PD-PS me draft të përbashkët për financimin e partive politike, kufizohen dhuratat nga individët dhe bizneset

30 Mars 2026, 12:36Politika TEMA
PD-PS me draft të përbashkët për financimin e partive

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë bërë bashkë me një draft për financimin e partive politike, që do të prezantohet nesër në komision për shqyrtim.


Top Channel ka siguruar një draft të përbashkët të ekspertëve të dy partive të mëdha, sa i përket financimit të partive politike.

Ligji parashikon kufizime të qarta për kontributet financiare që partitë mund të marrin: nga shtetasit shqiptarë maksimumi 200,000 lekë në vit; nga persona fizikë të regjistruar tatimor, maksimumi 500,000 lekë në vit dhe nga çdo person juridik, maksimumi 1,000,000 lekë në vit.

Sipas këtij drafti çdo dhurim mbi 50,000 lekë duhet të bëhet vetëm përmes sistemit bankar.

Drafti do të shpallet publikisht për konsultim dhe më pas do të ndjekë procedurat për miratimin në Kuvend.

FINAL PROJEKLIGJ _Per financimin e partive politike_

 

2 Komente

  1. H
    Holy justice

    PAZAROKRACIA vazhdon deri ne 2033, por...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ps pd zhulsa

      Catheter kur esht per hallet e ktyre zhulsave politikan gjithmon bashk ,per popullin kundra gjithmon

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje