluar ..jo se jo..por me Miljona...Harroj se Lante Bythen e Pleqeve dhe Plakave ne Greqi per 600-te € ne Muaj...

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Ti ke bere detyrat?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje