“Të dashur mjeranë...!” PD “e fshiu” nga partia pas akuzave për bashkëpunim Tom Doshin, Doris Madhi publikon postimet në mbështetje të demokratëve

30 Mars 2026, 10:53Politika TEMA

“Të dashur mjeranë...!” PD “e fshiu” nga


Ky muaj për Partinë Demokratike ka qenë me trazira dhe përjashtime të vazhdueshme. E pasi ditën e djeshme PD akuzoi Doris Madhin se ka mbështetur Partinë Socialdemokrate gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ka ardhur një reagim prej kësaj të fundit.

Madhi ka mohuar të ketë bërë atë që PD-ja tha, por ka shtuar më tej se për shkak të këmbënguljes së saj si opozitare në Prrenjas janë nxjerrë të pavlefshme “dy kuti në të cilat PS kishte dalë me rezultat 101%, pra me 20 vota më tepër se në procesverbal”.

Kujtojmë se ditën e djeshme dega e PD-së Elbasan, deklaroi se Doris Mashi u hoq ngha listat e anëtarësisë sepse sipas tyre ajo:  “është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik Partia Socialdemokrate” përgjatë fushatës së 2025-ës, si edhe “gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas, znj. Madhi ka qenë e angazhuar si vëzhguese e PSD”

Ndërkohë Madhi shkruan në postimin e saj në “Facebook”, krahas të cilit ka oublikuar edhe foto nga postimet e saj të mëparshme në mbështetje të Partisë Demokratike: “Postimet e mia kane qene publike dhe kane mbeshtetur persona te PD dhe miq te mite pa patur hezitim e frike! Kurrsesi nuk do mbeshtesja njerez si ju te lidhur drejperdrejt me krimin qofte për perkatesi familjare, qofte per pazare e perfitime”

Duke shtuar më tej se: “Atyre qe me rikthyen ne beteje, i siguroj qe kete mandat e kane te parin dhe te fundit...i presin surpriza!”

Ndërkohë është bërë një reagim edhe nga PSD, e Tom Doshit, ku theksohet se Doris Madhi nuk ka qenë kurrë vëzhguese e kësaj force politike gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas.

“Partia Socialdemokrate hedh poshtë deklaratën e PD dega Elbasan se zj.Doris Madhi ka qenë vëzhguese e kësaj force politike gjatë procesit të numërimit të votave. Kjo është një gënjeshtër e pabazuar në asnjë fakt nga ana e PD.

PSD ka pasur përfaqësuesit e saj, njerëz të besuar si Antar KZAZ, numërues dhe vëzhgues. Listat e emrat e tyre janë në KQZ dhe lehtësisht të vërtetueshme.

PSD Elbasan distancohet nga të gjitha mosmarrëveshjet që kanë mes tyre antarët e PD”, thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.

Faleminderit qe me kthyet ne beteje pasi pata vendosur te terhiqesha....fiks si doktori, apo jo?!

Postimet e mia kane qene publike dhe kane mbeshtetur persona te PD dhe miq te mite pa patur hezitim e frike! Kurrsesi nuk do mbeshtesja njerez si ju te lidhur drejperdrejt me krimin qofte prr perkatesi familjare, qofte per pazare e perfitime!

Kryetari aktual i PD Prrenjas me ka falenderuar personalisht per ndihmen qe i dhashe ne proçes numerimi duke nxjerre te pavlefshme dy kuti ne te cilat PS kishte dale me rezultat 101%, pra me 20 vota me teper se ne proçesverbal.

Jam kurioze deputetja e PD qe paska patur kohe te me fotografoje mua, pse u largua kur une pezullova mbi 2 ore proçesin e votimit dhe s'pati kellqe te perballej me njerezit e PS?!

Na sqaroni pak kush i induktoi votat PD-Sara Mile dhe pastaj pranoi te mbyllej per 3 ore Pallati i Sportit bashke me numeruesit brenda?!

Atyre qe me rikthyen ne beteje, i siguroj qe kete mandat e kane te parin dhe te fundit...i presin surpriza!

“Të dashur mjeranë...!” PD “e fshiu” nga

7 Komente

  1. M
    Ms.

    Sali Berisha , KY komunist bio ne ligesine e tij, PD-ne partine e shpreses per nje Shqiperi te lire dhe te bukur , te enderruar prej brezash , e ka katandisur ne gjene me te neveritshme , me te shemtuaren e mundshme ...! A thua KY truall , ne shqiptaret , edhe kur drita llamburit , qenkemi lindur te mallkuar te ndjekim rrugen e territ dhe shkretetires ?!

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Hengshi kokat. Nuk esht problèmi i popullit se ju shqyheni mes vedi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kushtet per antaresim ne PD

        Dikur para se te beheshe antar i partise punes duhet te beje stazh partie ne ndonje front pune kryesisht si punetor. Sot qe te behesh apo mbetesh antar i PD duhet te trajnohesh dhe tregosh ne praktike se si e perdor molotovin, njesi si ata te Hezbollahut! Per ata te PD qe punojne per te njollosur Shqiperine jashte vendit, Por kerkohet sprova e perdorimit te molotovit nga goja, njesoj sic ben Jorida Tabaku qe eshte krahu politik i Hezbollahut. Me e mira eshte edhe te afrohesh shume me CDU-ne e Doris Pack.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sala refor Mi st i modh

          Saliut po i rreshet kohe neper kembe dhe po vrapon te beje ca detyra, qe ia kane ngarkuar shefat e sherbimeve sekrete, qe e kane rekrutuar qe ne kohen, kur ishte student ne mjekesi dhe keto detyra kane lidhje me kontributin e tij ne shkaterrimin sa me shume te imazhit te Shqiperise brenda dhe jashte vendit. Ky kafsha ishte per ta hequr qafe prej kohesh, qysh ne vitin 1992 dhe tani lereni te vdese vet, duke vuajtur dhe duke u vetdemaskuar çdo dite. Tani i kujtohen reformat, qe bente Enver Hoxha ne kuadrin e revolucionit ne disa dimensione dhe ky kerkon te revolucionarizoje partine bande, duke hequr nga radhet e saj ata, qe jane kundershtaret e tij, por koha nuk e le, se e theret per te udhetuar atje, ku gjithe kiohen eshte i mbyllur ne 2 m3 dhe... Jepi sali, se s'ke kohe!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbër Hajdari ( tifozi Mateo tarallakut)

            PD po zbaton operacionin fshesa duke larguar të gjithë demokratët që duan frymë të re e shpresëdhënëse në parti. Dhe argumentat e largimit të tyre janë gënjeshtrat e shpifjet ndaj tyre vesi i përhershëm i kryetarit nongrada.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fieraku

              I "Dasshur" Milet Shqipetare qe merreni me Politike ne Shqipeni: 1-Politikane te Grupit te PD-s..DUHET TE MOS Flasin me Politikane te PS-s,,,Duhet ti URREJNE, dhe shikojne si "Armiqe",,ky eshte Urdheri i Dites nga Shoku Sali Berisha....dhe anasjelltas..kush merret me Politike...kane vetem "Miqe dhe Armiqe",,,,Ndryshe nuk behet....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje