Reforma Territoriale/ PD jo propozimit të PS: Duhen më shumë bashki

29 Mars 2026, 19:24Politika TEMA

Reforma Territoriale/ PD jo propozimit të PS: Duhen më shumë

Partia Demokratike i kundërshton skenarët socialistë për reformën territoriale, të cilat sipas partisë më të madhe opozitare kërkojnë të ruajnë status quo-në politike të votave të vitit 2015, me disa korrigjime ‘kozmetike’.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit parlamentar për Reformën, Luciano Boçi shkruan në një reagim të gjatë në rrjetet sociale se “61 bashkitë e sotme përfaqësojnë një model që ka konsumuar veten”.

Sipas tij zgjidhja është duke e rritur numrin e bashkive.

Një reformë e vërtetë territoriale, sipas Partisë Demokratike, "duhet të hapë rrugën për bashki të reja në zona të izoluara, ndarje të bashkive gjigante që nuk administrohen dot, krijim të njësive me identitet të qartë ekonomik e social dhe forcim të demokracisë lokale".

"Një reformë territoriale serioze nuk fillon me laps votash. Fillon me të vërtetën. Me pranimin se modeli i deritanishëm nuk solli barazinë e premtuar, nuk solli decentralizimin real, nuk solli forcimin e bashkive, nuk solli afrim të shërbimit me qytetarin. Fillon me pyetjen se si ndahen kompetencat, si financohen funksionet, si garantohet autonomia, si ruhet përfaqësimi i komuniteteve dhe si shmanget kapja partiake e pushtetit vendor", ka shkruar mes të tjerash Boçi në reagimin e tij.

4 Komente

  1. g
    grigor

    Malokëria e Sali non gratës nga një anë thonë që Rama ka shtuar administratën nga ana tjetër kërkojnë ta risin akoma...shpellarë...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Është më vete Don Luciano....Bashkitë duhet të pakësohen , jo të shtohen.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bimi

        Po mire mo Luci buci...keni nje plan, projekt ju te PD... na e tregoni ..na e publikoni ta lexojme. nga ju vetem degjojme "sjemi dakort me mazhirancen"... na thoni planin tuaj pra

        Përgjigjjuni
        1. D
          D.Didani

          Doni eksperiencen Amerikane?? 1 Bashkine ketu ne Amerike e pershjkon me biciklete per 1/2 ore 2. Personeli eshte strikte! KRYETARI,JURIST, nga nje pergjegjes per cdo sherbim( Uji,elektriku,financieri,pagesat e faturave ) dhe kaq. Pra Bashkia duhet te jete sa me afer me komunitetin dhe ne sherbim te komunitetit! Per terrenin shqiptar malor dhe shume i shperndare,nuk mund te paksohen bashkite.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje