Rama kërkon plane nga bashkitë për legalizimet, detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS

28 Mars 2026, 15:30Politika TEMA
Rama kërkon plane nga bashkitë për legalizimet, detaje nga

Që prej orës 11:00 të kësaj të shtune, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillojnë një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist.

Prej më shumë se dy orësh po vijojnë diskutimet në grupin parlamentar lidhur me punën e Kadastrës.

Pas raportimit të drejtoreshës së këtij institucioni, mesohet se deputetët, sipas qarqeve, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime për çështje që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore dhe përmbylljen e hartave digjitale.

Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve.

2 Komente

  1. N
    Nje Qytetar nga Berati

    O po veri me shpatulla pas murit Kryetaret e kadastrave si dhe punonjesit te te gjithe rretheve ? Nje po ta jap Une : Beratin ka dy vjet qe na sorollasin , na kerkojne po te njejtat dekumenta edhe pse me noter eshte bere aplikimi ka nje AMTP origjinale qe nga 1996-ta . Taksat jane paguar regullisht , Bashkija e njeh pronen si dhe zyra e taksave qe paguajme cdo vit , kadastra vonon certifikaten per burokraci jo per tjeter gje ? Behet fjale per ullishte ? Jepini urdher te na japin certifikaten se na grine nga leket e ti futemi punes tju bejme sherbim tokes dhe ullinjeve se po i shkaterojne, duket si toke pa zot ? Me cfar te ushqehemi tjeter ????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roja

      Mos lejoni z K/m te dilni ne televizor cdo emision ,ka raste dhe 2 here ne emisionet e lajmeve.Cdo ministri ka zedhenesit e saj, jo per cdo lajm ju. Ju ka rene vlera. Me vjen keq!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje