
Drejtuesja e grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, akademikja Doris Madhi, ka denoncuar publikisht përjashtimin e saj nga lista e anëtarësisë së Partisë Demokratike në këtë degë, duke ngritur akuza të forta për manipulim të procesit zgjedhor.
Në një deklaratë, Madhi bëri me dije se emri i saj nuk figuron në listat e anëtarësisë, ndonëse është pjesë e PD-së prej afro tetë vitesh dhe një nga zërat më aktivë në strukturat lokale.
Ajo theksoi se vendimi për pezullimin e anëtarësisë i është komunikuar jashtë çdo afati ligjor dhe pa respektuar procedurat statutore, duke e cilësuar procesin si tërësisht të parregullt.
Madhi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Blendi Himçi, të cilin e konsideron përgjegjës për situatën në degën e Elbasanit. Sipas saj, ai po ndërhyn në mënyrë të padrejtë në procesin zgjedhor për interesa personale dhe politike.
“Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik,” u shpreh Madhi, duke shtuar se janë përjashtuar edhe figura të tjera nga strukturat e partisë.
Ajo argumentoi gjithashtu se procedura për përjashtimin e një anëtari duhet të respektojë afate të qarta, sipas statutit të PD-së, gjë që sipas saj nuk ka ndodhur në këtë rast.
Në deklaratën e saj, Madhi ngriti edhe dyshime për vendimmarrje të motivuar politikisht dhe për ndikime të brendshme që, sipas saj, dëmtojnë integritetin e Partisë Demokratike në Elbasan.
Pavarësisht situatës, ajo u shpreh e vendosur të vijojë angazhimin e saj politik dhe të përfaqësojë qytetarët në Këshillin Bashkiak, duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj.
Deri në këtë moment, nuk ka një reagim zyrtar nga deputeti Blendi Himçi apo strukturat qendrore të Partisë Demokratike lidhur me këto akuza.
Situata në degën e PD-së në Elbasan duket se po shoqërohet me tensione të brendshme, ndërsa procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri mbetet i kontestuar.
Po pse prisje te te luteshin? Po nuk ishe me plakun Mere je armik dihen mesimet e Partise e Shokut Enver
Ore, unë nuk e kuptoj pse quhet Parti Demokratike. Ne fakt ne kemi dy parti - PSR dhe PS. PSR është Partia Social- Ramiste, ndersa PS është Partia Saliste. Partia qe kryeson Saliu vetëm Demokratike nuk është. Ndersa Partia e Ramës nuk është më Socialuste. Është Social-Ramiste. Te dy jane kthyer ne pronarë partie. Rama e ka mbushur partine me kalamaj dhe servile, ndersa Saliu e ka mbushur partinë me idiotë dhe zvarranikë. Tani, hajde te shkojme ne votime. Voto ti po deshe.
Kush eshte ky burri?
Akademikja ???!!!, kur ju leverdis
Femra pa dinjitet , zorra te Saliut, nuk kane fare turp!
Po nuk je shpellare ne ate organizat kriminale nuk te lejohet shkurt
Ore une nuk e kuptoj pse e perjetojne kaq keq prejashtimin nga PD, deri duke vajtuar! Cfare dreqin perfitojne duke qendruar aty, qe une nuk e preceptoje?!
Ky eshte lajm,Akademikja ka verejtur shkelje te demokarcis te partia e Saliut,
Pse po të vjen keq që të përjashtuan. Nuk thua shyqyr që shpëtove nga kjo kope hienash që po i pijnë gjakun këtij populli.
"AKADEMIKJA"ankohet se po e perjashtojn nga mender haleja e Saliut,pd,nuk thot shurruthulla shyqyr qe shpetova nga haleja e tij,po ankohet.
Edhe Akademike dhe ne halen e Saliut sikur nuk shkon,nje nga te dyja,jo te dyja bashk. Zgjidh e mer moj akademikja e leshit.
Parti Demokratike pa demokraci?! Rrumpallë komuniste dhe hajdutësh. Ndoc Ramën keni për të marrë prapë, o dhjerokratë!
O Sali, mos perjashto po afro, se gjatoshi i ndezi motoret per zgjedhjet e ardheshme vendore te cilat do ti fitoje, sepse perballe tij je ti.
Eshte produkt foltoresh kjo bukurane ! Mire ia Ben sh. Sali , se Po demonstron shfaqje te huaja ! Vertete I besoni keta makuter te dizenjuar ne inkubatorin berishist ?!
Shko ke Rilindja se Edvini ka hapurbdyert per te pa kenaqurit e PD, vecse do presesh ca se rradha eshte e gjate
Shoku Sali:PARTIA JOTE PO TE DENON SE KE BERE FAJE. Interesante si perseritet historia, po kesaj here ne komedi
Pse klithni kur ju bie taksirati? Duhej që kur ndodhi fenomeni në fillim të mbahej qëndrim i përbashkët. Jo me mentalitetin larg b….time dhe një ditë do vijë te b… jote
Tani demokratët e Elbasanit po njohin fytyrën e vërtetë të Blendi Himcit. Një servil i pështirë i Berishës, që shet dhe babën e vet për karierë, njeri pa personalitet shkurt deputeti më shurraq që ka nxjerrë PD e Elbasanit.
Lerini qarjet. Te gjithe ju te perjashtuarit dhe te pakenaqurit me Saliun bashkohuni dhe dilni hapur ndaj ketij njeriu qe ka privatizuar PD.