Raportet - Parti fantazmë, zero aktivitet në vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

28 Mars 2026, 20:30Politika TEMA
Raportet - Parti fantazmë, zero aktivitet në vit zgjedhor!

Në Shqipëri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ishin të regjistruara zyrtarisht në KQZ 38 parti Politike, 26 prej të cilave iu bashkëngjiten koalicionit opozitar të kryesuar nga Sali Berisha.

Por edhe pse viti i kaluar ishte një vit zgjedhor shumica dërrmuese e tyre ose kanë deklaruar 0 bilance ose shifra minimale.

Kështu duket raporti i një partie politike që në një vit zgjedhor ka zero aktivitet! 

Bëhet fjalë për Partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian me kryetar Vasil Sterjovski, i cili i shkruan KQZ-së që madje nuk ka as NIPT e aq më pak llogari bankare.

Por jo të gjithë e kanë marrë me qetësi këtë detyrim ligjor.

Kryetari i Partisë Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, Valentino Mustaka, i është drejtuar KQZ-së me një shkresë që më shumë ngjan me një shpërthim nervash sesa raport financiar.

“Ju informojmë përsëri se ne jemi me statusin pasiv, por po ju dërgojmë këtë bilanc sepse sado që ne themi se jemi me statusin pasiv, ju përsëri dërgoni “auditues” duke mos njohur ligjet!”, thuhet në shkresë.
Partia Komuniste, në vend të raportit për 2025, ka dorëzuar atë të vitit 2024. 573 mijë lekë të ardhura nga anëtarët, dhe po aq të shpenzuara. As fitim, as humbje, por siç shkruan drejtuesi i partisë zero, zero.

Me bilanc 0 rezulton edhe Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, selia qendrore e së cilës ndodhet jo në Tiranë, por në Shkodër!

Ndërsa Bashkimi Liberal Demokrat, me kryetar Arjan Starova, deklaron një adresë pranë qendrës së Tiranës, por vetëm 3.5 milionë lekë të vjetra të ardhura dhe shpenzime. Një aktivitet që mezi mban dritat ndezur, në një vit zgjedhor.

Në anën tjetër, legalistët duket se nuk kanë njohur festë. Më 31 dhjetor, pak orë para ndërrimit të viteve, ata kanë qenë në zyrë duke hartuar proces-verbale dhe inventarizime. Dhe bashkë me raportin financiar kanë dërguar në KQZ numrin e saktë të të gjitha pajisjeve që kanë në zyrë!

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar në KQZ se partia e tij “Ligj dhe Drejtësi” ka kaluar në statusin pasiv.

Edhe “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës rezulton me zero aktivitet financiar gjatë vitit 2025. Por jo plotësisht zero, kryetari ka paguar 82,445 lekë taksa, ndoshta si kujtesë që edhe një parti “fantazmë” ka ende detyrime në shtet.

Partia e Gjelbër nga ana tjetër me kryetar Eldir Petnaj ka deklaruar të ardhura 1551 lekë, dhe po aq edhe shpenzime. Edhe pse emrin e mban partia e Reformave Demokratike Shqiptare, ky subjekt në tre vitet e fundit ka pasur 0 aktivitet financiar, ashtu sikurse edhe Partia Shkodra 2015.

Edhe pse mijëra shqiptarë ndodhen jashtë vendit si emigrantë, dhe në 2025 ata votuan për herë të parë në zgjedhje, subjekti i quajtur “Partia Emigracionit” kishte zero aktivitet, së bashku me dhjetëra parti të tjera që figurojnë zyrtarisht të regjistruara.

4 Komente

  1. K
    Kerrici i Fahri pordhes

    Po partia e Jozefina zheles dhe e Murrizit te Sulzotajt te Lushnjes cfar aktiviteti kane?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Faro kerici

      Numurojne yjet naten …..

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Zgjidhja eshte ethjeshte ….. ju si shtet mos i investoni …leri i te pellasin kot e me kot si gomeret

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Dua te bej nje parti se mbase i mbushet mendja ndonje te huaji e me mbeshtet Ky eshte mentaliteti yne. Gomere qe pellasin ne mes zhurmes se gomereve me artoparlant me shprese se mbase ndonje i huaj do ti degjoj. Asnje njeri me mend nuk ben parti pa pare cfare fuqie ka e sa aktivitet ka.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje